E enjte, 28.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: “Presidium Pompei “ në Dardani

E diele, 27.12.2020, 12:35 PM


“Presidium Pompei “ në Dardani

Nga Fahri Xharra

E kemi fjalën për qytetin e Aleksincit që sot fatkeqësisht është në Serbi. Jo fort larg nesh , jo fort larg  Prishtinës por është në Serbi . E pse në  Serbi kur edhe aty flitej më shumë shqip se çdo gjuhë tjetër ,përgjigjen e gjejmë në pushtimin  450 vjeçar  otoman  dhe pastaj edhe  Konferencën e Berlinit 1878 dhe vendimet e saja, kur otomanët   i ndihmonin rusëve për ndarjen e tokave tona. Nejse , kjo është e kaluar ; neve na mbetet vetëm të shkruajmë historinë e së kaluarës,  në mënyrë që kanceri  turko- serb mos te na e përgatitë ndonjë metastazë të re  në tokat që na kanë mbetur.

Të shënojmë se vet serbët e shkruajnë : : Pra territori i sotëm i komunës së Aleksincit ka qenë i banuar që nga koha e neolitit . Grupi më i madh e vendbanimeve  i takonte Kulturës së Vinçës ( “Teritorija današnje opštine Aleksinac bila je naseljena od perioda mla?eg kamenog doba – neolita. Najve?i broj naselja pripadao je vin?anskoj grupi. Ona je dobro naseljena i u anti?ko doba naro?ito leva strana Južne Morave.”  )

Serbët e shkruajnë edhe këte  — Shënimet më të vjetra për për vendbanimet serbe në tokat e Komunës së Aleksincit datojnë që nga shekulli i 14-të.– (?????????? ??????? ? ???????? ??????? ???????? ?? ???????? ?????????? ??????? ????????? ????? ?? ????? XIV ???? ? ??: ? ?????????, ??????, ????? ? ???????)

Pra është normale se këtu e më gjer nuk kishte serb . Këtu e kemi një paqartësi sepse aty ishin shqiptarët e fesë ortodokse , dhe dardanët e dikurshëm që romakët i gjetën dhe i pushtuan aty .

Serbët mundohen të ndërrojnë historinë e banorëve të këtuhit duke shkruar që romakët i gjetën keltet dhe skordisket ( Të cilët banonin mbi Lumin Danub fxh ) dhe e harrojnë se hartat që vet i postojnë flasin ndryshe.

Qëllimi i shkrimit është Praesidiumi Pompei, një bazë e madhe ushtarake romake , në vijën lidhëse rrugore me rëndësi të madhe në mes të veriut të Moesisisë së Epërme dhe Azisë së Vogël.

Presidium Pompei ishte vend i urbanizuar i Romes , nga shek i parë e deri në atë të katërtin pas Kr. Në këtë anë të lumit Morava ishin edhe qendrat tjera l Naisi, Praesidium Dasmini dhe Horreum Margi . Këto 4 vendbanime ishin qendra të mëdha të komunikimit. Jeta e gjallë e këtyre anëve zgjati deri me ardhjen e Hunëve në shek, e 4-t.

Në kohën e antikës -shkruajnë burimet serbe Presidium Pompei isht me plotë burime të lëndëve të para , ashtu edhe me drithë dhe metale. ( lexo.Kulturën e Vinçës :)” Këtu janë gjetur edhe mbetjet e Vilave rustike të tipit pagus  ose  vikus

Edhe diçka nga lakmia serbe për një histori të huaj që duan ta përvetësojnë por faktet flasin ndryshe edhe nga vetë shkrimet e tyre ;”Marcelini dhe Priseku në kronika e tyre për vitet 441-442 e përmendin shkatërrimin e Viminicianumit,Naisusit,  Singidunumit dhe vendeve tjera të Ilirisë .( Pra, të Ilirisë fxh )     (??? ? ???????? Praesidium Pompei ???????? ?? ?????? ??????? ? ??????????? ???????? V ????. ???????? ? ????? ? ?????? ????????? ?? 441-442. ?????? ?????? ???????? ????????????, ???????, ??????????? ? ?????? ??????? ? ???????.)

Këtu është gjetur epigrafi i anëtarit të Kohortes romake të Aurel Dardanit me të gjitha përgatitjet e tija ushtarake të kohës.

Pas shkatërrimit të Presidiumit Pompei nga hunët vjen renovimi i viteve  535-555 të Justinianit .

Serbët e patën fatin që  si një grup i të ardhurve të menaxhohen nga Bizanti si krah pune , dhe nga turku t`i marrin tokat tona . Nejse, e kaluar !

Referencat ;

-????? ????????, ?????? ?????? Praesidium Pompei, ??????? ? ???????????? ??????, ??? ? ????????? 5, ???. 205-226, ???, 2005.

-http://www.muzejaleksinac.org/praesidium-pompei-3/

-?aslav Vasiljevi?, caslavvasiljevic.wordpress.com



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora