Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kleopatra e Epirit, motra e Lekës së Madh
E diele, 11.08.2019, 05:30 PM
Kleopatra e Epirit, motra e Lekës së Madh
Shkruan Fahri
Xharra
Kur
i futesh historisë për ta studjuar me themel, atëherë e sheh se me cilën vello
është fshehur, atëherë e kupton që interpretimet e saj janë aq të llojllojshme
varësisht cilës periudhë kohore i
takojnë apo cili komb e do një ngjarje të caktuar apo një hero-legjendë e do
për veti.
Këmbëngulsia
të sjell fryte dhe i bie në gjurmë të vërtetës së manipuluar për intertesa të
kohës . Deri vonë është menduar që Kleopatra e Egjyptit (69 BC, Alexandria, Egypt -30 BC, Alexandria,
Egypt ) është e zeshkët nga lëkura, jo pse nuk është ditur, por qëllimi ka qenë
të fshehet e vërteta e saj. Ajo ishte bijë e Ptolomejve të cilët pas vdekjes së
Lekës së e udhëhoqën Egjyptin. (
http://www.zemrashqiptare.net/news/50519/fahri-xharra-dinastia-e-ptolomejve-te-aleksandrise-ishte-me-origjine-nga-shqiptaret-antik.html
).
Tek
e fundit, Xhuzepe Katapano e zbuloi që
andej pari flitej shqipja.
Sot
, temë shumë interesante është Kleopatra
e Epirit e cila jetoi mbi 330 vjet para asaj të Egjyptit (354 BC – 308
BC) .
Kleoptara
e Maqedonisë, ose Kleopatra e Epirit ishte një princeshë epirote-maqedone që më
vonë arriti të bëhet edhe Mbretëreshë e Epirit. Ishte e motra e Lekës së Madh.
Ajo i kishte edhe motrat Thesaloniken dhe Cynanen, dhe gjysmë vëllaun tjetër
Filipin III të Maqedonisë.
Kleopatra
u rrit me nënën e saj në Pella, për derisa me 338BC mbeti vetëm nga se Olimpia
nga një grindje me burrin e saj Filipin II iku në Iliri.. Babai i saj e martoi
në vitin 336 me mbretin e Epirit me një dasem të madhe dhe më të madhen në Egje
dhe Maqedoni. Filipi i II u vra gjatë dasmes.
Gjatë
martesës i linden djemt Neoptolomeu II i Epirit dhe Kadmea.
Filipi II i Maqedonisë
Në
vitin 334 burri i Kleopatres shkoi përtej Detit Adriatik në Siujdhesën e
Italisë, për të luftuar kundër dy fiseve vendore Klukanianëve dhe Brutëve.Pas
pushtimeve ai thuhet se u vra në vitin 331 duke e lën Kleopatren të vej dhe të
birin Neoptolomeun shumë të ri për fronin mbretëror.
Me
qenëse i biri ishte shumë i ri, atë herë ajo udhëhoqi me Epirin sipas ligjeve
epirote (Cleopatra ruled Epirus in the meantime. It was an Epirote custom that
the woman of a family became head of household when her husband died and their
son(s) were too young )
Pra
Kleopatra udhehoqi si kreu më lartë i fesë dhe i popullit të Mollossisë. Ishte
femra e vetme që i takoi statusi i udhëheqëses për të vendosur në të gjitha.
Cleopatra
u vra në vitin 308 me urdhër të Antigonit, por varrimi i saj u bë me të gjitha
ceremonitë e kohes..
Fahri
Xharra,09.08.19
Gjakovë
Materialin
për shkrim e nxora nga libri :
Cleopatra from Charles Smith, Dictionary of Greek and Roman Biography
and Mythology (1867) , libër i cili mund të shkarkohet nga.fondi i
Google-it