Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Plisi i Hallshtatit në Austri
E shtune, 18.01.2020, 11:11 AM
Plisi i Hallshtatit në Austri
Shkruan
Fahri Xharra
Të
shkruajmë për ne, historinë tonë, lashtësinë tonë duhen disa qindra njohës të
mirë të saj, me një punë titanike në mënyrë që ta shtrojmë drejt të mjerën (
historinë, pra ). Ne jemi sa një pikë uji në oqeanin e madh të njerëzimit sot,
por jemi një Oqean i madh në historinë e Europës dhe më gjerë.
Ishin
pellazgët ata që duken të parët në këtë Europë- Azi e Vogël dhe vazhduma
mbasandej si ilir , kelt dhe gal .Ne kete rast i përjashtova popujtë pellazgjik
të Azisë së Vogël, sepse nuk janë në rend të shkrimit të sotëm
Nuk
di se si të ndahem në temën që trajtojmë, në Kulturen e Hallstattit (The
Hallstatt culture (1200 BC-500 BC) was the predominant Central European culture
during the local Bronze Age, and introduced the Iron Age. It is named for its
type site, Hallstatt in Austria ) apo në historinë e njeriut me plis po të
Hallstattit.
Sa
për njoftim të shkurtër lexojeni “Si një popull i lashtë me veti e atribute
intelektuale e ndjenjësore të pasura, ilirët krijuan një kulturë popullore
materiale e shpirtërore të një niveli të lartë zhvillimi, çka nuk mund ta
pohojmë për një kulturë të shkruar. Nivelet e larta të kulturës së hershme
ilire përfaqësohen me kulturën e ashtuquajtur Hallstatt, një vend në hapësirat
alpine të Austrisë. Antropologu i shquar amerikan C. S. Coon, ka shkruar
“Ilirët qenë krijuesit e qytetnimit të hekurit në Euvropën Juglindore, në nji
kohë kur emni i Romës dhe i Athinës nuk ishin ndie ende” 1). “Kultura e
Hallstatt, shkruan ai, asht lidhë me degën iliriane të gjuhëve indoeuropiane.
Kjo asht e para herë në histori që nji gjuhë mund të identifikohet me nji
kulturë dhe me nji racë në zhvillimin e popujve indoeuropianë” 2). Materiale të
ngjashme me ato të Hallstatt-it janë gjetur më vonë edhe në Glazinac të
Bosnjës, në Prozor të Kroacisë dhe në vendin tonë: në Koman, në Krujë, në Bukël
(Mirditë), etj.” ( A.Ç.)
Kujdes,
të së njejtës kohë është edhe Kultura e Komanit. Komani ynë, aq sa i lashtë e
historik, aq dhe i bukur dhe atraktiv! Prova më e pastër dhe e padiskutueshme e
vazhdimësisë së trashëgimisë dhe qytetërimit iliro-arbëror! Në Gajtan të
Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6000 vjet p.e.s, ndërsa në Xarë të
Sarandës 10 000 vjet p.e.s. Gjuha e jonë është pjesë e trungut të gjuhëve
indoevropiane në cilësinë e degës shqipe, pra shumë e hershme e që na ka afruar
më herët se popujt tjerë të perëndimit. Albert Dymo thotë se ”nuk ka rracë më
të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se
të lindte nocioni i Evropës. Milan Shuflay, George Hahn, Çabej, Mayeri, Jokli e
të tjerë e vërtetojnë duke e krahasuar me një lis vigan me rrathët e tij
vjetorë si rritjen e kësaj bote të lashtë pellazge-ilire-shqiptare.
Po
Keltët ?
-
“Sipas historigrafisë zyrtare, Keltët (?????? -Keltòi) për herë të parë
përmenden nëhistori prej autorëve të lashtë "grek" si Hekateu i Miletit
dhe Herodoti, sikurse Aristoteli dhe Plutarku. Etnonimi i këtij populli, sa
misterioz po aq terheqës, ngelet gjithesesi i errët.Prej gjuhëtarëve të sotëm,
kërkohet të bëhet një lidhje me keltishten
"gal=fuqi,
force", por pranohet që ende sot nuk dimë si vetequhej (endoetnonimi) ky
popull i rëndësishëm që majën më të lartë të shkëlqimit të vet e arrin
pikërisht nëshek. VIII-III p.Kr.,. Ishte pikerisht ky popull që bëri të mundur
përhapjen e kulturës së rëndësishme e cila njihet si Kultura e Hallstatit, kulturë
e cila u perhap jo vetëm në Perëndim të Europes, por edhe Ballkan, sikurse në
Evropën Lindore dhe Azi te Vogël. ( Etnor Canaj )
(
Kush i zhduki të gjirha shënimet e të lashtëve tanë ? Pse Thuhet që ilirët nuk
kish shkrim të tyre? Lexoni librin “ Roma fliste shqip “ )
Shqipja
është vertetuar që është të pakten
12000-vjeçare, mos të them 15000-vjeçare. Gjuhën Shqipe e ka folur Atlantida e
Lashtë dhe Thoti (perendia e qytetërimit
dhe shkrimit në Egjiptim e lashtë) që
erdhi vetë nga Atlantida. E kanë folur Pellazgët e prej pellazgëve : Sumeret, etrusket, fiset
Italike, keltët, Ilirët, thrakët,, elamitet, hititet, dardanet, trojanet,
lidianet dhe frigjë (fise thrake). (fxh )
Të
spjegojmë njeriun me plis . Austriakët i kanë ngritur shtatore , si e quajnë ata “ Njeriut të Krypës, kushtuar
për të gjithë ata që kan dhënë jetën në
minierën e krypes. ( Të gjitha fotot janë origjinale nga miku Xeni Ferizaj )
Po
pse me plis në kokë?-sepse e mbanin plisin dhe flitshin keltisht, simotren e
ilirishtes
Hallstatti
eshtë një qytetëz ne distriktin Gmunden, në Austrinë veriore, shtrihet në mes
të bregut të Liqenit të Hallstattit dhe masivit malor të Dachsteinit, qyteza
shtrihet në regjionin e quajtur Salzkammergut, ku lidhen Salzburgu me Gracin.
Hallstatti
është i njohur për prodhimin e krypes, që nga kohët parahistorike dhe ia jep
edhe emrin e kultures të zhvilluar aty nga keltet e hershëm të kohës së hershme
të hekurit c.800–450 BC.
Njerëzit
kanë jetuar mbi luginën e Hallstattit rreth viteve 5000 BC , ku janë gjetë
perveç tjerash edhe veglat e punës së kohës së përmendur për nxjerrjen e krypes
në minierat e krypes. Pra me fjalë tjera , këtu krypa nxirret që 7000 vjet.
Nxjerrja
e organizuar e krypes fillon nga koha e Hekurit 800-400 BC, por ka fakte
që shumë e shumë më herët , njerëzit janë futur 200 metra
thellë nën tokë duke krijuar tunele dhe
gërryer metër për meter, për të marrë
pthesarin e vërtetë të kohës të quajtur “ ari i bardhë”
Referencat
e zgjedhur me kujdes ,per te lexuar për Historinë e Hallstattit dhe krypores së
saj :
-https://www.thoughtco.com/hallstatt-culture-early-european-iron-age-171359
-Cunliffe
B. 2008. The Three Hundred Years that Changed the World: 800-500 BC. Chapter 9
in Europe Between the Oceans. Themes and Variations: 9000 BC-AD 1000. New
Haven: Yale University Press.
-
www.britannica.com
› topic › Hallstatt-culture
-PerKoch;
Kossack (1959); N. Müller-Scheeßel, Die Hallstattkultur und ihre räumliche
Differenzierung. Der West- und Osthallstattkreis aus
forschungsgeschichtlicher civaldi, Elena (2003).
-I
Celti: una civiltà europea. Giunti Editore.
-Koch,
John T (2006). "the Hallstat culture". In . (ed.). Celtic Culture: A
Historical Encyclopedia. ABC-CLIO. ISBN 1-85109-440-7.
-http://illyriapress.com/lashtesi-dhe-shkalle-e-larte-zhvillimi-e-kultures-sone-popullore/
Fahri Xharra,16.01.20
Gjakovë