Mendime » Xharra
Fahri Xharra: “Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish“
E diele, 27.10.2019, 04:01 PM
“Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish“
Shkruan
Fahri Xharra
“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e
plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare
engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa
të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte
mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që
kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur
mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë
djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.
(Kronikat e Tursun Beut: )
“Të
tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.”
– e shohim pra, që
400
vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin
mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)
“Prej
elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike
se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë.
Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow
1878).
Mu
desh të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq
edhe e urrejtur nga të huajt (disa) .Po shkruaj edhe për atë që disa
“internacionalist” shqiptar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të
“Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).
Se
sa kemi qenë to mohuar dhe të ” pa përshtatshëm” për botën e civilizuar po e
japi një pjesë të vockël nga libri i
serb i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit
që kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje
indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre
kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë
mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturish në të cilën ishin edhe para një
mijë vjete“
“Raca,
thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive
fizike dhe pajisjeve shpirtërore të veçanta .dallohen nga cilido grup njerëzor
dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit” Edhe diçka më tepër
na jep dr. Rene Martial: ” Thirret racë përmbledhja e një popullsie,
karakteret psikologjike të së cilës ,të fshehura ose të shfaqura ( posaçërisht
gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një
njëssi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)
Tek
e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagimit të një racizmi , sepse
nuk merret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta
Protiq :Albanski problem:” dhe atëherë do të bindeni se çka është krahasimi
racist në mes të serbëve dhe nesh.
Nuk
mund të rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe
të pa baza që na i bënin serbet’ dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore
, Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e racës së tyre. Ta ata është
përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”(
S.Protiq)
Në
librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë
autorët janë të një mendimi: në bukurinë plastike të shqiptarëve. Dhe kjo
bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”
De
Gobineau , origjinën tonë e gjënë tek
ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thotë ai”:
shqiptari , një pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij ,dallohet
fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as
sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me
grekët , ose me boshnjakët “ Përfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë
arianë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të
gjithë popujve tjerë të botës”
Sveta
Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur çështja shqiptare ka filluar të ngritët e
posaçërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në
modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karakteri
i tyre shumë tërheqës dhe simpatik. Por Matej
Protiqi shkruan duke e cituar Dr.
Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin
ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas
Protiqit paska pas shkruar ’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të
egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “(
“Albanski problem, 1913”)
Edhe
sot reagojmë kështu: “Përralla t`kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh)
duhet të ketë qenë albanofil dhe t ‘ketë parë rrugën e vetme për t
‘shpëtuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat
evropjane. Para se t ‘kundërshtoni, veni gishtin ne kafkën aq te bukur qe
paske dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!
Raca
shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës ,por edhe njerëz të mendjes e
të shpirtit, filozofë ,ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë ,letrarë, dijetarë,
poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si
Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish,
që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.
Por
edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati
bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur
dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga
bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj
me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”
Miq
te nderur, doja të bëj një
krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë për veti qe janë ” popull
hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” çmendur” që kishte jo guxuar
por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj
gënjeshtreje të tyre nacionale.? Unë me shkrimin tim vetëm se e
perserita atë që e ka thënë Rudolf Virchow-i ,dhe…… (2.07.13, Gjakovë)