E merkure, 13.11.2024, 07:54 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: O shqiptar, mendo si hebre!

E enjte, 27.06.2019, 07:00 PM


O shqiptar, mendo si hebre!

Nga Fahri Xharra

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën . . . Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.” ( At Zef Pllumi )

Pra?  E shihni që këmbanat e njejta po kumbojnë me vite , me dhjeta vite, dhe ne prapë të njejtë ?

E shihni pra që neve na mungon mendja e kthjelltë që të shohim se ku jemi ose neve na mungon të menduarit ndryshe që të ndryshojmë vetveten.

Nëse nuk dimë, pse nuk e huazojmë një të menduar ndryshe të cilin po e quaj :” Mëndo si hebre !”

Edhe pse e doja  që moti këtë porosi, edhe pse me jepte guxim suksesi i popullit hebre,( i cili e krijoi shtetin e vet 36 vjet pas nesh ) por një ngurrim nuk më jepte leje që ta them haptas: Mendo si hebre !

Motivi shtytës ishe publikimi i letrës së Mit`hat Frashërit :”…Që të kryejmë përhapjen e gjuhës shqipe dhe arsimimin në mesin e popujve tanë, organizata jonë ka nevojë për të ardhura dhe një plan të mirë-planifikuar. Kongresi vazhdoi me analogji, dhe pas një reflektimi të kujdesshëm, vendosi të marrë hua nga “Aleanca Izraelite Universale” metodat e saj të punës.

Ky institucion i fuqishëm, siç e dinë të gjithë, ka ndihmuar në nxjerrjen e hebrenjve spanjollë nga mjerimi moral që ishin para një gjysmë shekulli. Falë përpjekjeve të Aleancës, bashkësitë hebraike të Perandorisë Osmane po lulëzojnë në të gjitha këndvështrimet : intelektuale, morale dhe materiale.

Çfarë shembulli më të mirë mund të ndiqnin shqiptarët ? Veçanërisht pasi që këta shembuj i kemi nën sy dhe dorë. Një komision u emërua për të studiuar statutet e Aleancës Izraelite Universale, organizimin e saj shkollor dhe profesional, sistemet e saj të donacioneve dhe kontributeve, etj, etj.”

Pra , kjo ishte letra e Mit’hat Frashërit, Nënkryetarit të Kongresit gjuhësor shqiptar të Elbasanit, dërguar asokohe Sam Lévy-t, drejtorit të po kësaj gazete, në lidhje me huazimin e metodave të Aleancës Izraelite Universale për përhapjen e gjuhës shqipe.” (Letra e Mit’hat Frashërit: Shqipëria duhet të huazojë metodat e Aleancës Izraelite Universale për përhapjen e gjuhës shqipe nga Aurenc Bebja,nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” )

Pra, që në 1909 nga Elbasani kërkohej një mendim ndryshe për organizimin e saj shkollor dhe profesional etj. E gjithëkjo :” Falë përpjekjeve të Aleancës, bashkësitë hebraike të Perandorisë Osmane po lulëzojnë në të gjitha këndvështrimet : intelektuale, morale dhe materiale.’

Edhe në kohën e Perandorisë Osmane, hebrejnt mendonin ndryshe, ndryshe nga ne dhe Kongresi i Elbasanit i vitit 1909 kërkonte të mendohet si hebre.

Shkrimtari Rrahim Sadiku në shkrimin e tij” Orientalizimi i trojeve shqiptare- fatliteti ynë” shkruan :   “Nuk mund të shkruaj e të mos e shpreh brengën time për gjendjen e shqiptarëve në gjithë trojet etnike, gjendje kjo që nga aspekti kombëtar ka sjellë shumë ndryshime të padëshirueshme, të kushtueshme dhe aspak ndjellamirë. Kjo po ndodh nga ndikimi i politikës turke, nga jashtë dhe nga brenda nga mospërgatitja e duhur jona, për të jetuar si komb real dhe nga angazhimi i klerikëve muslimanë, për orientalizimin e përgjishëm të shqiptarëve. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e trojeve shqiptare të mos ketë as pamje e as brendi shqiptare.”

Më tej ai shkruan :”Duke shkruar këto dua të trokas në zemrën dhe ndërgjegjen e secilit shqiptar, kudo jeton ai; në ndërgjegjen e akademikëve tanë e të intelektualëve tanë në pëgjithësi, duke u thënë: nëse vërtetë duam të ndihmojmë trojet shqiptare dhe shqiptarët, na duhet domosdo të jetojmë, të mendojmë e të punojmë si shqiptar. Përndryshe, orientalizimi ynë i skajshëm, nëpër të cilin po ecim si somnambul, do të jetë edhe fataliteti ynë “

Pra edhe unë desha të trokas në zemrën dhe ndërgjegjën e secilit, të ndërrojmë të menduarir tonë si në politikë ashtu edhe në jetën e përditshme dhe të mendojmë si i sukseshmi, ashtu si më i suksesshmi në në botë : mendo si hebre për jetën tënde, kombin, atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve tanë !

Fahri Xharra, 26.06.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora