E merkure, 09.10.2024, 11:08 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët dhe lashtësia e tyre e mohuar

E hene, 13.04.2020, 01:39 PM


Shqiptarët dhe lashtësia e tyre e mohuar

Shkruan Fahri Xharra

Ne, si shqiptar që jemi i detyrohemi shumë historisë, lashtësisë dhe gjenit tonë më të vjetër në Europë . Zatën, Europa lindi nga të parët tanë por ne sillemi ashtu tuaj se turpërohemi nga kjo e dhënë, nga ky fakt.

Kishim periudha të gjata mijëra vjeçare që nuk na lejonin  të përmendim vetvetën, sepse rrezikoheshim. Kishim edhe aso kohërash kur ajo që shkruhej , ose digjej  ose fshehej ose mallkohej. Ne i fikohemi mallkimit, shumë !

Të vjen për të qajtur kur lexon “ që jemi grek , jemi turq, jemi serb , jemi pa origjinë, të ardhur rishtas me ndihmen e dikujt” . Kjo nuk është brengosëse për klasën e lartë dhe çakejt e tyre, edhe pse unë qaj  dhe historia zhduket. Sa të pafytyrë që jemi, edhe pisi i frikohemi mallkimit, ta dini që një ditë historia do të na mallkojë.

“Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit. Por, prapë nuk jemi të vetdishëm.

Ne jemi në zonë “tektonike” interesash, këtu përplasen lindja dhe perëndimi; këtu vazhdimisht ka termete të pa parashikuara, por mund të “dridhin” sq shumë, sa që  kombi  nuk mundet t`i përballojë.

“Tërmetet” që na godasin nyk janë “ as të zotit e as të allahut” por janë nga vet ne që nuk mud t`i parashohim, se ato dridhje mendore “ vinë kastile “ për ne, për të na shkundur deri në pafundësi, ose thënë ndryshe për të na shkundur përfundimisht.

Më vjen keq që asgjë nuk mësuam nga historia, e cila me t`hidhurat e saja ka qenë dashur të na mësojë se si të përballojmë këto dridhje jo të tokës por të kombit. Luhatjet me magnidutë të lartë antikombëtare kanë drishur që moti, por neve na është dukur se jemi në ëndërr dhe se Zoti e bën mirë. http://www.zemrashqiptare.net/news/51538/fahri-xharra-mallkimi-i-historise ) “

“ Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botuar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejla shtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike.

Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si shtëpi botuese.” shkruante para një viti , kryeakademiku në“Gazeten Shqiptare” “  Ishin këto fjalët plotë dëshprim të Ish kye akademikut shqiptar , Myzafer Korkuti .

Mua më entuziamon ky  guxim shqiptarësh që janë jashtë Akdemisë dhe arritën të shkruajnë “mbi 6 000 faqe “ për të kaluaren tonë pellazgjike, Por, ta them se është një “borgj” aq i vogël i larë ndaj historisë sonë .

Zoti  Akademik nuk e di a  i ka futur në numërimin e tij edhe dy librat që dua t`i trajtoj sot “ Xhuzepe Katapano, Antikiteti i gjuhës shqipe “ dhe “ Vitelia, gadishulli në perëndim” të autorit Myrteza Minxhaj , që të dy librat të botuara në Tiranë.

Të iu them të drejten që të dy librat i kam lexuar dhe rilexuar, jo për shkak  se janë të vëllimeve të vogla,; por nuk ngopesha me temat që trajtohen.

Një temë e paprekur deri më tani, MYrteza Minxhaj në librin e tij “Xhuxepe Katapan, Antikiteti i gjuhës shqipe” studimi i Bibles, dhe përdorimi gjuhës shqipe në kohën e Abrahamit  .” kur i tha Abrahamit”çfarë bejbe keta të venë ne bjë anë”? Abrahami u përgjegjet: “ Idua ti kam si deshmi qe kete pus e ndertova unë “. Prandaj ai p vend u quaj Bersabea “ ( Zanafilla XXI 222,34 )

Minxhaj spjegon : Bersabea është emër shqiptar i për bërë nga tunguj shqiptar: bërë; sa; besa. Pra Borsabea u bë si urdhëron betimi….Mbetje te gjuhës hitite ( ilirishte, shqipe e vjetër) gjenden në hebraishten e vjetër, antike, dhe në gjuhë aramaike; - gjuha e folur nga Jezu Krishti dhe nga apostuajt e tij”

“Lidiasit, që erdhën nga Azia, shkak të një zie buke. takuan në Apenine vëllezër që i pritën me një falë të vetme : HARE, fjalë qe eshte edhe ndryshe eshe sot : Gëozhemi, ( faqe 63)

“ Vitelia, gadishulli në perëndim “ libri tjetër i historianit Myrteza Minxhaj; vetëm nga titulli duhet kuptuar që Gadishulli Apenin do të quhej “Vitelia “ ( nga fjala shqipe vicel viq ) sikur mos të vijshin pellazgët tjerë Enotret me djalin e mbretit te tyre Italin “

Në një mënyrë faktive dhe me shembuj të gjalë  Myrteza Minxhaj e spjegon historinë që nga Boreit, Pellazgët. Hitët Ilirët , Thrakë. Etruskët, Albanën dhe shqiptarët.

Libri ëshë i shkruar në atë mënyrë që të bën ta lexosh me një frymë

Libri është i ilustruar me harta dhe fotografi të cilat i kompletojnë bindshëmtemat që trajtohen

Fahri xharra,13.04.20

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora