Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Tetë mijë vjet ”histori” serbe në Ballkan!
E enjte, 05.03.2020, 08:33 PM
Tetë mijë vjet ”histori” serbe në Ballkan!
Nga
Fahri Xharra
Deri
sa ne , mirremi me qështje të huaja të cilat aspak nuk na japin as nderë e as
lavdi ; serbët e shkruajnë ”historinë” e tyre
e cila nuk është gjë tjetër vetëm
se një përvetsim ”shkencor” e një të kaluare të një vendi dhe të një populli ; popullit që e harron vetvetën ,
popullit shqiptar.
Nermin
Vlora Falaski, në librin e saj “Linguistikë dhe gjenetikë” (shkruar në
italisht), i ka deshifruar shkrimet
etruske dhe Pelasge, me gjuhën e sotme shqipe.
Kjo dëshmon se shqiptarët (pasardhës të ilirëve) janë pasardhës modernë
të Pelasgëve, një nga qytetërimet më të vjetra që kanë jetuar në Evropë.
Por
ç`thonë serbët:”” Zakonisht historia serbe përshkruhet nga shekulli i 6-të
,koha e dyndjeve sllave , thuase që ne ( serbët) para kësaj kohe nuk
egzistonim. Po ku na rrnonin stërgjyshërit? Me atë zbritje në Balkan serbët e
kishim një gjuhë të përsosur ,një rregullim perfekt shoqëror , me aftësi të
shtetformimit me zakonet tona dhe themelet kulturore. Ku ishte djepi i ynë? ”.
Me
këto shihet që ata kurrsesi nuk duan të mbesin ardhës të shekullit të 6-të
psK. Fajin ua lënë shkollës së Berlinit
-Vjenës që gjëja se me qëllim ata e kanë
shtrembëruar historinë e tyre ,dhe me këtë është falsifikuar autoktonia serbe
në Ballkan që nga kohërat e lashta.
Si
qëndron puna me ne ? Sa jemi të aftë të këmbëngulim në historinë tonë , në të
vërtetën tonë. A është për ne si njësi matëse se kur erdhi islamizmi në këto toka? Derisa
në këto anë në shekullin 12 -të zhvillohej një luftë e ashpër e ortodoksizmit
ndaj katolicizmit , si mundën shqiptarët e kohës të përqafojnë islamin? Por
edhe një herë ,sa është relevante për ne se kur u muslimanizuam ?
”Fillimtari
e paraqitjës se autoktonisë së herëshme
serbe është kronisti i shek. XII-të , Nestor Çasni i Kijevit dhe mbrojtësit e
kësaj teorie janë të mëdhenjt e historisë serbe : Olga Lukoviç-Pjanoviç, Jovan
Deretiç, Ranka Kuiç, Milosh Milojeviç, Sima Lukin-Laziç, Laza Kostiç, Pavel
Shafarik, Ilija Zhivanqeviç, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav
Srejoviç dhe të gjithë me fakte të
pathyeshme të Burimit të Lepencit dhe Vinçës.”
Po kronistët e kujt ishin ata që na i lanë trashëgim datat për të kaluarën tonë?
Në
periudhën e fundit të akullit (40.000
vjet më herët) ,është paraqitur njeriu i parë në Ballkan. Sipas gjetjeve
në shpellat e fshatit Gradac dhe në
Risovaçë ( në Grykën e Gjerdapit,Serbi) vihet në përfundim për jetën e njeriut në atë kohë. Gjetjet
arkeologjike në Gjerdap e kanën vërtetuar se
në tokat e Sebisë së sotme është zhvilluar kultura më bindëse e
parahistorisë (7.000- 5 500 vjet prK) . Egziston edhe fakti që djepi i Europës
ishte në Shpellën e Rajkut ,në Rudna Glava të Majdanpekut ; dhe që njerëzit e
kësaj kulture shumë të vjetër jetonin në bashkësi prej dy deri në katër
familje. Ata paskan pasë qenë serb?
Sipas
këtyre shenimeve athua kur e morrën muslimanizmin këta banorë ? Serbët nuk
flasin aspak për këtë ”ardhje”. Ata flasin ndryshe për historinë që aspak nuk
është e tyre , kurse ne ngarkohemi me histori që aspak s`është e jona.
”
Heroizmi serb gjatë shekujve na ka
cilësuar në rendin e parë në historinë botërore dhe na e ka dhënë të drejtën e
qytetarisë në mesin e kombeve të famshme”
serbët thonë me krenari .Por si u sollën ata kur erdhi turku :” Serbët u
tërhoqën nëpër male dhe kryesisht mirreshin me blegtori e bujqësi dhe sipas
kësaj turqit na quajtën Vllahë deri sa historianët e vjetër Serbëve iu dhanë
emrin Ras , për njeriun e Rashkës.”
Marria
historike e serbëve ,paranoja e tyre për të qenë të parët në këto anë ( e
kundërt me intencat tona) shkon aq largë
që thonë se “ sipas Herodotit ,populli serb qenka qenë populli më i madh në
botë.thrakët ,Venetët ,tribalët dhe Ilirët paskan qenë serb.” Dhe sipas spjegimit serb në mungesë të një
bashkëtinglloreje të greqishtës trakët ishin rashan( pra të Rashkës)
Serbët
janë fetarë më të mëdhenj se sa ne shqiptarët ; por kur është në pyetje rrena kombëtare,shtrembërimi i
prejardhjës së tyre atëherë e harrojnë fenë.
Si
nuk e ndjeva askend nga prijësit tonë fetar nga rradha e muslimanëve që të thotë të bile një fjalë për
“ Historisë së Kosovës “të Jusuf Buxhovit. Pse prej tyre nuk kërkohet asnjëherë
një përgënjeshtrim të kësaj vjedhjeje të historisë sonë ,nga ana e serbëve?
Spjegimet
serbe: “ që nga kohët që mbahen në mend në mes të serbëve paska pas jetuar fisi
i madh Rashqanët apo Rasët , që e simbolizoka ngjyrën e kuqe , ngjyrë të cilën
serbët e paskan pas dashur gjithmonë. Edhe nga kjo del se Rashqanët qenkan
quajtur Serbët e Kuq. Në kohën e Herodotit këta paskan jetura në Azinë e Vogël
, në Ballkan dhe Thraki”
A
po i vjen era përvetësim kësaj teorije.?
Ilija
Zhivanoviç shkon edhe më largë kur thot
se sllavët (serbët) ishin nga Vladivostoku e deri në Adriatik dhe si të tillë
ishin ”boshti kurrizor i njerëzimit”
”Të
gjitha shkrimet dhe mbishkrimet asire dhe misire si dhe përmendoret prej gurit që i njef
njerëzimi janë rreth 8.000 vjet të vjetra. Sipas tyre ,po aq e vjetër na qenka
edhe historia serbe. ”E çka më shumë se aty përmendet emri Sërbib ( serb) dhe
jo sllav.
Edhe
historiani Emil Burnoff nuk është i
vetëm kur thot se gjuhët greke dhe latine kishin lindur nga Pellazgishtja .
Pellazgët ,identifikohen me serbët e stërlashtë.?!?
”Populli
i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të
tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz
ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na
është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin
dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si
ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes
sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo! I kemi
të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga
lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit
tonë.(FXh.”Jusuf Buxhovi e shkroi Historinë”)
Një
farë Shafarik në librin e tij:” Starozhitnosti” po shkruante:” Serbët jetojnë
në Europë që nga kohërat shumë të lashta ,dhe si popull i tillë e ka origjinën
shumë të lashtë. Serbët e paskan banuar krejt Europën dhe shumë pjesë të Azisë
dhe nga kjo rrjedhë thënja serbe :” fol serbisht që të kupton bota e tërë”
Gjuha e vjetër serbe sipas tij . qenka plotësisht e ngjashme ate të të sotmen
serbe, e që qenka një fenomen i rrallë.
”
Milosh Milojeviç po shkruajka se serbët kanë jetuar që nga parahistoria në
tokat e sotme; prej Italisë ,Detit Mesdhe e deri në Greqi , prej Adriatikut e
deri në Detin e Zi ”
Edhe
bualli kishte për të pëlcitur sikur të
dëgjonte edhe këte: ”Serbët e kanë filluar numrimin e vitëve që nga viti 5508 para Krishtit. dhe se Stefan
Brankoviqi paska pas vdekur në vitin 6935. Car Lllazari paska vdekur në vitin
6893 . Nëse Mesopotamët e paskan filluar
numrimin e vjetëve 3200 vjet paraKrishtit , Egjiptasit 3000 vjet prK. serbët
ishin të parët në historinë e njerëzimit (Draško Š?eki? -”Srbi – istina o
srpstvu od iskone”)
Kurse
unë gjer sa po e shkruaj këtë shkrim
,sipas kalendarit serb qenkam në vitin 7521.
Po
ju me cilin kalendar jeni?
Mos
të harroj se edhe Athinën dhe Akropolisin e paskan pasë ndertura serbët?