Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ëndrrat e njërit nga ne - Historia fillon me mua!
E merkure, 30.12.2020, 03:07 PM
Ëndrrat e njërit nga ne : Historia fillon me mua !
Shkroi
Fahri Xharra
Sa
shumë donte që të bën një vepër të madhe
që të futet në histori, të krenohej fshati, qyteti, burrat dhe gratë si edhe
fëmijët e vegjël të mësojnë në shkolla; shkurt të mbetet i pa harruar për jetë
e mot . Shikoni, nuk ishte i vetëm sepse me një lule nuk çelë pranvera, kështu
i thoshin prindërit . Të gjithë së bashku krijuan diçka të madhe, të pa harruar
dhe shumë falënderuese.
Është
një meritë e madhe kur të gjithë vrapojnë pas teje, kur për ty shkruhet shumë
dhe je shumë aktual. Këtë e doja, që vazhdimisht të jem në qendër të vëmendjes
dhe ia arrita.
Me
kalimin e kohës filloi të mendoj edhe atë shumë seriozisht që me atë filloi
historia, u bë diçka që askush nuk e kishte menduar. Filloi të mohojë si
engjëllin ashtu edhe dreqin me të birin. E filloi të ndihet aq krenar sa që
vetes së tij i thoshte: « E sheh,
që ky popull i mjerë paska pritur me shekuj që lindi unë, që ky shekull i
vonuar më paska pritur mua ; dhe ja ku jam : Me mua dhe me ne filloi historia
e kombit ! Një histori që nuk ka kush ta lëvizë nga vendi, nuk ka krahasim
me asgjë që kishte ndodhur më herët. Pra, unë jam ai që e ndërrova
historinë !
Kaluan
vitet e kësaj vetëkënaqësie dhe nga ato shkrime që publikoheshin e pa` që ishte
shumë gabim. Mirë që e kuptoi, sa mirë që nuk mbeti i koritur me vetveten dhe me popullin ..
“Ishim
dikur të humbur pas një periudhe shumë mashtruese , ‘atje të koftë ‘
komunizmin, dhe të gjithë ata që udhëhiqnin deshën të krijojnë njeriun e ri dhe
të fillonin një histori që edhe unë e mendoja që me të vërtetë me ata filloi
historia shqiptare. Shkruhej e çka nuk shkruhej për të kaluarën , ashtu që edhe
unë publikisht thosha : fatbardhësisht që jam bashkëkohës i këtyre burrave
që ne e krijuan historinë “ tregonte ai
“Ata
shkuan aq larg se që i njollosën të gjithë ata që e kishin shpallur pavarësinë
e vitit 1912. Dhe, unë besoja edhe ju që më lexoni iu besonim verbërisht. Po,
bile krijuesit e historisë e zhduken edhe dokumentin zyrtar të Shpalljes së
Pavarësisë ; ata mendonin ( dhe duhej të vepronin ashtu ) se para tyre nuk
ishte askush.” tregonte ai
Dikush
askushi po na thotë sot se Historia e
jonë lindi me ardhjen e turkut, sepse “ata na sollën” këndej pari . Çdo epokë
po kërkon të jetë fillimi i historisë sonë .
Na
lindi Skënderbeu, epokë e madhe historike ; por është i vetmi ku askund nuk
shkruhet të ketë thënë që më mua filloi historia e Arbrit. Ai që në fillim e
thoshte : “ Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes jush ! “. Skënderbeu e
dinte që para tij ishte Pirroja dhe Leka i Madh, dhe nuk i mohonte por përkundrazi
krenohej që ishte pasardhës i tyre .
Kishim
ne edhe perandorë të cilët mendonin që me ata lindi historia, ata shkatërruan
të kaluarën dhe ndërtuan të tyren , e ndërtuan epokën e tyre që të mbeteshin
aty që ma ta filloi historia. Edhe ata shkuan dhe u harruan ashtu si erdhën.
“Mos
ta zgjas shumë, mendimi im që me mua filloi “Historia” ra në ujë. Më në fund u
binda që të gjithë që pellazgët, ilirët, albanët , arbrit dhe sot shqiptarët
jemi vazhdues të një historie të gjatë mbi 10 mijë vjet ; kush me të mira
e kush me vepra të këqija jemi vetëm vazhdues të një histori disa mijëra
vjeçare ,të asaj historie ku zuri fill Europa.” e përfundoi bisedën