Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Në Pulja gjernden 5 varre para-romake
E diele, 15.03.2020, 09:47 AM
Në Pulja te Istrisë gjenden pesë varre para-romake
Shkruan
Fahri Xharra
'Ovi
nalazi histarskih grobova iznimno su svjedo?anstvo o na?inu života i obi?ajima
prastanovnika Pule i Istre iz razdoblja prije rimske vladavine', priop?ili su
iz Arheološkog muzeja Istre.” (Život prije Rima: U Puli našli pet grobova iz
željeznog doba ?etvrtak, 5. 3. 2020
(https://m.24sata.hr/tech/zivot-prije-rima-u-puli-nasli-pet-grobova-iz-zeljeznog-doba-679548
- 24sata.hr ) >
Të
më falni që e fillova shkrimin kroatisht, të cilin do të ua përkthej me një
herë.Por me gëzojnë faktet e reja që në një mënyrë ose tjetër “ Roma fliste
shqip”
“
Ky zbulim i varreve në Istri, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme që
dëshmojnë për mënyrën e jetës dhe zakonet e
banorëve të lashtë të Puljes
shumë larg para robërimit romak- e shpjegojnë autoritetet e Muzeu Arkeologjik
të Istres ( Histrisë )
Varrezat
llogariten te jenë deri 11 shekuj BC , atëherë kur kufomat digjeshin. Varreza
të ngjashme janë gjetur edhe më herët
HISTRITET
, ISHIM NE !
E
Kaluara
Lundrimi
nëpër Iliri-Histritët –
Sa
e këndshme është kur ke ku të shkosh. Çfarë krenarie të mbërthen kur lundron
nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga paramendimet dhe
sajimet e të pa origjinë ve.. Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë
të flasim. Pas vizitës së Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem
Adriatikut përpjetë dhe mbërrita tek Histritët . Po e madhe paska pas qenë
Iliria! Të gjithë e njohin tokën e rrethuar në të tri anët nga Deti Adriatik në
veri të këtij uji që di të të lagë tokat e të parëve tanë- Histria ( sot Istra)
Të mirat gjeografike të Istrës përbëhen nga mali Uçka ( emer shqip Ujq ka ), e
cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria , lumenjve Drqagonja, Mirna,
Pazinçica dhe Rasha( sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe gryka detare e
Limit. Istria e sotit shtrihet ne tri shtete : në Kroaci ,në Itali dhe në
Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banorëve të parë Ilir ) i takon
Kroacisë.
Qytetet
e njohura të Histrisë sot janë Pula , Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini,
Motovuni,Buzeti dhe Buja.. Kurse Histrisë ” sllovene “ i takojnë Piari,
Izola,Kopri dhe Kozina.Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo
Italiane ( medet!) Në gadishullin e Istrias, njeriu e filloi jetën e e tij
(sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori. Banorët e hershëm jetonin
në shpella .Zbulimet e fundit në shpellën e Shandalit afër Pulës treguan se u
gjetën mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e
Histrisë ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin e Europës.
Shënimet
tregojnë se Istria që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët ,
fis Ilir sipas të cilëve edhe Histria e murr emrin. Koha e hekurit ( Një
millennium para Krishtit ),Histria pra banohej nga Ilirët histrit. Të shëtisim
pak në të kaluarën e largët të Istrias së sotit : Evidenca e pranisë së Homo
erectusit të vjetër 1 milion vjetë u gjet në shpellën e Shandalit ,pra.(
Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library
(2010) Po , gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit (6000-2000
vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndryshme
të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjashme me ato të gjetura rreth
Danubit në Dardani .( Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria,
madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht për angazhimin e madh të Muzeut
Arkeologjik, Muzeut Historik ,Muzeut Etnografik ,Muzeut nativ të Kroacisë për
ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë , në
trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)”
E
na , ku jemi , çka punojmë për ruajtjen e krenarisë sonë? Po brezat tonë të
ardhshëm? Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e
hershme e Paleolitikut , punëdore e njeriut parahistorik 2 milion e 800 mijë
vjet e vjetër ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e
Romualdit në kanalin e Limit u gjetën gjurmët e vjetra 40.000-10.000 vjet. (
burime kroate) Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres duhet shkojmë
larg në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë shohim se
biletat e natyrës për të jetuar na ishin dhënë shumë herët në parahistori.\
Në
fillim të Kohës së Bronzit ,banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e
tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë
Puljan , histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai. Por
,me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti ,Romakët e
pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit. Qyteti më i
rëndësishëm është Pula Kufijtë e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë
gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve , e AustroHungarisë.
Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfitetrot më të mëdhenj në Botë dhe
Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK
Fatet
e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne
t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika
historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë
biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të
ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër
asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë;
ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë ,dhe këto vende që mëzi i kemi
ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i
historisë i cili kurrë nuk ndalet. Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga
bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe
piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten. Po sot?