Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Frang Bardhi i bardhi i kombit
E hene, 05.04.2021, 10:45 AM
Frang Bardhi i bardhi i kombit
Nga Fahri Xharra
Kur
më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se
Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e
Marnaviçëve: kjo rrethanë i jep veprës së Frang Bardhit një frymë të
mprehtë polemike dhe një stil energjik.
Këtë
falsifikim Bardhi e quante të "kobshëm„ dhe ai iu vu punës për këtë vepër,
se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhtonte veten dhe atdheun .
Pra
, është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes
dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e
çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke
pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu siç nuk do t'i lejonte
vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për
atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e
së vërtetës "Unë e mora përsipër këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për
ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu të vërtetën lakuriqe, të
panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura
edhe të rrema".
“Kurthi
i prejardhjeve mbetet nga më të larmishmit në Ballkan. Prejardhja si mburrje.
Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e
mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrë befas si thikë nga mënga, e
kështu me radhë.”, shkruan I. Kadare
Kishte
burra edhe aso kohe ! E kishte Frang Bardhin (1606 - 1643) i cili e kishte dashurinë
për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për
gjuhën dhe traditat e larta. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe
aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese
të veprës dhe të vetë autorit. Ishte pra Frang Bardhi i cili për të
mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut niset nga argumente të sigurta dhe të
shumta historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e
shkencës historike të kohës dhe vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet
historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë që sjell si argumente në mbrojte
të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i traditës
gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me
mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i
tij rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit.
“Skënderbeu
nuk është i hipur mbi pelë qorre, që ta kapë kushdo për freri e ta lidhë në
oborrin e vet, por ata shqiptarë që quhen specialistë të historisë së Gjergj
Kastriotit e të periudhës së tij, nuk do të duhej ta bënin gjumin rehat nëse i
kanë fqinjë hajdutët si autorin e librit të përmendur. (Vogëlsia
ballkanike përballë Skënderbeut, Dr, Skender Blakaj )
Fillimi
i shekullit XVII e solli Frang Bardhin, i cili duke
vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë
në fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një
figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.
Lindi
në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i përkiste
një familjeje pjesëtaret e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit. Kemi pak
shënime për jetën e tij por ai lindi aty "Tek shkel turku, nuk
mbin bar„.
Frang
Bardhi e donte gjuhën shqipe dhe shkruante që t'i ndihmonte
"…gjuhës sonë që po bastardohet sa me parë të ve …„ Bardhin e brente
kështu shqetësimi si ta ruante gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos
humbiste me të kaluar të kohës në kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër
t'u shërbente edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin gjuhën latine. Po
sot ?
(“Tue
pasunë ditë e përditë, të dashunitë e mij, mbassi hina ndë Kolexhë, kujtuem(1)
me qish(2) copë librë keshë me ndihmuem mbënjaanë gjuhënë tanë, qi po bdaretë e
po bastardhohetë saa maa parë të ve(3);
e maa fort me ndimuem gjithë atyne qi janë nd'urdhënitë Tinëzot e të shintesë
kishë katolike “( nga Eshref Januzaj , 1996)
“Rrjedhimisht,
vijon Kadare, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë
morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim
kundër tjetrit.”
Fjalori
i Bardhit është vepra e parë në leksikografinë shqiptare dhe deri diku vepra më
e rëndësishme ndër njëzet e dy fjalorët shqip që do të botoheshin më pas deri
më 1850. Me sa duket, ka pasur qarkullim të mirë. Më 1759 në depon e Propaganda
Fides në Romë(gjendeshin rreth 360 kopje të këtij libri.
Ndihmesa
e Frang Bardhit për vetë letërsinë shqiptare, parathënia e tij gjashtë faqesh
për fjalorin e parë shqiptar, është modeste. Por duke u nisur nga mungesa e
vazhdueshme e shkrimit shqip në gjysmën e parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë,
vepra e tij nuk është pa rëndësi të madhe. Si humanist me përkushtim të fortë
për përparimin e popullit të vet dhe si dijetar me horizont të gjerë kulturor,
ai zë një vend kyç në zhvillimin e kulturës së hershme shqiptare.
Por
, ajo që të bënë ta mbash në mend Frang Bardhin ashtu si edhe Budin,
sepse “ që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në
konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin,
të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së
Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit
vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "Në qoftë
se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai
vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në Romë, për t'i treguar të
gjitha dhe për të kërkuar ndihmë.
Bardhi
e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishtar, por edhe
të përgatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të
misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të
arsimuar shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj
shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai
vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të
cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.”
"Dhjetë
ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe
hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i
shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre,
sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhet të lerë
peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …"
ai i shkruante Papës.
E
nevojshme për tu lexuar:
-Filozofia
e argumentimit në veprën “Apologjia e Skënderbeut” e autorit Frang Bardhi. Nga
Jeta Deda
-Frang
Bardhi (1606 - 1643) nga Eshref Januzaj , 1996
-
“Apologjia e Skënderbeut” – Frang Bardhi, citim nga shënimet e përkthyesit të
veprës, Stefan I. Prifti
-
“Kontributi për biografinë e Frang Bardhit “ nga Dr. Engjell Sedaj
Për
shumë mot Pashkët !
Fahri Xharra
04.04 2021, Gjakovë
Meqenë
se vazhdimisht më bllokojnë jo serbë as grekët por shqiptarët, shkrimet e mia i
gjeni në këtë vegëz :
https://www.facebook.com/groups/197317685180738
Ju
falemnderit!