E merkure, 09.10.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shembet rrena qindra vjeçare e Ulkonjës së Romës-skandal historik në Itali

E marte, 12.03.2019, 07:24 PM


Shembet rrena qindra vjeçare e Ulkonjës së Romës-skandal historik në Itali

Se me të vërtetë  historia është manipuluar për interesa të ndryshëm e sidomos historia e lashtësisë, këtë tani më e dimë. Lajmi që erdhi nga Italia që miti i  “Ulkonjës së Romës”  ishte një manipulim historik   i zu në esull fanatikët e historisë së rrejshme, ata u gjetën përballë të një vërteteje të dokumentuar nga historiani, arkeologu dhe  publicisti shardan ( nga Sardenja e Italisë ), Leonardo Melis-i .

Të jemi të vetdishëm që historia duhet të shkruhet ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta lexojmë me shekuj, kjo vlenë posaçërisht për ne shqiptarët që me shekuj ishim të bllokuar dhe nuk kishim gojë të flasim. Ne duhet të kërkojmë të vërtetën tonë me një punë sistematike nga njerëzit e ngritur dhe të bindur në të vërtetën shqiptare.

Përderi sa filozofi gjerman, Martin Heidegger  (1889-1976)e thoshte që ““Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”., unë do e them , nëse historinë dhe shkrimin e historisë ua lëmë  vetëm në duar të historianëve institucional , e pat historia e jonë. E po ,nuk po i ua lë vetëm atyre se ata po flejnë, e nuk po shohin se historia e jonë po tjetërsohet nga  falsifikimet e porositura nga  qofëtlargët.

Leonardo Melis ka lindur në vitin 1949 në Setzu , komunë italiane me 140 banor, nga Sardenja Jugore. Publikimet e tia të përkthyera në shumë gjuhë janë : -2002 - Shardana: I popoli del mare, PTM Editrice - Prima Tipografia Mogorese, Mogoro, ISBN 8887393028 (8 ribotime) -2008 - Shardana: “I calcolatori del tempo”, PTM Editrice - Prima Tipografia Mogorese, Mogoro, ISBN 8887393478, -2008 - Shardana: I custodi del tempo, PTM Editrice - Prima Tipografia Mogoree, Mogoro, ISBN 8887393516-2010 - Shardana: Jenesi degli Urim, PTM Editrice - Prima Tipografia Mogorese, Mogoro, ISBN 978-88-87393-75-0 ,-2012 - Shardana la Bibbia degli Urim.

Kemi pra të bëjmë, së pari me një njeri guximtar, njohës të mirë të antikes dhe hsitorina i vërtetë i të  vërtetës historike. Me librat e tia , ai i ka thyer bindshëm “kallypet” historike të shkruara në shekujt e fundit.

Temën e” Ulkonjës së Romës “ e morra nga një njeri shumë i kualifikuar dhe i mirënjohur në Itali dhe botë, nga Leonardo Melisi, autori i shumë librave historik, e më i lexuari nga to, librin me të cilin e rishkruar një pjesë të historisë  : ““Shardana i Popoli del Mare” –“Shardanët, popujt e detit “. Pra me guxim dhe krenari,i morra disa rreshta nga postimi i tij - LA LUPA ROMANA: Cade un altro Mito.

Kur  Leonardo, po quaj vetëm me emër sepse e kam edhe mik virtual, doli me titullin e studimit të tij: ”ULKONJA E ROMES- Ra edhe një mit “ pati reagime të shumta në qarqet arkeologjike, historike dhe mediatike të Italisë, të gjitha me një vlerësim dyshimi dhe skepticizmi, përçmimi dhe ironizimi por asnjë me ndonjë të “vërtetë “ të tyre që do e thyenin Leonardon dhe shkrimin e tij të madh.

Ulkonja, nuk ishte e vërtetë të ishte një shtazë që e ushqeu Romulin, si jemi mësuar të dëgjojmë e të lexojmë, por Romulin  saktësisht e rriti një  grua “ qumështdhënëse “.

Emri” ulkonja” -"lupa" e tregonte jo personin ( njerun , apo në rastin tonë, ulkonjën ) por kjo ishte një  punë apo kujdes  më i vjetri në botë. shikoni fjalen lupanere.( lupanare- thitje gjinjsh, nga muzeu i Pompeit fxh)

Pastaj vazhdon : Gjithashtu nëse i referohemi ulkonjës nga brozi e tila e jep një vepër artistike ( që gjendet në Museo dei Conservatori e ora in Campidoglio ) s` është gjë tjetër vetëm se një falsifikim. Përdryshe, ulkonja e brozit ishte etruske, pa bineqët Romulin dhe Remin  të cilët u “ bashkangjitën” shumë shekuj më vonë – në shek. 15-të pas Krishtit.

Herën tjetër më shumë për këtë temë.

Fahri Xharra, 03.03.19

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora