Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kurthet e reja sllave. T`i hapim sytë!
E marte, 28.04.2020, 01:07 PM
Kurthet e reja sllave. T`i hapim sytë!
Shkruan
Fahri Xharra
“Kurse
ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën ( 1912 ) , gjenerali famëkeq
Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on
fiseve n’ Shqipni – or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të
Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka
rëndu dy popujt… për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do
të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun…”
Pra
, vëmendje ju lutem :” “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të
turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… “
Që
në atë kohë , (thjeshtë edhe më herët ) sllavët “ankoheshin “ se
kishin “vuajtur “ për 500 vjet nga turku . Një strategji e qëndisur mirë
për të mashtruar botën e më së shumti neve. Qëllimi serb-turk për
manipulim me ndjenjat fetare shqiptare . ( të harrohet kombi ! )
Por
bashkëpunimi në mes tyre ishte shumë perfid “Aktivitetet shtetërore në dëbimin
e myslimanëve kulmoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.[10]
Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen
e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë
dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare
nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazëta Anadolli.[10] Konventa
jugosllave-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi
kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve
është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.[8]
Artikulli 2 i konventës ka paraparë bartjen në tërësi të shqiptarëve nga shumë
qytete, nga të cilat janë : [Prizren]], Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan,
Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë.
Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi
të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim. “ ( konventa
jugosllave- turke )
Pra
i tërë elaborati ishte i përgatitur për dëbimin e myslimanëve e jo së
paku të shkruhej “ shqiptarëve mysliman”
Në
çdo libër serb që e lexon ( e që janë me mijëra sish_) shkruhet e
përshkruhet “ vuajtja “ 5 shekullore serbe nga turqit ; e vërteta është ndryshe
.
Tani
sllavet e kanë filluar një taktikë të re të kurthit ndaj shqiptarëve duke
e “ lavdëruar “ turkun , dhe duke i thënë të njëjtat fjalë sikur turkofilët
shqiptar të pasluftës (1999) në të gjitha tokat shqiptare , se nuk kishte
islamizim me dhunë nga turku !
“Territoret
etnike serbe ishin më të gjëra se sa thuhej, sepse serbët e kishin një rol të
madh në jetë e perandorisë Otomane – kështu komentohet në mediumet serbe .(
Srpski etni?ki prostori bili znatno širi nego što se pretpostavlja. Kroz vekove
smo imali važnu ulogu u životu Osmanskog carstva).
Një
gjendje krejt ndryshe nga ajo që e dimë , ishte gjatë shekujve 15,16 dhe 17-të
sepse Osmanija ishte mirë e organizuar dhe sulltani ishte mbrojtës i të
gjithëve që ishin ndër te. Në atë kohë një numër i madh i serbëve i shërbenin
ushtrisë otomane- deklarohet dr Sr?an Kati? , historian dhe bashkëpunëtor i
lartë i Institutit historik serb.”
Faik
Konica thoshte : “Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë
përfunduar betejën e fundit mes vete.”
Tani
margaritari më i ri sllavo- maqedon tingëllon kështu : – Në Akademinë e
Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), anëtari përkatës i Akademisë Prof.
Dr. Dragi Gjorgiev në ligjëratën inkurajuese rreth përhapjes së Islamit në
Maqedoni gjatë periudhës Osmane, deklaroi se procesi i përhapjes së Islamit në
territorin e Ballkanit dhe Maqedonisë është ekzagjeruar në historiografinë e
këtij territori. Ai u shpreh se Perandoria Osmane nuk ka kryer përhapjen e
Islamit me dhunë ndaj popullsisë jomuslimane në këto troje, raporton Anadolu
Agency (AA). “
Kush
janë myslimanët sot ? Shqiptarët ,pra !
Një
dhuratë dhelparake e sllavëve :” Akademiku Dragi Gjorgiev tha se fakti që 200
vjet pas ardhjes së osmanëve në këto troje nuk ekziston asnjë dokument serioz
që dëshmon se shteti osman ka kryer përhapjen e Islamit me dhunë, tregon se kjo
perandori ka kryer një politikë absolutisht tolerante mbi jomuslimanët që kanë
jetuar në këto troje. “ ( AA)
( Kujdes
nga mashtrimi , se manipulimet historike nga sllavët e shkolluar mu për këtë
qëllim , janë shumë të rrezikshme për ne shqiptarët : “Akademiku
Dragi Gjorgiev është diplomuar për histori në Universitetin “Shën Kirili dhe
Metodi” në Shkup dhe në Fakultetin e Gjuhëve Orientale në Universitetin e
Sarajevës. Disa herë ka banuar në Turqi për studime dhe specializime, ndërsa që
nga viti 1993 rregullisht hulumton në arkivat osmane në Stamboll. Ai punon në
regjistrimet më të hershme osmane për Maqedoninë nga shekulli i 15-të dhe
16-të, si dhe është njëri nga historianët e paktë në vend që njohin gjuhën
moderne turke dhe osmane dhe të cilët merren me përkthimin e literaturës dhe
dokumenteve osmane. “ )
A
kemi ne hulumtues shqiptar të denjë në arkivat osmane në Stamboll ?
“Islami
sigurisht që ka ndikuar në të jetuarit e shoqërisë në territorin e Ballkanit
dhe Maqedonisë, sepse shumë zakone dhe elemente në zanate dhe veshje, përfshirë
edhe në gjuhë janë sjellë nga koha osmane, …. duke shtuar edhe ndikimin e
kulturës dhe civilizimit osman në territorin e Maqedonisë, si në sferën
shpirtërore, ashtu edhe në atë fizike.”
Cila
pra është e vërteta ?
A
kishin vuajtur sllavët nga turku ? Jo
A
është historiografia sllave e mbushur me “ terror “ turk ndaj tyre ?
Po.
Atëherë
, pse mu tani po dalin me këto teza “ falënderuese “ për osmanët : “Gjorgiev
shtoi se nëse bëhet një krahasim me ndonjë shtet tjetër të Evropës në shekullin
e 15-të apo 16-të, mund të vërehet qartë se shteti osman ka zbatuar normat dhe
dispozitat ligjore të cilat janë specifike edhe më vonë në shekullin e 20-të,
si dhe të cilat tashmë janë në funksion të një shoqërie demokratike liberale. “
A
mos është kjo një marrëveshje e re turko-sllave ?
Në
dokumentet turke është edhe kjo : Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të
çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u
strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella duke bllokuar shtigjet. Bënë
gjithë ç’mundën për t’u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre
për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por
luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesë hyjnore të luftës
së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të
atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej
rrafshinë e lehtë “ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani
20:107)”.)
Pra
me bekim Kuranor , shekulli i 15 -të i akademikut sllav të Shkupit !