E diele, 13.10.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Tri herë me luftë biokimike në Gjakovë

E enjte, 30.01.2020, 08:51 PM


Tri herë me luftë biokimike në Gjakovë

Nga Fahri Xharra

“O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të ligeje që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta lart, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.

“ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy borërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.

“Me keqardhje“ të thellë – thoshte Kajmekami i Gjakovës, ju lajmëroj se në Gjakovë ka shpërthyer sëmundja e rrezikshme e murtajës. Ishte, më 28 mars 1747… ( Murtaja anglisht plague, turqisht veba. Forma më e shpeshtë nga Xenopsylla cheopsis e murtajës, vjen pas një pickimi të morrit të minjve. Ajo së pari i sulmon dhe i zhduk minjtë, dhe me mbytjen e tyre, e vazhdon te njeriu. Pas një inkubacioni njëjavor sëmundja shfaqet ashpër dhe mbjell vdekje. Kjo është murtaja Bubonike.) …Dhe qyteti i Gjakovës, që nga Pashtriku, deri te brenda Drinit, nga Nënshkëlzeni e deri te Lumbardhi i Deçanit, shpallej karantinë.

Murtaja

“…Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mynxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… Ky kërcënim lidhet me shfaqjen e murtajës për të cilën thuhet se është midis nesh, sado që ajo ende nuk është dëshmuar…(inkubacioni i pritur vazhdon f.xh.)… por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit….”

Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botëve

“Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe.!

Flitet e përflitet për këtë të zezë sëmundje e kurrkund nuk hetohet”.. Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami kërcënohej: ”Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm” (?) Pritej me padurim dhe me imtësi të planifikuar të shfaqej sëmundja.

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërove”, Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në marsin e vitit 1747.

“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj”- vazhdon tutje Gjon Nikollë Kazazi në shënimet e tij. Pastaj Gjakova do të bëhej varri më i madhi në botë ku dhjetëra e mijëra të dënuar me vdekje të futeshin në të.

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sigurisht që po, hile edhe hile të mëdha

Sëmundja përhapej dhe fikej, falë gjeturisë  së kundërveprimit të qetë që në të vërtetë ngërthente kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake por me mospërfillje të urdhrave të pushtuesit.

Prurja e plakava nga Malësia që i përdornin dregëzat e nxjerra nga hunda e të sëmurit që pastaj me anë të grithjes në lëkurën e dorës dhe fërkimit me gjakun që shfaqet, i futnin të sëmurit kundër mikrobin në trup dhe kështu i bëhej ballë sëmundjes. Plakat  “grrithëse “ ishin shpërndarë në katundet e Malësisë dhe Rekës dhe kudo i kishin grithur të sëmurët.

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”,

“Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”

Variola në Gjakovë! Viti 1972, kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e  pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekje prurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila  (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy borërave)

Epidemija po?ela u ?akovici  ( Epidemia filloi në Gjakovë) ,. Pse mu në Gjakovë  ?

Variola në Gjakovë

E tëra filloi në Kosovë, kur shqiptari , Ibrahim Hoti nga Gjakova, kthehej nga haxhillëku prej Mekës- i kujtohet  prof.dr. Svetomir Samargjiçit, atëherë mjek i ri ( S media ,10.03.2012) ,sot profeso i epidemiologjisë ne Fakultetin e Mjeksisë në Mitrovicë)…

Kronologjia :

16 ,Shkurt 1972 – Ibrahim Hoti kthehet ne shtëpinë e tij në Gjakovë dhe ndihej keq

21, Shkurt – Latif Musa vjen në Gjakovë,

3  ,Mars  Latif Musa sëmuret ,por kurrkush nuk e di se prej ç kafit ( ? fxh)

9, Mars Latif Musa ,dërgohet së pari në një spital të Çaçakut ( Serbi) ,pastaj në Beograd. Më vonë u kuptua se ai e kishte Lijen ( Variola Veren).

10, Mars , latif Musa vdes nga gjakderdhjet e brendshme.

22,Mars – doktorët më në fund e kuptuan që filloi një epidemi. ( pas 12 ditësh)

Muaji Prill -.Epidemia  shpallet zyrtarisht dhe fillon vaksinimi gjithëpërfshirës. Eksperti më i madh në botë i Variola Veres , Donald Henderson vjen  në vizitë.

Maj 1972- Mbaron epidemia, të infektuar 175 vetë dhe 35 të vdekur. ( Telegraf,18.03,12)

”Ibrahim Hoti dhe 12 haxhinj të tjerë ishin edhe 5 ditë tjera në Irak . Edhe pse e dinin që atje ka raste të Varioles.Kur u kthye nga Qabeja i kishte do shenja të sëmundjes , edhe pse dy muaj më herët ishte vaksinuar. Nuk dihet se sa njerëz janë infektuar nga ai (S Media)”

I sëmuri nga variola , peshqesh i luftës biologjike ndaj Gjakovës

Profesori Samargjiç  thoshte se në muaj e ardhshëm u zvogëlua ndjeshëm numri i të sëmurëve, dhe shteti e dha urdhrin që të ndërprite shtetrrethimi për Gjakovën për shkak se afrohej sezoni turistik. Kroacia bënte presion të madh ,që të mos përhapej lajmi në Europë, për shkak të turizmit bregdetar kroat. Ne nuk e dinim kanë përfunduar me komplikime ,por pastaj filloi dyshimi se mos po luanin me ne.( ”meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave” fxh)

Si filloj sulmi i tretë? . (“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj” fxh).Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka”!.“

Te helmuarit në Gjakovë

Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entet parashkollore.  Fillimisht në Gjakovë. Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “Një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtij raporti, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajt simpoziumi me emër: “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore” Organizatori Dr. Besnik Bardhi ,Gjakovë). Në atë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.

Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: “Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar”[citim i duhur]. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak  “     (,Floart,2000)

… Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botëve

Fahri Xharra

22.09.12

http://www.youtube.com/watch?v=VvYo6qaoWqM  Helmimet ,Spitali i Gjakovës

http://www.youtube.com/watch?v=XTCwDf8M_yI   Helmimet . Spitali i Gjakove

http://www.youtube.com/watch?v=2-rlEt2I_6E&feature=related   Variola ne Gjakove, pamje nga Gjakova



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora