Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Me astronautin shqiptaro - amerikan, Admiralin Alan B. Shephard
E shtune, 30.03.2019, 10:35 AM
Me astronautin shqiptaro - amerikan, Admiralin Alan B. Shephard (Nëntor 18, 1923 – Korrik 21, 1998)
Shkruan Fahri Xharra
Ishte viti 1995 kur Greg Steffon, nga Worcester-i, faksoi në “Illyria” një artikull të botuar në një gazetë amerikane.Në fund i shtronte kolegut Isuf Hajrizi pyetjen: “A është shqiptar astronauti, për të cilin bën fjalë shkrimi?” “Të shohim ç’thotë At Arthuri (Liolini)”, - iu përgjigjëm në redaksi.
Një telefonatë në Kishën “Shën Gjergji” në Boston e zgjidhi enigmën. At Liolini ishte i informuar për astronautin William G. Gregory dhe për paraardhësit e tij, që kishin emigruar në Amerikë nga Shqipëria në fillimet e këtij shekulli. Pas kësaj, gazeta “Illyria” shkroi disa artikuj për Gregoryn, para se ai të nisej drejt hapësirave kozmike, në mars të vitit 1995. Kështu u bë i njohur për shqiptarët astronauti William G. Gregory.
Nga një person krejt i panjohur për ne, ai u bë shumë shpejt i famshëm e i admiruar për të gjithë kombin.Para se të nisej në kozmos, ai dërgoi një letër në redaksi. “Besoj se shqiptarët do të ndihen krenarë me sukseset që do të arrij në hapësirat e largëta”, shkruante Gregory i gëzuar, që ndër shumë kandidatë të tjerë ishte zgjedhur piloti i anijes kozmike, ekuipazhi i të cilës do të kalonte ditë të tëra studimi në hapësirë.
“ Jam i lumtur, por njëkohësisht edhe pak i shqetësuar, se unë do të jem drejtues i anijes, e cila gjatë gjithë kohës do të jetë nën kontrollin tim të plotë”, i tha gazetës “Illyria” piloti ynë, disa muaj para se të nisej drejt rrugës qiellore. Duke folur për programet e ardhshme të fluturimeve kozmike e të gjithësisë, ai shtoi se një ditë prej ditësh mund të kthehemi sërish në hënë, ndërsa për të shkuar në mars, nevojiteshin rreth 150 ditë.(marrë nga libri i Vehbi Bajramit;"Shqiptaret e Amerikës".)
Flamuri shqiptar është mbajtur gjatë fluturimit drejt Hënës, në vitin 1971
Tiranë - Flamuri shqiptar në miniaturë me shqiponjën dykrenare është mbajtur si simbol nga astronauti me origjinë shqiptare Alan B. Shepard, gjatë fluturimit drejt Hënës të anijes kozmike "Apollo 14", në vitin 1971. Faktin e dëshmon një fletë katërkëndeshe prej kartoni ku flamuri shqiptar ndodhet i ngjitur pranë një fotografie me ngjyra të anijes kozmike "Apollo 14", bërë në sipërfaqen e Hënës, e cila ndodhet në arkivin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Relikja është e autografuar nga Shepard dhe kozmonautët e tjerë dhe gjithashtu në të ndodhet mbishkrimi në anglisht ku thuhet se ; "ky flamur u mbajt si simbol deri në Hënë, në anijen "Apollo 14" gjatë ditëve nga 31 Janari- 9 Shkurt i vitit 1971 dhe është prezantuar nga admiral Alan B.Shepard, një kozmonaut me origjinë shqiptare". Shepard gjatë udhëtimit kozmik e mori me vete këtë flamur të kombit shqiptar, duke dëshmuar origjinën e tij shqiptare.
Fahri Xharra, 2013