E marte, 08.10.2024, 06:29 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Cila ishte shqiptarizma e imagjinuar e historianit M. Pirraku?

E merkure, 27.03.2019, 08:55 PM


Cila ishte shqiptarizma e imagjinuar e historianit M. Pirraku?

Historiani Muhamed Pirraku pë librin e tij : “JO Katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar” shkruante, citoj :  “Shkruarja e këtij libri është nxitur nga të zezat e njerëzve tanë, ndaj është zë nga thellësia e qenies së ndërgjegjes sime, protestë kundër dhunës psikologjike fetare mediale të Kishës Katolike të Kosovës, tepër minore, ndaj masave shqiptare myslimane dhe qenies historike të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Është album i dëshmive për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik fetar e kulturor të Kosovës - pjesë e pandashme e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. (No to Cathedral in the name of imagined albanisme ( second edition , Prishtinë 2003)

(Prof. Dr. Muhamet Pirraku lindi në fshatin Flamuras të Drenasit (në Drenicë), më 12 tetor 1944 dhe vdiq më 30 janar 2014. Prof. Dr. Muhamet Pirraku punoi si këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës gjerë në pension.)

Historiani i ndjerë  në botimin e dytë të librit shkruante : “ Libri u është dhuruar kryesisht intelektualëve me karakter fetar të luhatur nga ndikimi patriotik ateist enverist në emër të shqiptarisë. Ndikimi pozitiv i librit është i madh. Dhjetëra profesorë universitarë, dhjetëra shkrimtarë e kritikë letrarë, dhjetëra studiues të kulturës, dhjetëra historianë, dhjetëra publicistë, dhjetëra analistë politikë, veprën pamfletike, Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar,e quajnë të arritur shkencërisht, unikat në mendimin tonë shkencor, kulturor dhe shoqëror, të balansuar kombëtarisht dhe fetarisht, të duhur për momentin historik të kombit shqiptar në mjegullnajë katërçipërisht. “

Rolin e kujt e luante historiani ? Cila ishte ajo shqqiptari e i maginuar ?

Ç`thoshte Ragip Gjoshit, gazetar, publicist, krijues letrar dhe komandant për moral në radhët e UÇK-së  për librin : ” Profesor dr. Muhamet Pirraku, autor i shumë studimeve dhe publikimeve, njëri ndër studiuesit e historisë së kulturës në Kosovë, sjell një vistër faktesh shkencore për identitetin e kombësisë shqiptare dhe për identitetin historik, fetar e kulturor të popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme e tërësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Në libër autori dëshmon tapinë e autoktonisë së shqiptarisë, identitetin fetar plotë tolerancë, ndër shekuj, dhe, sipas tij, dikush dëshiron ta ngre lugat mesjetën! “

Prof.Ass. Dr. Akad.Ragip Gjoshi vazhdonte:  “Me një guxim qytetar dhe intelektual, Pirraku radhitet, pas reagimeve të vyera të intelektualëve: Mehmet Kraja, Sadri Fetiu, Bislim Lokaj dhe Ilir Krasniqi, por me argumente proveniencash të shumta dhe me qasje shumë më të përkushtuar për ta treguar shkallën e rrezikshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Kosovës.” ( Kryetari i Kosoves e kërkonte ndertimin e Katedrales fxh. ) “,

Sipas Gjoshit : “Kështu, për të përmbysur skenarët e rinj të tij, autori i librit mbështetet edhe në konstatimin e Mehmet Krajës, se “vendimi për ndërtimin e Katedrales në qendrën e një qyteti ku 99.9% e popullsisë është me përkatësi fetare myslimane, që është kryeqyteti i një vendi po me këtë përkatësi, mbi 95%, është vendim kryekreje politik”.

Ne libër citohet, Dr. Sadri Fetiu  qe paska thënë se;”Katedralja në qendër të Prishtinës reflekton mjerimin tonë shpirtëror, fukarallëkun tonë mendor dhe poltronizmin tonë shekullor ndaj të huajve, që kanë vepruar pothuajse gjithnjë kundër interesave tona kombëtare”.

Dr. Fetiu paska pasë shkuar shumë largë duke thënë se: “nëse ndodh kjo është mirë që në vend të Fakultetit të Filologjisë të ndërtojmë një Çmendinë me përmasa gjiganteske, për ta vendosur në të gjithë budallakinë që ka lulëzuar në kokat e disa politikanëve të dorës së parë dhe të një pjese të elektoratit të tyre”.

Studjuesi Pirraku – shkruan Ragip Gjoshi, :” përveç ideatorëve të këtij vendimi, në shënjestër ka vënë edhe “intelektualë” e “akademikë”, si Ali Podrimja, për mbështetjen e idesë së ngritjes së kësaj katedraleje, siç kritikon edhe matrapazë të tjerë të letrave tona dhe të tarafeve të ndryshme intelektuale e politike.”

Cila ishte “ shqiptarësia historike të Kosovës” sipas Pirrakut? E njëjtë me atë të Rexhep Qosjes.

Ndaj, libri Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, një ditë do të shërbejë bazë e aktakuzës kundër atyre të cilët, për dashurinë ndaj fesë së Krishtit, sakrifikuan unitetin kombëtar, dhe shqiptarësinë historike të Kosovës.- e përfundon Muhamet Pirraku .

Sa më dhimbëset Kadareja që është angzhuar aq shumë me Akad. Rexhep Qosjen !

Miq të dashur, nëse e lexoni këtë “kryevepër” të Muhamet Pirrakut, atëherë do të bindeni se pse Serbia është aq  këmbëngulëse në kërkesat e saja ndaj Kosovës.

Nëse edhe ky historian ka qenë si këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës gjerë në pension, atëherë e arsyetoj plotësish AG Apollonin kur shkruante :” Instituti Albanologjik i Prishtinës nuk është institucion shkencor, por fetar. Këtu po shoh disa punonjës të institucionit albanologjik, këtij institucioni i mungon vetëm minarja dhe nuk është institucion shkencor” .

Fahri Xharra,26.03.19

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora