Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ballafaqimi me maskarenj është shumë i vështirë
E shtune, 17.08.2019, 03:00 PM
Ballafaqimi me maskarenj është shumë i vështirë
Shkruan Fahri
Xharra
Rastësisht
hasa në nje postim ku me të drejt kërkohej :
“Kjo
eshte nje harte e emërtimeve sllave në Shqipëri. Nuk është fjala vetëm për
toponimet e vendeve në kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, por për qytete e
fshatra, male, lumenj etj. që gjenden thellë brenda territorit shqiptar, madje
në Shqipërinë e Jugut. Duke filluar nga Zagoria, Leskoviku ( emertim bullgar),
Novobërdë, Novoselë, Cërkovinë, Gradishte, Peshtan, Gradec, Pogradec, Mokra,
Gora, Opari, Çorovodë, Velipojë, Shibenik, Podgorje, Sllovë, Gollëbordë,
Çerenec, Cernicë, Golem, Jezercë, Tropojë, Dragobi, Viçidol, Selenicë, Golem,
Zadrimë, Terpan, Drobonik, Qereshnik, Gllave, Rehove, Kucovë. Qyteti i lashtë
2400 vjeçar me emrin ilir Antipatrea, quhet Berat me formën e shqiptarizuar të
emrit nga “Beligradi” bullgar. Një fshat në hyrje të Korçës mban emrin
“Bulgarec”, që do të thotë “Bullgar”
(shkruan Sokol Neçaj)
Autori
e vazhdon : “Toponime sllave gjendeshin deri ne Peloponez të Greqisë, por ne
vitin 1936 Greqia krijoi një komision që nderroi emërimet e huaja të fshatrave
dhe qytete, duke i zëvendësuar ato me greke…Në më shumë se një shekull pavarësi
shteti shqiptar topinimet sllave duhej kishte ndërruar me emërtime shqiptare që
në të shumtën e rasteve kanë ekzistuar përpara se sllavët të na linin të tyret
për viset tona. Mirëpo, duhet të ketë ekzistuar mendimi aktual “se ka vend për
të gjithë”!”
Shumë
e drejt !
Edhe
unë jam i të njejtit mendim që të ndërrohen këta emra, jo me anën e pëkthimit por duke kërkuar
emrin parasllav nga hartat e vjetra të
cilat sot nuk janë “sekrete” por gjënden me të madhe në internet.
Në
Kosovë kanë filluar ndërrimin e tyre por me një pakujdesi të madhe duke menduar
që e shqipërojnë ia humbin lashtësinë dhe autoktoninë atij qyteti, fshati apo
fusheje; shembull : fshati Gjurakovc është bërë “ Gurrakoc” dhe është dashur të
bëhet vetem Gjuraj. Me Gjuraj e tregon se ishim këndej pari para sllavëve dhe
turkut. Ky ishte vetëm shembull.
Të
kaloj në fshatin Llukë në Komunen e Deçanit, i cili duhet të shqipërohet vetem “ Lukaj” . E kemi fshatin Mulliq në rrethin e Gjakovës. E
vërteta është “ Mulaj” , çdo emërtim tjetër ia humb autoktoninë këtij vendi.
Po
shkruhet që emërtimet sllave kanë ardhur dhe kanë hyr në “ përdorim emërimet që
na lanë pushtuesit sllave te Stefan Dushanit.” Kjo nuk qëndron. Të gjithë emrat
sllav janë të kohës së pushtimit gati 200 vjeçar të Perandorisë Bullgare (
shek. 9 deri 11 )
Se
çka ësht serbe e kemi shembull emrin e qytetit “ Ferizaj “ kus serbët ia patën
shtuar –içi dhe e bën Ferizoviq, më vonë e panë “gabimin “ dhe ia futen
Uroshevac. Ose përkthim shumë i voshëm serb për fshatin “Ujëmir “ në “
Dobravoda”
Kur
jemi tek nisma e Sokol Neçajt, aty na del një maskara dhe shkruan : “Të
ndërrosh toponimet është të falsifikosh Historinë. Toponimet i ndërrojnë vetëm
ata që i druhen fakteve historike. Ai që nuk e ka frikë Historinë, nuk e ndjen
nevojën t'i ndërrojë toponimet.( Thana Pilafos )
Në
reagimin tim që emrat e cekur janë bullgar, i apostrofuari shkruan :” Nëse
njëri prej nesh është dallkauk, ky me siguri JE TI! Joo! Fahri Zharra. Nuk mund të fshihet dielli
me shoshë.
Toponimet
janë prezente. Me kuptim të qartë në përkatësinë e tyre."Historianë"
sharlatanë dhe patriotë allaturka si puna jote, ia bëjnë mendjen pordhë (ndjesë
për banalitetin) njerëzve me broçkullat, koçkullat dhe gazrat patriotikë. Ajo
që është shqiptare, duhet thënë me plot gojën e me zë të lartë: ËSHTË SHQIPTARE.
AJO QË ËSHTË SLLAVE, ËSHTË SLLAVE. AJO QË ËSHTË GREKE ËSHTË GREKE. Haka tek i
zoti.
Pra
, i apostrofuari ngulë këmbë : “Thanas Pilafas :Fakti që në territorin ku
jetojmë sot, nuk ka toponime romake, përveç emrave të disa qyteteve të lashtë
si Dyrrahium, Lisus etj, tregon se romakët nuk patën ngulime me popullsi në
këto troje në thellësi të vendit dhe në largësi nga këto qendra të zhvilluara.
Sllavët
nuk i ndërruan toponimet, por vunë toponimet e veta, gjatë shekujve që jetuan
në këto troje.
Në
ato kohë të lashtë, njerëzit as që e kishin haberin çfarë ishin toponimet (në
kuptimin teorik të termit) Ata thjesht emëronin vendet për nevojat praktike të
përditshme dhe për t'u orientuar. Pra, u vinin emra vendeve në gjuhën e vet:
Golem, Tropojë, Shishtavec, Zagradec etj.
Nëse
do ekzistonin toponimet romake, atëhere sllavët nuk do kishin nevojë të vinin
toponime të tjera (ashtu si nuk patën nevojë shqiptarët të vinin toponime të
tjera, sepse toponimet (sllave) ISHIN. Dhe trashëgoheshin nga brezi në brez.
Po, toponimet duhet të ruhen PËR RESPEKT TË HISTORISË.
E
mirë apo e keqe, e lavdishme apo e turpshme, historia duhet të mbetet ashtu siç
është. Nuk duhet t'i bëhen as makiazhe, as retushe. Sepse ashtu ajo falsifikohet dhe i humbet
vërtetësia.”
Pra
sipas këtij lloji njerëzish : “Po,
toponimet duhet të ruhen PËR RESPEKT TË HISTORISË.”
E
njeta me Olsi Jaseci-un i cili me këmbëngulje thotë ende për Lezhën që quhet
“Selimije “
Fahri Xharra, 16.08.19
Gjakovë