Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kryqi i thyer pellazg u keqpërdor nga nazistët
E hene, 06.01.2020, 03:38 PM
Kryqi i thyer pellazg u keqpërdor nga nacistët
Shkruan
Fahri Xharra
Kryqi
i thyer pellazg, njihet mbi 12 mijë vjet. Qëllimet e tij të para i dinë vetëm
ata që me shpërndarjen e tyre e barten me veti edhe këtë shenjë që i bëri ballë
kohës
aq të gjatë , deri në ditët tona. Shpjegimet për te janë nga më të
ndryshmet, të “ vërtetën” e emrit ia” gjejnë “ vetëm në
gjuhën e lashtë sanskrite, gjuhë e cila
sipas të madhit Petro Zheji, gjuha
sanskrite është bijë e gjuhës shqipe
.
Për
t`ia humbur vlerën këtij simboli të cilin e gjetën pellazgët duke e studjuar
qiellin , ishin nazistët të cilët e bën si shenjën e tyre mbrojtëse, dhe në
emër të “arianizmit ‘ të tyre zhduken miliona njerëz të pafajshëm gjatë luftës së dytë botëre, e posaçërisht
disa miliona hebrenj të cilët ishin viktima masovike .
Qëllimin
e shkrimit e kam që t`iu shpjegohet të rinjve se çdo kryq i thyer nuk është
nazistë, me një shpjegim shumë të thjeshtë :
Kryqi
nacist, ka lëvizje në drejtim të akrepave të orës për 45 shkallë
Edhe
sot në shekullin 21 , swastika ka konotacion nacist, të cilin gjermanët në vitet
1800, duke u bashkuar në një federatë ,
me 1871 nacionalistët gjermanë si thash
më lartë deshën të identifikohen me një racë ndryshe nga europianët e tjerë,
Ne,
nuk mund t`i ikim historisë, e posaçërisht ne që jemi trashëgimtaret e racës
pellazge.
Thuhet
që edhe arkeologu Schliman i ka gjetur disa swastika, nga materialet e
ndryshme, të cilat sipas tij ishin artefakte magjike në Trojës, të cilat e tregonin praktiken e
priftërinjve të kohës.
Swastika
simbolizon “ Shtatë misteret e mëdha të gjithësisë, si dhe paraqet qarqet e
shkencës, hyjnisë dhe njeriut
Edhe
Roma e vjetër e perdorte Swastiken për qëllime e saja, ku më lartë shihet një
mozaik romak.. Një gjë është e sigurtë që ata e trshëguan nga ilirët dhe
etruskët
KRYQI
I THYER PERPARA SE TE ISHTE APO TE BEHEJ SIMBOL I NAZISTEVE GJERMANE......ISHTE
DHE ESHTE SIMBOL PELLAZGO-ILIR....DHE SHIHEN QARTE DETAJET E PERPUNIMIT TE
KESAJ MBUROJE ETRUSKE.......Kardiophylax (forca të blinduara gjoks) bronzi
etrusk 675-625 BC (British Museum, London)
“Kultura
e swastikes fillon të zhvillohet qysh
gjatë gurlashtit të vonë, lulëzimin e ka gjatë gurvonit (neolitit) dhe arrin
edhe kohën e bronzit, vitet 10.000, 5500-2750 p.e.s. Kjo kulturë lidhet me
kulturën dardane të Vinçës, e cila ka qenë shtrirë në territorin e sotëm të
Kosovës, Serbisë jugore, Shqipërisë veriore, Greqisë veriore, Rumanisë,
Maqedonisë etj.
Në
rajonin Turdes në Rumani është gjetur mbishkrimi, ku shkruhen fjala
pellazge/shqipe Dor (ose bor) (fig.2 ), ndërsa në kulturën dardane të Vinçës është
gjetur mbishkrimi VIJ (UIJ), që është uji në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër
mbishkrimi është gjetur edhe një statujë gruaje veshur me fustanellën shqiptare
(Peza L.& L. 2011). Të gjitha këto vërtetojnë se Zeustikat e gjetura në
Vinçë dhe Ukrainë i përkasin pellazgëve të lashtë, të përhapur në të gjithë
Europën jugore. ( Lutfulla Peza )”
Dekorim
i jashtëm në Palace Roncale – Rovigo -Italy
Fahri Xharra,
gjakovë.09.11.19