Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kë po e vret lashtësia shqiptare?
E shtune, 15.06.2019, 09:51 AM
Kë po e vret lashtësia shqiptare?
Nga
Fahri Xharra
Pse
fshehet historia shqiptare ? E si mos të fshehet , kur ajo i shpalosë “
mrekullitë” shkatërrimtare të ardhacakëve. Sikur ajo t`ishte drejt e pasqyruar
shumë e shumë gjëra në botë kishin ndryshuar: në të mirën tonë …..
Johan
Tunman, (1774, Leipzig) shkruante: ” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne
jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket
prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull
kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i
njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e
vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë.
Ata
janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i
padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë
fati. “ (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të
Evropës Lindore”.)
Ku
ishim te Selaniku i vitit 1912, ajo ishte vetëm një vazhdimësi greke e asaj që
e kanë bëre jo me vite por me shekuj e mileniume. Pausanias (????????? ) ishte
një udhëpërshkrues dhe gjeograf “grek” i shek.të II-të prK , që ishte
bashkëkohanik i Hadrianit , Antonius Pius-it dhe Marcus Aurelius-it.
Mbeti
historikisht i pavdekshëm me “Përshkrimin e Greqisë (??????? ??????????) një
punë e mirë që mbeti kruciale bë mes të literatures klasike dhe arkelogjisë
moderne.( (Akujärvi, Johanna 2005, Researcher, Traveller, Narrator: Studies in
Pausanias’ Periegesis Stockholm). Pausanias shkruante: “Burri i parë që ka
lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë
e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e
shpirtit.
Pellazgu
ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga
të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu
ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm”. (Pausania
lib.VIII. 1.4). Sa kohë na është mëshefur kjo? Sa kohë nuk kemi guxuar ta themi
këtë?
“Kur
një popull nuk i mbron më lirinë dhe drejtat e tij ai bëhet i pjekur për
riskallavërim”,thuhej këto ditë në një shoqatë të rinjsh në Francë. E na sot ,
a po e çmojmë dha a po e ruajmë lirinë tonë? a po lejojmë që të na ndërhyhet në
rrjedhat tona? Nëse i huaji na shkruan historinë ,sado pak që e ndërron . dhe
sa do pak na e futë vetëm majën ; a pat suvereniteti arsimor . Të tjerat vijnë
më vonë, heshtas dhe sigurt.“Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë
është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse
njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës
ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë të kaluar dhe përgatitjen tonë për
të ardhmen. Profesori Pott-i mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është
përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as
gotikë, as sllavë, finik apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.
Ne
nuk duhet t`i frikohemi të kaluarës sonë dhe duhet ta pasqyrojmë ashtu si
ç`ishte me të mirat dhe të metat e saja.:
“
Shqiptarët janë racë vendore ( autoktone), së pari të njohur si pellazg pastaj
si Ilir.Historia e tyre është aq e vjatë sa bjeshkët e tyre” ((-JOSEPH K.
BOSTON and LEOPOLD CLASSIC LIBRARY )-
“
Shqiptarët e flasin dialektin pellazgjik me të gjithë pastërtin e
tij.”(EVANGELICAL ALLIANCE VOL. 3 1859 The Religious Condition of Christendom)
“
Gjuha e shqiptarëve është nga pellazgjishtja e vjetër “.”SIR HAMILTON ALEXANDER
ROSSKEEN 1954 Gibb: Encyclopedia of Islam )
“
Pellazgët ishin të parët që e futen shkrimin latin dhe janë shumë më të vjetër
se grekët (THE PRESENT STATE OF LETTERS, VOL. 8. LEIPZICK, MAY 2, 1731 )
“What
is now called Macedonia was in earlier times called Emathia. “E madhia /E madh
ie” is an pelasgian, illyrian and albanian word which means “You are Great” or
just “Greatness” (WALDEMAR HECKEL, JOHN YARDLEY in ALEXANDER THE GREAT )
Pra,
kë e pengon lashtësia e shqipeve ?