E merkure, 09.10.2024, 07:31 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: A është e mundur që Bjeshkët e Nemura, dikur të quheshin Bjeshkët e Trojës?

E diele, 07.07.2019, 11:06 AM


A është e mundur që Bjeshkët e Nemura, dikur të quheshin Bjeshkët e Trojës?

Shkruan Fahri Xharra

E bëra pyetje sepse shënimet janë të pakta ose s`ka asgjë të shkruar nga shqiptarët për këtë fenomen.Çudi, se sa pak besim që kemi në të kaluarën tonë !Por, si do qoftë nuk është e kotë nëse ia nisi një temeje e cila do të rezultojë me debate si hapje syve  dhe kërkim më të thelluar të fakteve.

Serbët në qëllimin e tyre falsifikues të historisë së lashtë shpesh i tregojnë disa gjëra për të cilat as që na shkon mendja. Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve  që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltet etj. iu “takon” atyre (? ) . Ata e kanë një qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetës sonë, pastaj ata nuk kanë certiifikatë të lindjes ( sepse as vet nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalë  nga dalë dikur “bëhen autokton “ dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.Mos e dhasht zoti !

Pas Kongresist të Berlinit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe pastaj sidomos pas Konferencës së Londrës kur i vulosen kufinjt e tyre të  rinj- kufij, që as në ëndërr nuk i kishin parë,  e filluan sllavizimin ( serbizimin ) e çdo  gjëje shqiptare.

Me qenë se jam tek “ Bjeshkët e Nemura” atëherë duhet të përmendi emrin e autorit të këtij emërtimi. Fjala është për armikun më të madh të emërtimeve të lashta dhe vendore shqipe, Prof. Jovan Cvijiqin.

Jovan Cvijiqi ( 1965-1927 ) ka qenë shkencëtar serb, themelues i “Shoqates serbe të gjeografëve”, kryetar i Akademisë mbretërore serbe dhe rektor i Univeristetit të Beogradit, doktor nderi I Univeristeeve të Sorbones dhe Pragës, është marr me gjeografinë shoqërore dhe ate fizike, gjeomorfologjinë, etnografinë, gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë. Eshtë themelues i gjeografisë serbe (nga Slobodan  Jarqeviq:” Cvijiqi iu humbi emrin Maleve të Trojes “ )

Pra, një erudit i madh për fatin tonë keq !

Prapë po dal aty që e thash në fillim  që serbët aso kohe e donin  që të jetë çdo  gjë serbe, duke i humbur gjurmët e vendorëve ( neve, pra ! ), por gjërat kanë ndryshuar  dhe tani çdo gjë është e tyre, duke na injoruar në tërësi . E thashë edhe më lartë , çdo gjë pellazge,ilire, greke dhe së fundi edhe trojane. ( sipas tyre, lufta e Trojës është zhvilluar në mes serbëve dhe grekërve në Shkodër ! )

Kështu, ata kërkojnë aq shumë në dokumentet e lashtësisë dhe iu përshtasin nevojave dhe qëllimeve të tyre. Në thelb ato për çka shkruajnë përputhen me datat dhe vendet, por lojtarët e asaj ngjarjeje historike “ janë “ serbët . O Tempora ! O Mores !

Jo vetëm Slobodan  Jarqeviq por gati e gjithë Akademia Serbe, ia sheh për të madhe Cvijiqit se si nuk e ka ditur që”  Prokletije”( Bjeshkët e Nemura ) qenkan quajtur Malet Trojane ( Monte Trojana “„????? ???????“ -„????????? ???????“ , po aty.)

Serbët plaçkites të historisë për këto Malet e Trojes e kanë gjetur burimin si ku është shkruar e emri i vërtetë i këtyre maleve- bjeshkëve.

Autorët serb shkruajnë “ që është një çudi e madhe se si një intelektual aq i madh ( Jovan Cvijiqi ) të mos i kishte njohur hartat më të njohura të popujve dhe shteteve të Europës të botuar në Venedik më 1690, në të cilën Bjeshkët e Nemura quhen Bjeshkët e Trojes. Autori i hartave, ishte kartografi i njohur europian Vinçenco- Maria Koroneli i lindur në Ravenë në vitin 1650 “

Pra, një e vertetë është se ato 400 hartate e 1690-tës egzistojnë si  dhe kapitulli i posaqëm         “Hartat e Ilirikumit”. Këto harta janë përkthyera në të gjitha gjuhët e Europes Perëndimore.

Studjuesi serb shkruan : “Malet e Nemura” të Cvijiqit janë mirë të shkruara si “ MontiTroianae” (Bjeshkët e Trojës ) dhe habitet se si ai nuk i ka pa.(?? ???? ?? ???? ????????? ?? ??? ??????????????? ? ????????? ?????? ? ???????? ?? ?? ????? ?????? ???? ????? ?? ???? ? ?? ???? ??????? ?? ?? ??? ??????? ??????? ?????? ?? ???????????? ??? ?? ?????? ?????????? ????? ??? ? ?? ??????????? ???????? ???? ? ??? ???? – ?????: „???????“, „???????“, ?? ? ????? ??????? ?????????? ?????????: „???????“. ? ???? ??, ??????, ??????? ????????? ??????? ? ??????? ???? ??????, ?? ????? ????? ?? ???? ?????????? ????? (????). )

Duke shetitur nëpër hartat e Bjeshkëve të Nemuar, shihet qartë se edhe sot janë dy maje të larta    “Trojana e Madhe “ dhe “ Trojana” . Çdo dyshim të heqet kur i sheh këto emërtime  edhe sot, dhe nuk kemi asnjë spjegim shqiptarësh.

Por me keqardhje po ia përsëris fjalët e Kadaresë :”Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale.Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë. Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë. (Ismail Kadare lidhur me "Krimet e pandëshkuara të komunizmit")

Fahri Xharra,05.07.19 Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora