E merkure, 16.10.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Akademiku serb Mateja Beçkoviq po luan mendësh!

E diele, 18.08.2019, 03:18 PM


Akademiku serb Mateja Beçkoviq po luan mendësh!

Shkruan Fahri Xharra

Mali i Zi u tregua shumë serioz dhe po e vazhdon seriozitetin e tij ndaj Serbisë. Kur u nda prej saj dhe iu bashkua bllokut të perëndimit, nuk ka më zbrapje as hamendje e as këthim mbrapa. Malësorët e sllavizuar nga Kisha serbe ( e cila Autoqefalinë e saj e ka ble në vitin 1923 për 1,5 milion franka të Zvicres nga Patrikana e Stambollit), Rusija Cariste dhe Perandoria Otomane , janë ende me atë vendosmërinë e të parëve të tyre, dkleatëve. Pra : Një herë jo Serbisë, gjithmonë jo ! Ky është shtet !

Nejse , serbët i ka kapur dhimbja e barkut dhe e kresë dhe po angazhohen i madh  ei vogël t`iu ndryshojnë mendjen: Malazezët nuk lëshojnë pe ! Për deri sa neve  na  frikësojnë  ushtarakisht me malazezët e kanë ndryshe.

Neve po mundohen që edhe Artanen ( Novo Bërdon ) të na e marrin, malazezët  shumë të vendosur po e kërkojnë autoqefalinë e kishës së tyre ortodokse duke iu ndaluar hyrjen në Mal të Zi krerëve të Kishes Serbe.

Mali i Zi iu ka ndaluar hyrjen përveq Akademikut Matrja Beçkoviq  edhe historianëve  Alksander Rakoviq dhe Çedomir Antiq-it, si dhe Profesorit të fakultetit të drejtësisë Dejan Mitroviq-it.

Kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq-i  ( sipas Akademikut serb ) duke folur për rrezikun e :Serbisë së Madhe dhe duke folur për rrezikun nga Kisha serbe e “ cila e ruan infrastrukturen e Serbisë së Madhe” , ai po e krijon “ Shqipërinë e Madhe” .

Beçkoviqi përgjigjet Gjukanoviqit duke i thënë Serbi të Madhe nuk ka por Shqiperi të Madhe nuk do të ket kurrë.

“Kisha  ortodokse malazeze është vetëm prjekt ( ëndërr ) e tyre , pasi që ata nuk kanë asgjë, bile as priftër për ta formuar atë “- e thotë akademiku Beçkoviq

Si është e munder pyet Beçkoviqi gati l luajtur mendësh që “ malazezet  të ndihen si jo serb, si ju erdhi në mendje të mohojnë Njegoshin, Mark Milanin, Stefam Mitrovi , Gavrilo Dozhiqin, Amfilije Radoviqin “ kur në historinë e tyre nuk e kanë as një këngë antiserbe ?

Frika që e luan mendësh akademikun :” Akademik Matija Be?kovi? izjavio je da predsednik Crne Gore Milo ?ukanovi?, pri?aju?i o velikoj Srbiji, stvara veliku Albaniju.” (https://www.espreso.rs/vesti/politika/426589/matija-beckovic-odrzao-lekciju-koju-ce-milo-djukanovic-pamtiti-dok-je-ziv-sve-je-pocelo-oko-crkve

Pra, Mateja Beçkoviqit i dëshiroj ruetje të shëndetit mendor sepse Mali i Zi është Europë do ta formojnë Kishen e tyre Autoqefale dhe se përfundimisht janë ndarë nga Serbia

Fahri Xharra, 18.08.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora