Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqiptarët e Krajines
E enjte, 11.02.2021, 08:21 PM
Shqiptarët e Krajines (Hercegovinë )
Cilët
ishin ata ?
Shkruan
Fahri Xharra
“Nuk
është për t’u përjashtuar që në Bosnje e Hercegovinë të ketë pasur, madje që
prej lashtësisë, një bërthamë iliro-shqiptare, e cila ka mbijetuar e rrethuar
prej sllavëve, qoftë edhe nëpërmjet shtegtimit baritor, ose trans-humancës.”
Mendimi
i Baptistit është: Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën
Krajina, dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu
s`kanë punë fare sipas kësaj teorie.
Mendimi
i Çabejit ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe
ai kalon në teori të ngjashme me këtë të Baptistit. Cilin mendim e gjykon të
drejtë?? Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësisht çfarë kuptimi
mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhe pse
njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos
njëra do jetë rastësi. ( forumi shqiptar.com)
Krajl,
Kraj, Kri- janë derivate te fjalës shqip Krye. Ne ketë drejtim, shpjegimi qe
jep Çabej per “krest” si flokë lidhet përsëri me kokën/krye/(te)krese/kreja.
Krajina po ashtu rrjedhë nga kjo fjalë shqip (kjo nuk merita ime, por e
Baptistit i cili ka shkruar me pare ne FSH mbi këtë, unë vetëm po e perifrazoj
ne mënyrën time) ku (K) ne vetvete shpreh një shpreh thyerje, ndarje ne
kënd, te një pjese te se terës origjinuese/rrotulluese “R” e cila mund te
interpretohet si koke/krye ndërsa K(reshte) si atribut i saj. Pra K është
atribut i R. Qe nga rrjedh edhe shpjegimi qe ka dhëne ne këtë temë për Krajinen
si pjese/thyerje e diçkaje.
Po
në vitet ‘70, shumica nga ne mësuam që… Prof.Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte
mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes
gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që
studimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve
të Zarës e kishte bërë Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të
folmen shqipe të fshatrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) (shqiptarët e ardhur
nga Zara në Krajinë, Burimet kroate).
Thuhet
dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu: “Arbanasit e Zarës u
zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës, në fshatin
(e quajtur më vonë) Arbanasi, duke iu falenderuar kryepeshkopit të atëhershëm
të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljes së këtyre viseve të
shkreta të rrethit të Zarës (burime kroate). Vetvetiu të lindin pyetjet dhe
sinqerisht iu them që nuk e di përgjigjen. Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët
e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin
lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit?
Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u
në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët)
e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?( Fxh; Arbanasi në
Zarë – fshati shqiptar në Kroaci! )
Edhe
një herë : Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën
nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?)
e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më
vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga
tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u
hulumtuar, pse jo?
Një
pjesë e këtyre arbërve u sllavizuan, me kohë, edhe nëpërmjet martesave të
përziera (si ato të Ciklit), sa kohë që fëmijët e sllaveve jo vetëm do të
mësonin sllavishten si gjuhë të nënës, por edhe do ta përdornin atë gjithnjë e
më tepër, në marrëdhënie me popullsinë sllave rrethuese; një pjesë tjetër
shtegtuan drejt Jugut dhe përfunduan në malësitë e Kosovës dhe të Dukagjinit,
duke sjellë me vete, mes të tjerash, edhe Eposin. “ (Çikat e
Kreshnikëve ;peisazhe.com )
Edukimi zyrtar, përfshi edhe nivelin universitar, ngul kembe se eposi “Muja e Halili” i kreshnikëve është tërësisht shqiptar, me datëlindje diku nga shekulli VI pas Krishtit dhe se sllavet e gjeten dhe e bene pjese te kultures se tyre. Aty emri i Mujit, eshte Muji= mujsi=mundesi reference e forcës fizike, stilistika homerike ( iliret ose pellazget), struktura sociale pothuaj matriarkat, qe i referohet bashkësisë primitive dhe indirekt te çon përsëri tek iliret apo pellazget. Ndikimi sllav as qe zihet ne gojë. Madje nje argumentim i Kadare ( ndoshta tek ” Autobiografia e popullit ne vargje” pa pretenduar saktesi), qe shpjegonte se balada e vëllait te vdekur ( Doruntina) gjendet ne te gjitha popullsitë sllave dhe pothuaj ne te gjithë Europen, sepse sllavet qe patën kontakt me iliret e përhapen ne te gjitha vendet e Evropës.
Diçka
bindëse më dha kjo foto e gjetur në: Un Albanais pose en habits officiels CDV
vintage album en carte de visite, Tirage albuminé c. 1870 (Photo Vintage
France)
Pra
një foto origjinale e shqiptarit të Krajines , nga arkiva franceze “Shqiptar në
Herzegovinë, viti 1870, që paraqet veshjen e tij zyrtare, kostumin kombëtar shqiptar.
(Photo Vintage France)