Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Si vritej Uni shqiptar në kohën e komunizmit?
E diele, 29.12.2019, 02:08 PM
Si vritej Uni shqiptar në kohën e komunizmit?
Shkruan Fahri Xharra
”Lufta
e klasave dhe persekutimi komunist veproi në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Ato qenë shumë të ashpra sidomos ndër intelektualë që ishin shkolluar jashtë
shteti e kishin kulturë perëndimore. Frika e regjimit komunist nga
intelektualët demokratë që mund të mendonin ndryshe nga dogmat zyrtare, pati si
pasojë përndjekjen e tyre, arrestimet, internimet, torturat e pushkatimet, që
ndërprenë për një gjysmë shekulli lidhjet shpirtërore e kulturore të
shqiptarëve me botën e qytetëruar perëndimore. Shembujt që vijojnë flasin qartë
për këtë. ( shkruan Akademik Kolec Topalli )
E
vërteta është pak si më ndryshe, atë
kohë unë e mendoj ndryshe dhe ju them që është ndryshe : ” Shtjefën Gjeçovi më
1905 se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”,
ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra
kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si
më e mira në Ballkan. Dhe shpërblimi që mori për këtë punë vigane qe burgosja e
tij më 1946, torturat më çnjerëzore derisa vdiq në burg në moshën 50 vjeçare. (
fjalën e ka për Bernardin Palajn )
Të
fillojmë me Gjeçovin :
”….
Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon
Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit, këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një
vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të
Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit
1929. Trupi iu bart nga si vëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM
përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM
Kush
e vrau At Gjeçovin ? Serbët , se nuk e donin zbardhjen e historisë shqiptare .
Jemi
në vitin 1946 kur komunistët kishin marrë pushtetin dhe mendonin se e arritën
kohën e tyre për të bërë atë çka duan. Ishin të pa pjekur, të paarsimuar dhe më e keqja nën urdhrin
absolut të serbëve. Po e përsëris se duhej të bënin tërë atë që iu thoshin
serbët. Serbët kishin plane të cilit nuk ishin përgatitur gjatë kohës së luftës
por shumë e shumë më herët dhe shqiptarët e mashtruar pas ideve mashtruese
bolshevike as që e mendonin thellë se çka bëni me inteligjencën shqiptare të
kohës, Duhej vrarë dhe zhdukur çdo njëri që fliste për të kaluarën shqiptare.
Duhej zhdukur historia shqiptare dhe shkruesit e denjë të saj.
Po
kush e duronte apo si mundeshin serbët ta duronin Bernardin Palajn, mitologun e parë shqiptar, poetin
,prozatorin, profesorin e greqishtes e latinishtes dhe “njohësin më i mirë i
maleve tona”. Bernardin Palaj , i tëri me trup e me mendje ishte (padashtas)
kundër konceptit serb për shqiptarin; këtë ish partizanët e mjerë nuk e dinin ,
sepse nuk e kishin lexuar sepse ishin të dehur me marine më të madhe të kohës ‘
internacionalizmin proletar “ dhe nuk e dinin që me teoritë e imponuara
bolshevike së pari e më së shumti ishin kundër vetvetes, kundër kombit , kundër
ardhmërisë së ndritshme të tij.
Ma
thuani , si mund ta duronte Serbia “Donat Kurtin që mblodhi me zell folklorin
shqiptar, të cilin e quajtën Anderseni shqiptar ?. “ Serbët nuk mund të
paramendonin që Donat Kurti i lauruar në Universitetin “San Antonio” të Romës
me titull “doktor i shkencave”, dhe njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja,
dhe i vlerësuar nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”., ai
duhej likuiduar. Ai me trup e mendje ishte kundër planeve të përgatitura serbe
antishqiptare . Këtë partizanët e mjerë nuk e dinin sepse nuk kishin lexuar
kurrë dhe më kryesorja e fatkeqësisë shqiptare ishte se duhej zbatuar urdhra e
dreqit të mallkuar
Miq
të nderuar është rrëqethëse : Lazër Shantoja , arrestuar në shkurt të vitit
1945 u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e
pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të
gangrenizuara , iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan
pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.
I
fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë
e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun
tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh
të bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin
pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin
e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”.
Të
mendojmë burrash dhe të pyesim veten , çka dinin komunistet për Lazër Shanton ?
Mjerimi mendor se vjen e rritet në kokat e dirigjuara nga serbët.
Pse
Serbia nuk e donte Justin Rroten autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë,
për dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën
shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit,
prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri
gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë.
Po
si mund ta duronte Serbia “ Mesharin” të qarkullonte nëpër brezat që do të
vinin Martin Camaj, Namik Resuli, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani,
Zef Valentini , cili ishte faji i tyre ? Shumë e lehtë ; kur pushtetin e marrin
të pa diturit , të pa lexuarit , të pa dalurit, të zhveshurit nga çdo cilësi
njerëzore dhe të detyruarit që ta zbatonin urdhrin primar të Serbisë: zhdukja e
çdo gjëje shqiptare me vlerë.
Referencat:
-Akademik Kolec Topalli.
“Persekutimi komunist në shkencat albanologjike”
– Shuteriqi Dh.S.,
Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër
Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
– Dorëshkrimet e At
Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.