E hene, 11.11.2024, 01:24 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbët e vjedhin edhe 'Shotën'

E enjte, 25.04.2019, 07:13 PM


Serbët e vjedhin edhe “Shotën“

Shkruan Fahri Xharra

Serbët po e vjedhin edhe “Shotën” , jo Shote Gali cën se nuk e duan por vallen e “Shotës “   Ja edhe një arsye që Serbisë t`i shemben gënjeshtrat , duhet reaguar , sepse ata po propagojnë: “ Nije "šota" šiptarska   ( Vallja e “Shotes” nuk është shqiptare ) “

Serbët shkruajnë :” ŠOTA nije albanska re?, ni albanska pesma, to je ?isto srpska pesma, Šotka i Šotan su srpski bra?ni par koji o?ekuje prinovu.” ( Shota nuk është fjalë shqipe e as këngë shqipe, kjo është këngë e pastër serbe. Shotka dhe Shotani tek serbet quhet çifti i ri bashkëshortor , që e pret lindjen e fëmiut të parë )

Më tej në burimet serbe lexojmë: “ Të fillojmë nga emri. Emri “Shota” nuk ekziston në gjuhën shqipe dhe nuk e ka  asnjë kuptim. Cili është ai popull normal ,i cili e quan një valle të tij kombëtare , emri i së cilës në atë gjuhë nuk do të thotë gjë? Edhe nëse kjo është valle shqiptare (šiptarska igra ), atëherë pse shqiptarët nuk e kanë asnjë valle tjetër kombëtare. Pse nuk ditën të bëjnë diçka tjetër të mrekullueshëm si vallen e Shotës? Ndoshta ka lindur ndonjë kompozitor tjetër që të bënë një “Shotë” të re? “

Me të vërtetë serbët janë shumë qesharak në arsyetimet e tyre, kur vjedhin historinë.

“Shqiptarët (Šiptari ) nuk kanë vargje të shkruara në gjuhën shqipe që të krijojnë një vepër të tillë arti , si vallja “Shota” . Cili popull i bën këngët e tija kombëtare në një gjuhë tjetër , e cilat bile as që nuk ngjajnë ndër veti ?” –pyesin veten , serbët.

“ Nisu, valjda, Šiptari pravili pesme na srpskom jeziku?” shkruajnë ata  .( Vallë , shqiptarët të bëjnë një këngë në gjuhën serbe ?)

Burimet shqiptare : “Shota është një valle  karakteristike e luajtur nga valltarët, me tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë, mashkull femër,  (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet  me një ritëm mbresëlënës që zgjon emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga vendi në vend.”

Vallja e Shotës ka qenë edhe në repertorin e Orkestrës Filharmonike të Beogradit, versioni i përpunuar nga kompozitori i njohur kroat,  Josip Sllavenski,  pastaj Rexho Mulliqi e të tjerë.”.

Ansambli  “Shota” . Ky ansambël po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin e valles së “Shotës” vallja më karakteristike dhe më e njohur te të gjithë popujt e Ballkanit,

Duke parë se kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka  në mesin e këngëve e valleve për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin e valles e cila sipas tyre i përket gjuhës serbe.

Histeria serbe vazhdon:  “ Sikur të pyesnim të huajt ,  se e kujt është “Shota” ? Pergjegja kishte me qenë : e serbëve.  Fjala “„šota" ( sipas serbëve ) në folmen e serbëve te Kosovës (žargonu kosmetskih Srba) do të thotë gruaja shtatezanë që i ngreh këmbët si “shota”  .

Sipas tyre : “Kënga e “Shotës “ ka lindur në rrethin e Prizrenit , luhet në taktin 7/8 sikur ashtu  këngët tjera serbe të Kosmetit : „Razgranala grana jorgovana", „Cveto, kalušo", „Baš mi je merak"

Edhe unë kisha dashur që të konsultohet këngëtari  i Prizrenit ( shqiptar ortodoks) Jordan Nikoliqi i cili sipas serbëve paska qenë themelues i  Ansamblit “Shota “  se e kujt është kënga dhe vallja “Shota”?

Ne serbëve iu themi : Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në mesin e valleve si “Vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave” dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit,  por  sipas mendimit tim lidhet me traditën historike, me  një  apo disa personalitete të caktuara të historisë së rezistencës shqiptare, e cila i akordon traditës të pashkëputur të historisë sonë kombëtare, e njohur për kontributin madhor që ka thënë femra në jetën shoqërore, dokesore, në historinë e shtetit, të rezistencës dhe të luftërave çlirimtare. Në të gjitha luftërat tona çlirimtare prej kohës së Skënderbeut e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, femra ka luajtur rolin e vet historik, të pamohueshëm.

Ne serbëve iu themi , mos e rreni botën se edhe vallja “Shota “ si dhe hajnitë tjera që ia keni bërë këtij populli , me të futur Kosova në Unesko   do të iu dalin në shesh . Po i kuptoj të mjerët se ndoshta përfundimisht e vërteta shqiptare e Kosovës në mënyrë të dokumentuar do të del në shesh.

Unë po e vazhdoj shkrimin tim me karakteristikat e popullit tonë e në këtë rast të grave  historike shqiptare:  “Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i femrës shqiptarë në luftë  dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka qenë  më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune,

kroate e të tjerë.

Vetëm në kohën antike, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena,  Andromaka, Elektra, Penelopa,  Antigona, Medea  e shumë të tjera.  Kurse në luftërat e Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër,  Laskarina Bubulina ,  e cila  ishte  me origjinë suljote, arvanitase. “

Pra , puplat apo pendlat e rrenave serbe duhet    të bijnë për tokë , vërtetë  ato mbanin nxehtë por ishin të huajat.

Fahri Xharra, Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora