Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse e harrojmë vetveten
E enjte, 20.08.2020, 08:56 PM
Pse e harrojmë vetveten
Shkruan
Fahri Xharra
Po
u sollëm ne, si ZOTËR të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë,atëherë do jemi
edhe në lartësinë e Aleksandrit, Pirros apo Kostandinit dhe ashtu kjo tokë do
mbetet e jona, pa na e çarë kush kokën më. ( Elvi Sidheri)”
Historia
shkelë, historia të ndërron , historia është e pamëshirëshme. T`i bësh ballë
historisë në ruajtjen e vetvetës është një fat i madh. Historia është “Lufta
ndermjet territ dhe drites që është e përherëshme (Z.P). Ndërrimi i trajtave që
mund te paraqiten si filozofike,
shoqërore, fetare, krahinore.,në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e
njerezimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes,
mes së mirës dhe të keqës” ( nga Zef Pllumbi).
Kombi
është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer
dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi
shqiptar është i tillë.
Por
edhe tek ne thoshte poeti : ”nuk u
trembem atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjereve qe nguten ti zë, e ta
perhapin. Fundi, fundit nuk mund te akuzosh gjithmone vetem minjte per
perhapjen e saj, por ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..
Ç
`po ndodhë tek ne? Neve me kalimin e kohës na i kan shkatërruar gati të gjitha trashëgimitë. Secili ardhës e
lavdëronte të vetën dhe e prishte ate që qe gjente në tokat tona.. E edhe më e keqja, na futnin në
krye që po e kryejnë një të mirë për hatër dhe dëshirën e zotit të tyre. Po
sot?
Serbia
e ka ndërruar mendjen , nuk shkatërron asgjë nga e kaluara e jonë ,i ruan i
konservon ,i bënë publike dhe e thirrë
botën që të vizitojnë ”trashëgimin e tyre” Në Malin e Zi dhe në Bosne po zbulohen me mijëra mbetje të së kaluarës
sonë ilire. Ata po janë më të drejtë se
asgjë nuk e shkatërrojnë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre ilire. As në Turqi
,;turqit janë mbushur mend ,gjetjet arkeologjike ”greke” dhe më të reja po
rezervohen, gjithësesi edhe pse nuk i
takojnë tashëgimisë turke
Po
na ? Nëse unë them që “KISHAT NË TREVEN E DRENICËS (mikrotoponimet):
Abria
e Ulët -Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka
qenë një kishë e vjetër katolike. Aqarevë – Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e
Kishës.
Abria
e Epërme – Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës .
Melimeri-arë e mbjellur me mel .Arllati – në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër
iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të
varrosur në’ mënyrë horizontale.Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725,
shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i
Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe
fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë .Baks -Kisha, Lugu i Kishës.( z.
Ismet Sopi.)” do të marr me dhjetaëra “ofendime”.. Por nëse e shtoj edhe këte
nga .radio-drenasi.om se” “Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja,
janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur
mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të
erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës.”.”
Vojniku – Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve,
në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha
që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra
tjera. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e
vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. . Është ruajtur
toponimi Arat e Kishës. Të parët e ”serbëve” kanë ardhur para 150 vjetëve nga
fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta ” serbë ”janë të fisit Hot.” etj. etj.
etj. : . Amos është kjo blasfemi?
Po
kjo ,na bindë për të kaluarën tonë: ”Turiçefci – Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në
këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo
Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Po
aty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të
stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar,
e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.”(
Ismet Sopi) . ” Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.”. Po kjo gjetje : “Tica – në lagjen Bekaj, janë
varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin.
Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi
në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun
e Kosovës.”
Të
mohojmë të kaluarën tonë? në emër të çkafit dhe të kujt?
Fundi
i fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetem minjtë per perhapjen e mutajës,
por më shumë ata që të sëmuret i sjellin
qëllimisht këndejpari.. 09.02.13