Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sulltan Murati në dy varre. Pse shqiptarët i ruajnë të brendshmet e trupit të Sulltanit?
E premte, 01.11.2019, 10:23 PM
Sulltan Murati në dy varre. Pse shqiptarët i ruajnë të brendshmet e trupit të Sulltanit?
Shkruan
Fahri Xharra
Derisa serbët e “krijojnë “ historinë e tyre në Mitin e Kosovës; ne jemi aq solidarë sa që deklarojmë haptas se me turqit e kemi gjakun e përzier. “Ky vend flet (Tyrbja e Sulltan Muratit f.xh. )për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij (Sulltan Muratit) ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.( Myftiu Tërnava2011). S`iu vjen pak, së paku pak keq që të mohojmë vetveten? Pse ore më bën vëlla me turkun? Ne nuk jemi turq! Krahasoni fjalët e kryepeshkopit Irinej ,me këto të kryemyftiut të muslimanëve në Kosovë.
Larg
jemi, larg jemi nga atdhedashuria. Ç ka mendojnë të tjerët për ne?
“Kur
nisa të interesohesha për kulturën tuaj në momentin që u emërova Ambasador në
Shqipëri, nisa të lexoj poezi shqiptare të përkthyera në anglisht. Një nga ato
ishte poezia e zotit Fatos Arapi e titulluar "Sulltan Murati
dhe shqiptari". Me pak vargje ajo ishte kaq dramatike, e arrirë dhe tejet
emocionuese dhe që shpreh shumë më shumë nga çfarë kam lexuar në vite, pra
fisnikërinë e kërkesës për liri. Dhe nëse nuk e keni lexuar, shkoni dhe
lexojeni. Kur betohesha si ambasador në Departamentin Amerikan të Shtetit
përballë qindra njerëzve, duhet të mbaja një fjalim të cilin e mbyllja duke
cituar poezinë e zotit Arapi. Edhe pse 99% e audiencës ishte amerikane,
njerëzit në auditor po qanin, kaq prekëse është ajo poezi. ( Ish Ambasadori
Withers)
Sulltan
Murati është një figurë historike që mund t'ia gjesh vendin në kohë dhe në
hapësirë, kurse shqiptarit nuk i vihet asnjë emër, shqiptari është i
përjetshëm, shpirti i lirisë që ai po kërkonte është i përjetshëm. Ja pse është
e rëndësishme kultura dhe nuk ka rëndësi se çfarë vështirësish duhet të
përballohen për aq kohë sa ekziston ai shpirt për të kërkuar liri për një jetë
më të mirë, për të qenë ai që je.- përfundon Ambasadori Withers.
Dikur
në qershorin e vitit të largët 1389 në fushën e gjerë të Kosovës u ballafaquan
ushtria turke dhe ajo ballkanase .Aso kohe ishte një vasalitet ndaj Turqisë,
por kur Car Llazari rebelohet së bashku me shqiptarët, boshnjakët, bullgarët
dhe hungarezët; pos dhjetëra mijëra të vrarësh në të dy anët e humbi kokën edhe
Car Llazari me të birin. Dikur vonë serbët e shenjtëruan Carin dhe
me shenjtërimin e tij, Kosova filloi të bëhet vend i manipulimeve historike dhe
trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej
diktatori e filloi mu këtu.
Por
ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sulltan Muradi i u mbyt nga Milesh
Kopili (Millosh Obiliqi, Milod Kobila). Sipas analizave historike dhe
gjeo-luftarake më të reja vrasja ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi
që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë
Jakubin. Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I.
Trupi
i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi në Bursa të Turqisë, dhe u
varros në Mauzoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit
iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm
Mazgit.
Sulltan
Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit
Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.
Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i
tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij
në Kosovë. Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një
individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga Egjiptianët, as nga Asyret, as nga
Babilonasit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy
varre, e më së paku ndonjë mbret .
Ka
kaluar shumë kohë, 623 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndryshe, por
varri i Sulltanit dhe monumenti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët,
vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha
aspiratat për Kosovën.
Derisa
Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të
ekzistimit turk në Evropë. Po, ne shqiptarët ku mbesim? (2012 )