Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Hiçakademikët shqiptarë dhe verset satanike të Gojko Gjogo-s
E hene, 02.09.2019, 11:51 AM
Hiçakademikët shqiptarë dhe verset satanike të Gojko Gjogo-s në shtetin e pavarur të Kosovës
Shkruan
Fahri Xharra
O
sa më dhëmbje e shkrova titullin e këtij shkrimi, por me të vërtetë jemi shtet
? kemi pavarësi të garantuar nga të mëdhenjt e botës? kemi akademi? kemi klasë
politike? kemi ...?
Kemi,
çka s`kemi por vet nuk jemi ! Jemi hiça, kemi hiça dhe rrojmë për hiç.
E
dini çka është hiçi ? –“Mungesa e plotë e vlerës, gjendja kur s'ka asnjë cilësi
të mirë a vlerë; diçka që s'ka fare vlerë a ndonjë rëndësi. Njeri i hiçit njeri
pa asnjë vlerë e pa ndonjë rëndësi. Është një hiç. “ E kuptuat ?
Pra,
na jemi një hiç që sillet rreth hiçit me qëllime të hiçit .
Një
shembull i lazdrimt të tepruar të një trashëgimtari ideor dhe mbrojtës i
Radovan Karaxhqit dhe Sheshelit, publikisht në Graçanicë , më saktë në Kosovë e
thotë :“Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona (serbe, pra, fxh ), ata nuk
kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më
të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u
zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i
tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep
të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se ky “ligj
natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.”
E
hiçat tonë heshtin , edhe kur G. Gj. thotë:”... Kështu një popull pakëz i
njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe
s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe
shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit
në skenën politike botërore.” Po , po heshtin sepse jemi hiça.
G.
Gj.: “Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej pyllit
ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me bisht
shtaze, por me disa veçanti shtazarake…”
Sa
rëndë, sa poshtërisht ofendon !
Ai
shkon edhe më largë : ” Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë
zemra e u nxjerrin sy njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i
prishin varret dhe vatrat tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë
dhe kujtesën tonë. Këtë strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e
mentorëve të tyre, pa kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt
botës.”
Pra
ju hiçakademikët e Kosovës dhe Shqiperisë jeni
gjëkundi ? E shihni që jeni hiça dhe silleni rreth hiçit me qëllime të
hiçit ? Ç`farë mjerimi në mënyrë shqiptare ?
Asgjë.
S'ka hiç fare. S`është hiç fare kjo, ka edhe më keq! - Ç`po shikon andej? -Hiç!
Ç'është ajo letër që shkruan?- më pyetën . Hiç, asgjë! Si hiç? Nuk ia dhash ta sheh .
Ne
shqiptarët që njëzet vjet e shkëmbejmë hiçin me pluhur !
-S'fitojmë
asgjë- kuptoje o hiç !
P.S.
më e vogla që mund ta bëjmë është t`ia ndalojmë hyrjen në Kosovë.
(
viti 2008 Gojko ?ogo nepoželjan u
BiHhttps://forum.klix.ba/gojko-dogo-nepozeljan-u-bih-t54551.html “Alma Efendi?, portparolka Grani?ne policije
BiH, izjavila je, prenosi Politika, da je ?ogu zabranjen ulazak na osnovu
Zakona o boravku stranaca i azilu. Po tom zakonu, na teritoriju ove države ne
mogu da u?u lica koja predstavljaju pretnju bezbednosti zemlje, njenom ustavnom
poretku i javnom redu i miru. Naglasila je da nije ovlaš?ena da kaže na osnovu
?ije odluke je sprovedena ovakva mera. Ni intervencija najviših državnih organa
RS nije pomogla ?ogu da u Banskom Dvoru prisustvuje sednici Akademije nauka,
?iji presednik Rajko Kuzmanovi? je istovremeno i predsednik ovog entiteta.”
Fahri Xharra,28.08.19
Gjakovë