Mendime » Xharra
Fahri Xharra: “Zbulime“ të reja antishqiptare
E shtune, 19.10.2019, 04:00 PM
“Zbulime“ të reja antishqiptare
Shkruan
Fahri Xharra
“Gjuha
shqipe, është nën inkuizicion mesjetar. Të ndalet inkuizicioni mesjetar i
albanologjisë zyrtare ndaj gjuhës pellazgo-shqipe!” e thotë me gjithë mend
Fatbardha Demi ( historiane , gjuhëtare dhe publiciste ) ;” jo vetëm gjuha por
edhe kombi edhe pavarësia janë në
shënjestër të atyre që iu pengon e ardhmja e ndritur e kombit tonë .(fxh )
Në
kohën kur po del në dritë që “Gjuha pellazgo-shqipe, është
Muzeu i vetëm dhe më i lashti në historinë evropiane, që padrejtësisht nuk
emërtohet si pasuri e kulturës botërore dhe nuk gëzon përkujdesjen e UNESCO-s, na dalin kripotobufdallenjtë dhe e kërkojnë
flijimin e saj për interesa aspak politike ,pra vetëm nga uni tyre i prishur .
Në
kohën kur edhe Homeri lexohet vetëm me anë të shqipes , ata thonë:“Tekstet tona
mësimore luftojnë të na bindin, se sa shumë ka marrë gjuha jonë nga grekët, dhe
latinët në lashtësi, dhe nga sllavët e ardhur veçse në shek VI – X të erës
sonë. “
Në
kohën kur po mundemi të themi : “Në se do të lexonim Platonin, do të mësonim se
ata (priftërinjtë ortodoks grek) gjatë të gjithë kohës përkthenin veprat
pellazge në gjuhën artificiale dhe zhduknin origjinalet. Në këtë mënyrë mbas
shumë shekujsh arritën të krijojnë kulturën që nuk ishte aspak e tyre, por ajo
e pellazgëve hyjnorë”(Ali Eltari « Republika » 7. 01. 2010) , na dalin
kriptobudallenjtë dhe e quajnë :”Folklorizimi i nacionalizmit”
Pas shumë viteve kur ;” “Përpjekja për të trilluar një histori të
paqenë, me pseudo historianë dhe pseudo komisionerë shtetërorë, të drejtuar
sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së
vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni
e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të
pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në
pikëpyetje të ardhmen tonë.( Kadare: Pse e firmosa peticionin, kundër
rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke ), na dalin kripto budallenjtë me
këto fjalime pompoze : “Tashmë një kohë të gjatë në media shqiptare (sidomos në
Kosovë) është duke u krijuar një klimë psikologjike antiturke dhe antiislame, e
cila po fabrikon armiq të Kosovës nën idenë e luftës kundër islamit politik
(dhe ISIS-it si fashizëm islamik) dhe në ndërkohë që armiqtë e atyre përmasave
nuk po shfaqen, atëherë agresioni i nacionalistëve ka për t’u kthyer përbrenda
dhe ka për të goditur vetë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. ( h.m )”
Pas
ngritjes në këmbë të shtresës intelektuale të shqiptarëve për :“Ndryshimi i
historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke,
krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë
të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet
pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e
bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të
kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike
“ ,nga kroptobudallenjtë quhet “
folklorizim i nacionalizmit (h.m)
“Tashmë
një kohë të gjatë në media shqiptare (sidomos në Kosovë) është duke u krijuar
një klimë psikologjike antiturke dhe antiislame, e cila po fabrikon armiq të
Kosovës nën idenë e luftës kundër islamit politik (dhe ISIS-it si fashizëm
islamik) dhe në ndërkohë që armiqtë e atyre përmasave nuk po shfaqen, atëherë
agresioni i nacionalistëve ka për t’u kthyer përbrenda dhe ka për të goditur
vetë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. ( h.m )”
Si
mund ta ëmbëlsojmë Historinë… duke e shtrembëruar atë? e shkrova në Mars
,2013 :“Nuk mund ta lexosh qytetin tim,
nëse nuk di të lexosh gjurmët e vjetra e të reja që kanë lënë vetëtimat në
telajon e natës. Nuk mund ta lexosh vendin tënd nëse nuk i kupton mesazhet që
të parët i kanë lënë për pasardhësit tonë, mesazhe që nata dhe dita po mundohen
të na i fshehin…. thotë poeti, i vetëdijshëm se çka është duke u përgatitur.
Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për
rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente
fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme.
Kështu ka thënë në bisedë për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Një
kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të
shqiptarëve. “Ku është prapavija ? Prapavija dhe pasojat përgatitën më herët.
Ato as që merren vesh nga masa e gjerë, sepse shpërlarja e trurit bëhet në
mënyrën më perfide, ashtu që as vet nuk je i vetdijëshëm se diçka e tmerrshme
po përgatitet. (fxh). Dhe , sot na del
një kriptobudalla dhe shkruan :” Lufta kundër islamit politik dhe përhapjes së
nacionalizmit kulturor e politik arab dhe turk në Kosovë nuk bëhet duke e
rritur nacionalizmin romantik shqiptar, si evokim të armiqësisë kundër
Perandorisë Osmane, që ka pushuar qe 104 vjet, porse me edukim, mirëqenie
ekonomike dhe bindje e besim për t’i dhënë shtetit besnikëri, lojalitet…”
Në
kohen kur : “Unë dua ti bindi shqiptarët
e fesë islame se islami nuk është Turqia . Islami është një fe që edhe
ne sot i takojmë , por duhet ditur që edhe turqit e ardhur në Azinë e vogël në
shek.11-të ishin po ashtu rishtas të muslimanizuar nga arabët . Ishte koha e
pushtimeve në emër të fesë . fxh.”, na
dalin mohime si kjo:” Në epokën e
globalizimit, kur identitetet janë plurale, etnonacionalistët shqiptarë u
kërkojnë njerëzve të jenë pengje të një identiteti të ngurtë etnik “ E cili qenka ai identitet i kohës, sipas këtij ? “Kombi kosovar “.
Më
irrituesja është kjo pjesë e shkrimit në një gazetë me “zë në Kosovë : “Në këtë
vazhdë, disa kinse politikanë e kinse patriotë shqiptarë të Kosovës, (e të mos
flasim për disa kinse historianë folkloristë dhe neoenveristë) po i nxisin të
rinjtë injorantë e euforikë për të urryer jo vetëm Turqinë dhe turqit, por
secilin komb e shtet në botë, që e perceptojnë të ndryshëm nga doktrina
etnonacionaliste “e gjakut dhe truallit”, që në thelbin e vet është fashizëm,
duke mos ditur çmimin e shtetit sovran dhe duke mos e njohur etimologjinë e
fjalës atdhe! Duke u shndërruar kështu, dashur pa dashur, në armiq të lirisë
dhe të vetë Republikës.”
Sa
fjalë të rënda,të porositura me qëllim të keq,; sa shkrim me përmasa
tendencioze anti shqiptare vetëm e vetëm sepse nuk pranohet sajesa : “Kombi
kosovar “ . Marre !
Por
unë e vazhdoj ,i pëlqeu apo jo dikujt :
“Johan G. Han- i në veprën « Studime shqiptare »(1854) pohon se « Burimet
antike e bindën që ilirët, epirotët dhe maqedonasit( e lashtë-shënim) nuk ishin
grekë, por ishin më të vjetër se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgët e
lashtë …se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes, kurse
vetë ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja »(f. 36 E. J. ) Kurse Franz Bopp-i duke dëshiruar të gjente “
mëmën” e gjuhëve të folura të kohës së tij, arriti të provonte se gjuha shqipe
i përkiste familjes së gjuhëve pellazgjike “ (04.12.16 )