E enjte, 03.10.2024, 02:56 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nuk ka serbë në Shqipëri, ka politikanë të shitur

E hene, 08.07.2019, 08:23 PM


Nuk ka serbë në Shqipëri, ka politikan të shitur

Shkruan Fahri Xharra

Përpjekja e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombetarizimin tonë! Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët të humbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhën normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin Evropian. Me ketë , ne humbim gjithçka, më e rëndësishme e humbim ndjenjën për tokën tonë (Liridon Disha)

Ishte viti 2013 :”Në Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të shoqatës së komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, MiroljubZariq. Po ,po, mu në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, EqeremDuleviq, ka deklaruar se në këtë qark numërohen 2 500 ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjensitë e lajmeve)

”Jemi në zemër të kohës së paradokseve i nderuar,mos të na duket çudi ende nuk është thënë më e madhja,prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka na pret , çka është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë ?

Është shqetësues se si mbijnë këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqipërisë(DalipGreca).

Sot shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi . Sot shoqata të të ardhurish , e nesër serb autokton: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..

”Serbët”( shqiptarët e sanxhautfxh) e Libofshës së Fierit , erdhën në vitet 1924 pas krimeve serbe që bëheshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e mbetur i kishin hypur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll ,por edhe dishtën t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata u shpëtuan dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumente shqiptare dhe toka dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb .

U bë ,po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të atij Sanxhaku? Thjesht aty nuk guxojnë. Diçka po zihet. Po Shqipëria , tani lodër e lodrave të kurdisura.

Këtu janë rrëmoqët që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.Dhe loja me ne vazhdon.

Por dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njeh kohë, as metodë e as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“??????????????????????????????? ? ????????” – ??????????????????????????????????????????????????????? 21, 22. ? 23. ???? 1990. ??????)

Çka u tha në atë simpozium? ,të shohim se serbët nuk flasin kot ,atë që e shkruajnë edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuuesit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetëdijen tonë, por bubullime e vetëtimë në planet serbe.

” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus AtanasijeSelishqev në librin e tij:

“??????????????????? ? ???????” (??????, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).dhe për çudi nuk ka ende reagim shqiptar kundër tij!?!

“Duke i analizuar (Profesori RadmiloMarojeviq-in )sllavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet balkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” .

Gjuhëtar ,ku jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!

Këngëtari i njuhur Dervish Shaqa këndonte: “ E kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhequr vërejtje. Po na sot , ku jemi? E dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?

Një brengë të madhe që e kam pasur gjithmonë që të shprehi mendimin tim për shqiptarët ortodoks të Vrrakës ( t`ashtuquajturit nga ne : shkijet e Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të literaturës serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi shumë i mençur dhe shumë largpamës i Mbretit Zogu ndaj vrrakasve ne kohën e tij të sjellin një përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks.

Një “grumbullim “i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrakë në veri të Shkodrës është i ngjyrave të ndryshme të ardhjes ; përveç ortodoksëve të vendit të nënçmuar dhe të veçuar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe ardhacakët tjerë shqiptar nga tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj radhe nuk dua të shpjegoj , si dhe pse ata u bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe vrasësit tonë. E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të Kosovës kishin dalur nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuri është thjesht historik dhe kundërvënie propagandës serbe të përvetësimit.

Serbët me dhembje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog Ata në fillim u këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i shfaqnin ndjenjat e tyre fetare . Fëmijët shkonin në shkollë dhe mësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre” amtare”  serbe.

“Por kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa veten të fortë në sundimin e tij , atëherë goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u urdhërua  që meshadhe të gjitha shërbimet fetare si gjatë festave shpirtërore ,pagëzimi i fëmijëve ,kurorëzimet e martesave dhe ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën shqipe ashtuedhe marrja e kalendarit Gregorian si të gjithë ortodoksët tjerë që kisha Autoqefale Shqiptare e kishte pranuar.Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe.Prifti ortodoks VelishaPopoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar” përfundon së animuari simpoziumi i përmendur.

( se si veproi mbreti Zog, asnjë herë nuk është përmendur nga ne.)

Lajmet e këtyre ditëve na bëjnë me dije se aktiviteti serb vazhdon.

Fahri Xharra, 2013. e rishkruar 08.07.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora