Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Vullkanet antishqiptare që shpërthejnë të “kurdisura me sahat“
E diele, 25.08.2019, 06:02 PM
Vullkanet antishqiptare që shpërthejnë të “kurdisura me sahat“
Shkruan
Fahri Xharra
Interesant
me ne ! Në tokat tona nuk e kemi asnjë
vullkan as të gjallë e as të heshtur, por ne kemi erupcione vullkanike aq shumë
sa që nëse shikohen në madhësinë e dëmit që ia sjellin kombit mund të
krahasohen me shpërthimin e Vezufit në vitin 79 AD. Të gjithat janë erupcione
të përgatitura qoftë nga ne , qoftë nga armiqët tanë. Pasojat e “llavës vullkanike” të sajuara special për
ne, janë aq të rënda që ndoshta nuk jemi
aspak të vetdijëshëm për efektet në të ardhmen tonë.
Shtypi
serb këto ditë po alarmon :” „Big danger, Prishtina supports jihadistis’’
Minister of police, Nebojša Stefanovi?, says that Prishtina’s authorities have
propitius relationship with jihadists who came back to Kosovo from Syria and
Iraq (https://www.b92.net/eng/news/politics.php?
)
E
vërtetë apo jo, nuk e di, por ata po e alarmojnë Europen , për një rrezik që
mund të vjen nga Kosova ?
Ishte
viti 2011, “ murtaja” islamike pati shpërthyer në anët tona. Ishte ende koha
kur bota ndante me ne hidhërimin e një të kaluare jo aq të largët, ( vit1999 )
kur shporrja e dëbimi i shqiptarëve nga tokat tona kishte marrë përmasa biblike
( mbi një milion shqiptar të dëbuar me dhunë).
Ishte ende koha kur hapeshin ekspozitat me fotot prekëse nga kampet e “
përqëndrimit” në Maqedoni dhe Shqipëri, hapeshin që të mos harrohej krimi serb.
Kishte
foto të cilat iu kishin rënë në sy edhe kancelarive europiane, se si një racë
vendore me pamje homerike që katandisej
në atë mënyrë
Ishte
edhe kjo fote e një të rejeje shqiptare që i kishte mbetur në mbamendje edhe
Kancelares ,Zonjes Merkel, dhe ajo interesohet pas 12 vitesh të di për
fatin e saj
Gazeta
“ Bild” e Gjermanisë e gjenë. Por ajo
del ndryshe nga ajo që kishin pritur
përkundër mikpritjes dhe strehimit të saj në Gjermani. Dhe ja si dukej
pas 12 vitesh
A
nuk ishte ky një shpërthim vullkanik për t`ardhmen e Kosovës.?
Pse
ne i harrojmë të mirat dhe ndihmen e madhe të miqëve euro-amerikan?
Le
të mbeten në ndërgjegjen e secilit prej nesh, gabimet tona me pasoja të rënda
për ne.
Fahri Xharra 25.08. 19
Gjakovë