Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kush dhe pse në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhen?
E diele, 23.02.2020, 04:23 PM
Kush dhe pse në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhen?
Shkruan
Fahri Xharra
-Më
duket se flasim dhe e shkruajmë historinë sipas asaj që serbët nae kanë
diktuar. Më sa më është e njohur, ende nuk e di se sa është hulumtuar në
arkivin ushtarak të Serbisë dhe në arkivin e OZNA-s. Të vetmit historian që i besoj dhe që e njeh
perudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe marrëdhnjet shqiptare-serbe është vetëm
Prof.Dr, Hakif Bajrami
Ja
disa citime nga letra e tij e 17 Gushtit
2018 : “ Më 20 tetor 1942 Fadil Hoxha themelon Shtabin e Përkohëshem të UNÇ dhe
AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Po në këtë kohë e themlon Aradhën e parë
shqiptare “Zenel Hajdini”; themelon në vijim: Aradhën “Emin Duraku”, “Bajram
Curri”, “Kosova”, dhe më 15 prill 1943 themelon Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP
të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. (Shtabe Kryesore ksihin të gjitha ish
republikat tjera të Jugosllavis), kurse, Jugosllavia kishte Shtab Suprem. Në
këto rrethana në viset shqiptare i pari do të gjindet ekipi Bill Mklinit
(anglez), që do të njihet me luftën antifashiste. Pra nuk ishin rusët fare në
dieni per këtë realitet antifashist shqiptar. Ky realitet në kushte të okupimit
nazifashist që e kishte mbulluar Evropën në zi, nuk mund të injorohet. “ (
Hakif Bajrami )
….
“ Po, …edhe Fadili e TRADHTOI fashizmin, nuk i sherbyen si të tjerët që të
pranojnë pushtet kuislling dhe të rrijnë gju me gju apo në një qytet dhe të
lëvizin lirëshem, e rroli i atyre që rrinin mjedis Tirane dhe Prishtine e
Mitrovice me officerët nazifashist dihet. Shkojmë më tutje, ende nuk kemi pike
kritike se kah duhet të shkojë Shqipëria Kontinetale-pra Kosova, e cila nuk
ishte në “Pazar” të askujtë, por të okupatorëve po. Pra, intermedialisht ishte
në “Pazar” tinzar të çetnikëve, sllavokomunistëve, por e ce lexoi mendimet e
tyre meskine. Plus kur dihet niveli I arsimimit politik, mozaiku I “pazarit”
vejn e bëhet edhe më llotari se llotaria. (Shkruan Prof. Dr. Hakif Bajrami )
Të
aanlizojmë, rrjedhën e ngjarjeve në vitet në vijim: “Në saje të kërkesës së
major Pera Brajeviqit dhe Pavle Joviqeviqit më 26 XII 1944, drejtohet Kërkesa
që Shtabi Suprem I Jugoslloavisë të vëndosë Diktaturë ushtarake në Kosovë më 8
shkurt 1945. Ky atentat politik dhe ushtarko-konstitucional vihet për ta
DEFAKTORIZUAR Kosovën pa asnjë argument, sepse në Kosovë në këtë kohë ishin në
njësitet e UNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit 56000 ushtarë të sistemuar në
9 brigada që arrinin nivelin e një Korpusi respektiv. Por, për të gjetur
hapësirë për krime mbi shqiptar, Shtabi Superm I Jugosllavisë në formim,
drejtuar nga Tito, do të merr vendim për shprazjen e Kosovës nga partizanët
shqiptar dhe sjelljen e brigadave dhe divizioneve sllave dhe ashtu ndodhi. (po,
aty )
-“Rasti
i patriotit Shaban Polluzha, flet për
një skenar miserabël, kunder të cilit me kohë reagoi Fadil Hoxha që më 16 janar 1945 “ - shkruan Hakif
Bajrami. por ai e shton edhe këte : “Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte
as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nënkomandant”. Lidhur me
Shaban Polluzhën, kur është vra më 20/21 shkurt 1945 Fadili ishte në Beograd
për reagim kundër diktaturës ushtarake. Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte
“I hetuar” në heshtje. ‘
Konferenca
e Jaltes ( 4-11 Shkurt 1945 ) vendosi :
"Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet
qeverive respektive që t` i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende
që kërkohet" ( vendim i Konferencës së Jaltës (4 - 11 shkurt 1945. “)
Kujt
më së shumti i konvenonte ky vendim ? Serbeve, pra ! Ata mundoheshin me çdo
kusht ta çesin në mos më shumë bile Kosovën në terrenin e bashkëpunëtorëve të
fashizmit dhe kështu të vendosej vrasjen, shpërnguljen dhe largimin me dhunë
nga Kosova.
Pengesa
kryesore ishte Shaban Polluzha dhe ai duhet likuiduar:”Më 21 shkurt të vitit
1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër
komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë luftës së Dytë
Botërore.” Pas vrasjes së Shaban
Polluzhës dhe “paralizimit “ total të Fadil Hoxhës , e dime se çka ndodhi më
tutje.
Ju
lutem të keni vëmendjen në datat e cekura
në shkrim :
-
4-11 Shkurt 1945 Konferenca e Jaltes
-8
shkurt 1945 instalimi i Diktatures Ushtarake në Kosovë
-
Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion
-
Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban
Polluzha
Pra?
Në
librin “ Bashkimi mbarëkombëtar “ i autorit Avni K. Këpuska është edhe ky debat
në mes Shabanit dhe babit të tij: