Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kush ishte Shën Albani i Britanisë?
E shtune, 01.02.2020, 08:49 PM
Kush ishte Shën Albani i Britanisë ?
Shkruan
Fahri Xharra
Heronjtë
e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në
Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën
dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli.
Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar
Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e
tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja
e re. (Albanet me famë nje mijëvjecare (Elena Kocaqi )
Këta
popuj e dinin fare mirë që kishin prejardhjen. Kur Cezari, që rridhte nga
familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të
Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli,
ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak
aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti
zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet
të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë" f.53 Po ashtu Cezari e dinte
lidhjen me britanikët dhe thoshte: "Në të vërtetë ne romakët dhe
britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë
i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin,
djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47
Shën
Alabani ishte martiri i parë i krishter në Britani. Besohet që vdiç rreth vitit
304, gjatë kohës së Dioklecianit. Karriera e tij e krishter ishte shumë e
shkurtër, sepse u egzekutua nga Romakët gati fill pas konvertimit. Atij iu këput
koka. Në literaturën kishtare si tëasaj katolike, anglikane dhe ortodokse nuk
spsjegohet drejt që ky ishte një alban
“I
am called Alban and I worship and adore the true and living God”
“
Më quajnë Alban, punoj dhe e adhuroj të vërtetën e Zotit që jeton “- ishin
fjalët e tija para egzekutimit .
Në
literaturën kishtare si të asaj katolike, anglikane dhe ortodokse nuk
spsjegohet drejt që ky ishte një alban, trashëgimtar i britëve , që e spjegova
më lartë:; por e spjegojnë gabimisht: që
emri i rrjedhë nga fjala latine “albus” i bardhë “ (his name is derived from
the Latin word “albus” which means “white”) (Orthodoxy’s Western Heritage: St.
Alban the Martyr )
Albani
u nderua si i shenjti i parë britanik,
dhe vend varrosja e tij u shndërruar në vend pelegrinazhi. Albani ishte njeri i zakonshëm i cili bëri
gjëra të jashtzakonshme dhe vazhdon edhe sot të jetë frymëzues.
Historia
e Albanit është e shënuar jo vetëm për ate që na sjell në kohën e fillimit të
krishterimit, që ishte i ndaluar por
edhe në atë se me ç`farë qëndrimi e mbrojti atë .
Albani
ka jetuar në fillim të shekullit të tretë në qytetin romak të Verulamiumit, mu
aty ku sot është Katedrala me emrin e tij.
Vdekja
e e tij lidhet me datat’kur ‘ perandorët e tmerrshëm i publikuan ediktet kundër
Krishterimit. ( Perandori Diokleciani në vitin 303 e skishte shpallur ediktin e
ndalimit , kurse në vitin 313 perandorët ( me prejardhje ilire ) Konstantini
dhe Licinusi e kishin shpallur Ediktin e Milanosn, zyrtarizimin e Krishterimit.
Viti
304 është i johur si viti i ndjekjes së përgjakuri të krishterëve me urdhërin e Dioklecianit (
edhe ky me prejardhje ilire )
Ekzekutimi
i Albanit nga romakët
Duhet
cekur se gati të gjithë shpërndarësit e krishterimit në kohën e Dioklecianit
dhe më vonë nëpër Europën Veriore dhe Qendrore ishin albanët , të cilëve nuk iu
dihet emri i vërtetë. (Me siguri në
arkivat e kishave të ndryshme edhe janë )
Në
Zvicër “ Albanifest” është festa më e madhe vjetore që mbahet për nderë të Shën
Albanit, në qytetin historik të Winterthurir, ku Albani është patroni i të
shenjtërve.
Fahri
Xharra,01.02.20