Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sa e duam historinë tonë?
E merkure, 22.01.2020, 08:13 PM
Sa e duam historinë tonë?
Shkruan
Fahri Xharra
Përderisa
akademitë tona shqiptare janë kundër dhe e mohojnë historinë pellazge, serbët
krijojnë literaturë po nga ajo histori, të cilën e përvetësojnë dhe ia
paraqesin botës si të tyre.
Kemi
nga ata që thonë, se dihet e vërteta, por harrojnë që bota i beson të shkruarës
e jo "pallavrave", historisë gojore.
Ta
shihni një libër të serbëve :" Perëndite e Olimpit nga Serbia", një
libër i financuar nga shteti dhe i recenzuar nga akademiket serb.
Unë
e lexova,; serbët e njohin antikën tonë me mijëra herë më mirë se historianët
tanë, por e keqja për ne është që ata e shkruajnë si të "para-ardhësve
" të tyre. dike mohuar çdo trashëgimi shqiptare.
Mu
duk shumë interesant që libri ishte botuar në vitin 1998. Ata ishin në atë kohë
të angazhuar me luftën e Kosovës,; por vjedhjen e historisë nuk e linin anash
sepse historia iu vyente për " tapi " të tyre historike mbi Kosovën.
Shfletova
me dhjeta portale serbe, ku diskutohej për këtë "histori të shkruar",
por te gjitha komentet ishin lavdërime dhe përkrahje
dhe
falënderime autorëve që munden ta shkruajnë këtë libër.
Jam
shumë i brengosur me mentalitetin tonë të ngrysur i cili prodhon vetëm urrejtje
kundër vetvetes.
Njerëzit
tanë me tituj bombastik , ku janë ? Pse heshtin? Pse sulmojnë ? Pse nuk na e
çelin rrugën neve vullnetarëve që po mundohemi me mish e me shpirt dhe pa fije
ndihme financiare të shpalosim diçka me vlerë nga historia e jonë .
Nëse
ne flemë, e ende nuk u ngimë gjumë, serbët po e zënë vendin e tyre ne mesin e
popujve "të lashtë " të Europes.
Të
kemi pak mëshirë, për t`iu siguruar brezave që vijnë një bazë të shëndoshe për
ardhmërinë e tyre.
Populli
pa histori mbetet gjithmonë skllav i të tjerëve.
Fahri
Xharra,19.10.19
Gjakovë.