Mendime » Xharra
Fahri Xharra: 'Car' Dushani s'ishte serb, sepse nuk kishte serb aso kohe
E shtune, 06.07.2019, 11:31 AM
“Car” Dushani s `ishte serb, sepse nuk kishte serb aso kohe
Shkruan
Fahri Xharra
Me
20 Dhjetor 1355 kishte vdekur i vetshpalluri “mbret “ Stefan Dushani , të cilin
nuk e pranoi askush nga fqinjët. Ishte i fisit Nemanëve të Dukles ( me
prejardhje dokleate). Çudi e madhe se si
Njegoshi, ( i cili e mbante veten për serb e ishte me origjinë malësori në “
Kurorën e maleve’ i këndoj me aq dashuri “ Se si ditën serbët të lindin Dushanin” ("zna Dušana rodit
Srpka" ) kur as vet as Dushani nuk ishin serb. Tek e fundit serb nuk
kishte.
Miroslav
Qosoviqi në shkrimin e tij :Dragulju istorije: Caru Dušanu niko nije priznavao
carsku titulu” shkruan se Njegoshi i kishte dy qëllime politike, largimin e
otomanëve dhe “ngjalljen” e një kombi të
ri të Malazezit në gjiun e kombit serb që aso kohe filloi të lindë.” Kurora e
maleve” e Njegoshit është botuar në
vitin 1846 ( Gorski vijenac je ep napisan narodnim, crnogorskim jezikom 1846.
na Cetinju.)
Ideologjia
politike serbe e Njegoshit e kultivuar
nga Sima Sarajlija ,bazohej në madhërimin e Daushanit dhe historisë së tij. Ajo
ide e realizur me mjeshtri ia mundësoi një pakice pa identitet që nga “ Pashallyku i Beogradit “ të shekujve
18-19-të “ te fitojnë” të drejtën
“historike” të Serbisë së Madhe. Pra, Njegoshi e rriti kultin jo vetëm të
Millosh Obiliqit dhe Kargjorgjes por edhe të
Dushanit.
Dushani
përshkruhej si një hero i madh icili pushtoi toka të huaj dhe e zgjeroi shtetin
e tij.
Kjo
nuk është e vërtetë- shkruan Miroslav Qosoviq, i cili me të madhe por me fakte
e lufton serbizmin tek malazezët . Por, falë Qosoviqit edhe ne po e mësojmë
historinë e rrejshme serbe.
“
Sikur të pyesnim ndoj kë se cilat ishin luftërat e “ Car “ Dushanit, nuk do të merrnim
përgjegje sepse ai nuk e kishte asnjë luftë kundër Bizantit. (Mit o Dušanu kao
velikom vojskovo?i: Kad bi danas pitali stanovnike Srbije i Crne Gore znaju li
za bilo koju veliku Dušanovu pobjedu nad Vizantincima, niko ne bi znao ni za
jednu, jer takve i nije bilo. Dušan je zapravo iskoristio gra?anski rat u
Vizantiji i sa relativno malim snagama i u malim bitkama osvajao, a neki
gradovi i oblasti su mu se jednostavno predavali. Za tih desetak godina koliko
je carevinatrajala, u pojedinim oblastima koje su mu priznavale vlast
vjerovatno noga srpskog vojnika nikada nije ni kro?ila.)
Në
librin ‘ Rrënja e Shenjt e Nemanjes” (www.rastko.rs ) Željko Fajfri? shkruan :
“ Përshtypje e sigurtë është që vdekja e Andronikut III, Dushanit i solli fat…
E njohur është taktika e tij e sulmeve të disa qyteteve dhe kështjellave, por
sa ishte gjallë Androniku III , gjë e tillë as që mund të merrej me mend.
“Dushanov
zakonik 1349, Ligjet e Dushanit janë një kopje bullgare :” "Servie, Dioclie, Chilmie, Zente,
Albanie et maritime regionis rex, nec non Bulgarie imperii partis non modice
particeps et fere totius imperii Romanie dominus." (Miodrag Purkovi?,
Srpski patrijarsi srednjega veka, Dizeldorf, 1976, str 14)
Nëse
e shikojmë hartën e më poshtem nuk shohim asnjë serbi as të madhe e as të
vogël. Ishte kjo shtrirja e Peshkopatave ortodokse e Ohrit dhe e
Konstantinopojes të cilat tregojnë se
nuk kishte serb këndej pari. Peshkopata e Ohrit ishte bullgare , kurse ajo e
Konstatinipojes greke.
Fahri xharra, 18.04.19
Gjakovë