E premte, 04.10.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kultura e Butmirit –heshtje e historiografisë shqiptare

E hene, 01.04.2019, 07:51 PM


Kultura e Butmirit –heshtje e historiografisë shqiptare

shkruan Fahri Xharra

Jo rastësisht e postova një shprehje t `imën  “ Më lëreni ta shkruaj të vërtetën edhe nëse ajo ju lëndon “, e cila kishte për qëllim që mos të bëhemi “urë gjithëkujt” dhe të mohojmë të kaluarën tonë historike, lashtësinë tonë të pa ditur nga ne, dhe humbjen e vlerave tona si komb që jemi shumë kohë para historisë.

Sot do të iu barti kureshtjen në një histori që me provat që janë, është më e vjetër se 7 mijë vjeçare. Provat i kanë të tjerët sepse ne nuk jemi më andej pari. Por , bile të flisnim së paku do të zgjonim interesimin shumë të madh për ne dhe mbi ne. Gjithnjë vlen ajo se vetëm atëherë, kur historia e Arbërve, do të zëre vendin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore, vetëm atëherë, historiografisë së lashtësisë, do t’i kthehet MORALI i saj shkencor.

Sarajeva e sotme ishte dikur Butmiri, Butmiri me kulturën e tij e cila ndahet në tri epoka historike:

-Butmiri  I, 5100 - 4900. vjet p. e. s.

-Butmiri II, 4850 - 4750.vjet p. e. s (vendbanimet e gjetura, rezultatet  vitit 1979),

-Butmiri  III, deri  4500. Vjet p. e. s  (Gimbutas, 1974, 16) (rezultatatet e vitit  2002. ).

Pra Sarajeva e sotme e ka një histori shumë të lashtë që nga koha e gurit

Në Basenin e Visokos, është vërtetuar se kishte fshatra  të organizuara , 5100 vite pes., janë gjete gjurmët e fortifikatave me një plan të caktuar.

Gjatë kohës së Neolitit, Sarajeva dhe në gjerë ishin burimi i Kulturës së Butmirit. Afër  Ilxhes së Sarajevës aso kohe jetohet dhe veprohej.

Historikisht nëse flasim, “Kultura e Butmirit” është vend-gjetje arkeologjike më e vjetra dhe më e njohura nga Neoliti i vonshëm. E dini që është  zbuluar tek në vitin 1893, në kohën e Austro-Hungarisë ?

Sipas njohurive, Kultura e Vinçës është nja 2 mijë vite më e vjetër.

Si zakonisht në atë kohë edhe këtu ishte e zhvilluar blegtoria dhe bujqësia, pa e harruar peshkimin. Kulti i femrës ishte feja e banorëve të kohes,

Kulti i femrës ishte feja e banorëve të kohës, që shihet në figurinat e gjetura.

Në kulturën e Butmirit, sipas artefakteve të gjetura, edhe arti në mënyrë të vet ishte i zhvilluar, i gjetur në gjetjet nga qeramika . Veglat e kohës shihen ne foton që vijon.

Të gjitha eksponatet janë të ruajtura në Muzeun e Sarajevës

Ku ishim tek roli i femres, të shtojmë që deri më sot janë gjetur 72 skulptura të tilla Trupi

Trupi u gruas, 488 vite para eres sonë, ku shihen edhe detajet e veshjeve,- fustani, shalli dhe zbukurimet femrore.

Ishte edhe koha e matriarkatit, dhe në figurat e grave shihet jeta e gjallë shpirtërore.  Gruaja shikohej si perendeshë –simbol i pleshmërisë Ena nga qeramika

Ena nga qeramika , e vjetër mbi 6800 vite Burimi :

Burimi i informatave:

-  Arheološko podru?je – prahistorijsko naselje u Butmiru, op?ina Ilidža, proglašava se nacionalnim spomenikom Bosne i Hercegovine -Komisija za o?uvanje nacionalnih spomenika, Službeni glasnik BiH 82/07

- https://zemaljskimuzej.ba/bs/arheologija/prahistorija

Duhet të flasim për ilirët, të cilë jetoni në Sarajevë e më gjerë, ata i takonin  Mbretërisë Ilire të Desideatëve.

Fahri Xharra,18.03.19

Gjakovë

Cilët ishin Desideatët? – Fahri Xharra

Populli i vjetër i Neolitit të hershëm u njohë që në antikitet si populli Ilir. Kurse toka e banuar rreth lumit Bathinus ( Lumi Bosna) në veri dhe rreth lumit Urbanus (Vërbas) në perëndim e deri te Rogatica në lindje quhej dhe njihej si principata e Desideatëve.

Desideatët e kishin një prani të theksuar në tokat ku sot është Bosna, që nga shek IV prK e deri në shek e III-të të epokës sonë Shënimet e vjetra historike e përshkruajnë jetën e Desideatëve dhe këtë e dokumentojnë materiale të pasura të gjetura në hulumtimet e ndryshme arkeologjike. Desideatët i takojnë grupit autokton Ilir që kishte jetuar në tokat e tyre në Bosnën e sotit.

Në shek. XX, u filluan me të madhe hulumtimet e rëndësishme për Desideatët dhe padyshim që ky popull është një nga komponentët kryesore të qenies etno-kulturore ilire e cila shtrihej që nga Adriatiku jugor dhe deri te lumi Danub në veri. Desideatët jetonin në qendrën e botës së madhe ilire.

Batoni i vërtetë, Mbreti I desideatëve

Pra kjo tokë ishte pjesë e Ilirisë deri në okupimin romak. Dhe Imperatoria Romake më vonë gjatë vitëve 337 e deri 395 psK e okupoi, kështu që edhe Desidatët u bënë pjesë e Imperatorisë Perendimore Romake. Disa thonë që ky regjion gjatë vitit 455 u sulmua dhe u pushtua nga Ostrogotët. Më vonë, në fillim të shek VI-të Imperatori Justiniani e futi ,ndër Bizant.

Desideaatët kishin formuar bashkësi të mirë organizuar politike,dhe ky proces e kishte arritur kulmin me ndërrimet e mëdha që i solli epoka e hekurit. Në këtë epokë u formuan Desideatët si mbarëvajtjes të njohur të antikës me organizimin e tyre të mahnitshëm dhe funksional politik, e cila në në shekujt që vijnë pas i karakterizoi Desideatët si një bashkësi të madhe me struktura të definuar politike, shoqërore dhe ekonomike; e kjo falë mendjes së tyre dhe pozitës së përshtatshme gjeografike, të pasur me xehe dhe me një tokë të pëlleshme bujqësore.

Në tokat e dikurshme të desideatëve janë gjetur një numër i madh i fortifikatave , vendbanimeve dhe fshatrave të banuara nga ata. Është gjetur një numër i madh i nekropoleve dhe varrezave,me të cilat dokumentohej zhvillimi i lartë kulturor dhe shpirtëror i Desideatëve. Ne vendin e sotëm të quajtur Kamenjaqa ( Bosna e sotme) gjendet nekropole shumë e rëndësishme. Nga hulumtimet na del që ata e kishin të zhvilluar një kulturë të lartë fetare. Kurse Kultura e Glasinës ( komuna Sokolac) ishte një qendër tjetër e rëndësishme e zhvillimit të stilit gjeometrik si shprehje autoktone e artit të Ilirisë perëndimore.

Sipas Romakëve, Ilirët ishin trupgjatë dhe të ndërtuar bukur, Herodianus-i shkruante se Desideatët, se ishin të gjatë, të fuqishëm dhe gjithmonë gati për luftë kur rrezikoheshin. Shkruhej për ta se popull i vjetër që jetonin nga peshkimi, gjuetia dhe bujqësia. Ata ishin të njohur edhe si luftëtarë dhe piratë. (Në çdo literaturë romake ilirët, cilësoheshin edhe piratë; kjo sipas hulumtuesve ishte një pretekst për sulme ndaj tyre. Edhe sot për ne e njëjta.) Por zbulimet kanë treguar pra të kundërtën se Ilirët kishin edhe lidhje paqësore tregtare me Romën. Ata luftuan jo vetëm kundër Romës okupatore dhe grekëve kolonizues por edhe kundër çdo sulmi tjetër të fiseve barbare.

Pas “tre” shekujsh të pavarësisë politike, Desideatët u shtiren për dhe nga Imperatoria e re e formuar ajo e Romës të cilës i printe imperatori Augusti ( koha e tij e sundimit ishte nga viti 27 prK e deri në vitin 14 ,psK. )Pas kësaj kohe mbetën si pjesë e provinces romake të Ilirikumit , ku kishin një autonomi teritoriale dhe administrative -peregrini ( shikoni , statusin e qytetarit të lirë por edhe jo atij të qytetarit të Romës?) (Stip?evi?, Aleksandar (1989), Iliri: povijest, život, kultura,, Školska knjiga Zagreb)

Vendi heroik më në zë, në mbrojtje nga romakët ishte Arduba, e cila hyri në analet historike të Romës si e admiruar. Rrezistenca e ilirëve të Batonit ishte aq e madhe sa që Tiberit (iusi) iu deshtë shumë herë të tërhiqet me panik nga fushëbetejat , dhe më në fund gjenerali Germanikusi i mundi. Në atë kohë Batoja ( Batoni) u kap dhe u dërgua në Itali. Baton i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në qytetin Ravenna (Iali)

Bato- ja ishte zotëriu i luftës që i udhëhoqi Desideatët në Revoltën e madhe Ilire kundër Imperatorisë Romake,viti 6-9 i epokës sonë Shkruhet se ai ka lindur rreth viteve 30 prK në Bosnën e Epërme. Batoni pra, ishte dhe i përkiste fisit vendas të Desideatëve dhe i njohur në analet historike si njeriu më kritik e në kohën më kritike në udhëheqjen e popullit të tij desideat kundër Romës. Perigrinët, desideatët e robëruar ( që nga viti 33 prK) e kishin kryeqytet Salonën ( Splitin ) në detin Adriatik.

Revolta ilire mori krye si pasojë e një shtypjeje të padrejtë si dhe si pasojë e rekrutimit të pa masë të Ilirëve në luftërat më të vështira, të cilat i udhëhiqte Tiberiusi. Populli desideat ishte lodhur nga ai lloj i robërimit dhe kështu Batoni i Desideatëve u gjend në ballë të fisit të tij në luftë kundër Romës.

Është për tu përmendur se historianët e cekin posaçërisht që luftëtarëve Ilir iu bashkëngjiteshin edhe gratë, fëmijët dhe pleqtë- me një fjalë i tërë populli. Romës iu deshën që të angazhonte 15 legjione të vet si dhe aleatët tjerë të Thrakisë, pra mbi 200 000 ushtarë dhe trupa ndihmëse. Romës iu deshën tri vjet për shuarjen e kryengritjes desideate. Historiani romak Svetonius, shkruan se kjo luftë ishte më e vështirë se luftërat e njohura Punike, 200 vjet më vonë.

Duke shfletuar shkrimet , hulumtuesit e kanë gjetur se Appiani e përmend Daisioitë( Dessii) . Ky udhëpërshkrim nëpër Ilirikum (35-33 prK në ekspeditat e Oktavianit) i përmend këto toka dhe këta njerëz të kohës si një nga komponentët më të mrekullueshëm të Ilirisë . Nga kjo mendohet qe emri i tyre Daisioi rrjedhe nga fjala shqipe “Dashi”.

Te flasim për një nga karakteristikat e shumta të Desideatëve. Ilirët në përgjithësi e kishin të lartë kultin e të vdekurit, të cilët i varroseshin me të gjitha çka kishin të veshur, ashtu edhe Desideatët. Rripi i luftëtarit bënte pjesë gjithashtu edhe si shenjë për në botën tjetër. Në varrezat e Desideatëve janë gjetur shumë sende e ndër to edhe rripi i luftëtarit Ilir. Ashtu luftarak që ishin, ushtarët desideat dalloheshin ndërveti me anë të rripit me anën e të cilit rangoheshin në hierarkinë e luftës. Çdo ushtarë e bënte rripin vet, të zbukuruar me ornamente nga metalet e kohës si bronzi dhe më vonë argjendi.

Rripi paraqiste kultin e luftëtarit Desideat nga zbukurimet dhe sasia e metalit të kohës të shkrirë në ornament i jepte atij statusin e të pasurit në shoqërinë desideate.

Gjithnjë vlen ajo se vetëm atëherë, kur historia e Arbërve, do të zëre vendin që i takon në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore, vetëm atëherë, historiografisë së lashtësisë, do t’i kthehet MORALI i saj shkencor.

Fahri Xharra 11 Maj, 2015



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora