E hene, 07.10.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ndarja e Nobelit Peter Handkes është krejtësisht politike

E marte, 15.10.2019, 07:49 PM


Ndarja e “Nobelit” Peter Handkes është krejtësisht politike

Shkruan Fahri Xharra

Më së paku shqiptarët ende nuk po e kuptojnë se ç`është diplomacia. Diplomacia për publikun e gjerë flet me shenja. Bisedat ndërmjet diplomatëve kurrë nuk bëhen publike.Neve na tregohet krejt diçka tjetër , ndërsa mbrenda bisedohet krejt diçka tjetër.

Diplomacia e mirëfilltë flet me shenja, flet me gjuhën e trupit, flet në mënyrë të koduar të cilën gadi 99 % prej nesh nuk e kuptojmë.

Kush e ka vërejtur nga ne, që Zonja Ollbrajt e jep përgjegjën me anën e një broshi të kapur ne cepin e majt të jakës së bluzës së saj? Por ja që ajo ashtu vepronte. Më kukjtohet një rast , ajo shkruante që një brosh të vuar në jakën e e setres së saj në një takim zyrtar në Moskë ishte i parakohëshëm, dhe për këte ajo shprehte keqardhje.

Më pëlqeu Ag Apolloni në një deklaratë të tij kur e thotë, dhe ka të drejt :” Ndarja e Nobelit për Handken,është tendencë për të rehabilituar krimet e Millosheviqit sepse ta vlerësosh këtë njeri ( Hanken ) për qëndrimet që ia    njeh bota   sot,  për qëndrimet politike në kohën kur sot ka shkrimtarë shumë më të mirë në letërsi, është padyshim provokim”.

Shkrimtari Lis Bukuroca shkruan : ” Akademia është farsë, sepse ajo nuk mund të vlerësojë një shkrimtar dhe ngre në një rang botëror, sepse vlerësimi i drejtë sot është i pamundur, sepse se paku dhjetëra janë ata që e meritojnë në vit! Kjo është një shou, që po dëmton letërsinë, që manipulon, sepse kur fiton çmimin Handke, pas mohimit të masakrave të dëshmuara nga Gjykata, atëherë përfundon humori i  kademisë ....”

Por nuk mbaron me kaq. Ne po e shohim se autoriteti i shqiptarëve të të dyja shteteve tona po bie për ditë e më shumë. Shqipëria nuk shihet më si shpresë e demokracisë, si vend i vuajtjeve nga komunizmi, sikur se shihej në vitet e 90-ta. Po Kosova ? Ne jemi edhe më poshtë. Europa dhe Amerika  nuk  na shikon më me simpatinë e viteve të 90-ta , e as me dhëmbjen e viteve 1998-1999.   E dini pse, sepse siç thoshte Amasadorja Amerikane  Tracy Ann Jacobson “ e keni dhier krejt....” Apo jo ?

Prandaj ndarja e çmimit Nobel këtij njeriu ( Handkes ) nuk është pa lidhje, është një sinjal i fortë diplomatik që ne shqiptarët nuk jemi në rrugën e duhur.

Që është një sinjal i fortë diplomatik,  e shohim në dy veprimet gjermane  të këtyre ditëve : “Klubi gjerman i futbollit, St. Pauli, e shkarkon mesfushorin turk Cenk Shahin për mbështetjen e Erodoganit për aksionin në Siri”.

Por  më e forta, me një sinjal të fortë  diplomatik është tjetra: “ Një bombë letrare kundër fashistit Handke, Gjermania e nderon me çmimin më lartë letrar të saj, Sasha Stanishiqin nga Bosnja.” ( shkruan “Dialog Plus”

E shihni që diplomacia i ka shenjat  signalet e saja të koduara.

Fatbardhësisht që Gjermania, një superfuqi ushtarake dhe ekonomike e Europes është me ne.

Pse shkrimtari boshnjak Stanishiq të nderohet me çmimin letrar gjerman ?  Sepse ai në romanin e tij “ Herkunft “ e tematizon helmin nacionalist dhe fashist të atyre që Handke ende i adhuron edhe publikisht.

Një mik më shkroi :” Reagim i mençem gjerman, që me anë e Stanishiqit  edhe një herë të  kujtohen krimet serbe dhe ndëshkimi i merituar i tyre me bomba.”

Të rikujtojmë që  “Nobeli“e ka nobeluar edhe Ivo Andriçin , një fashizoid , përkrahës haptas i Hitlerit , dhe antishqiptar tëpërbetuar, e që në njejtën kohë jetonte edhe  edhe shkrimtari i madh kroat  Miroslav Kërlezha, një patriot i pastër kroat.

AFP (Agence France-Presse) , 10.shkurt. 2015 shkruante nga Jerusalemi për Kadarenë :  “NUK BËHESH HYJNOR NËSE E FITON NOBELIN! “ Shumë herë është parashikuar si fitues i Çmimit Nobel për letërsinë, por nuk e ka fituar ende. Dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare nuk e ka problem nëse nuk ndodh. Kadare, romancieri dhe poeti më i mirënjohur i Shqipërisë, ishte në qytet për të marrë Çmimin e Jeruzalemit për veprën që shpreh dhe paraqet më mirë idenë e lirisë së individit në shoqëri, çmim i cili më parë është fituar nga autorë të tillë si Arthur Miller, Haruki Murakami dhe Ian McEwan.”

Dhënja e Çmimit të Jeruzalemit, Kadaresë ishte edhe sinjal i madh politika që edhe Israeli është me ne. Por ne……

Por si po shkojnë punët Çmimi Nobel për shqiptarët vështirë që do të jepet ndonjë herë, pa u këthyer kombi ynë ty ku e kemi vendin . Në Europë, pra !

Fahri Xharra,15.10.15

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora