Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta …
E merkure, 18.03.2020, 08:36 PM
Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta …
Shkruan:
Fahri Xharra
“Albanische
Korrespondenz”,: “Dëshira e kësaj pune është të rrisim
ndërgjegjën europiane për çështjen shqiptare.” Europa ishte e mbushur me
prapagandë antishqiptare ( pas viteve 1900 ) , ne nuk kishim njeri tonin
që të na mbronë ,por i revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e
quajti “Golgotha Shqiptare”, dhe ai ishte hebreu i Vjenës që ia bëri botës
të njohur , mjerimin e shqiptarëve .( 1912-1914) . “Unë e dënoj dhunën që
ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos
çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër”
– thoshte shkrimtari hebre. Por ja që Serbia , gjithmonë përkëdhelur.
Më
1913 , u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të
ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich , ishte gati apo
më shumë dhe shumë më shumë se një shqipëtar. Mbreti Zog e emëroi në një
shërbim (in whose service was friendly ) vullnetarisht si Konsull i
jashtëzakonshëm i Mbretërisë Shqiptare në Vjenë. Bënte punë të mëdha për Shqipërinë.
Por ai ishte edhe“Shef i Mbretërisë për shtypin” e kohës së Ahmet Zogut.
Leo
Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga
serbët në vitet 1912-1913.Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000
njerëz . Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen
kolektive të një populli evropian para atij hebraik. Masakrat që u ndërmorën
serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në
veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912.Kopja e vetme e
librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj
Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të
pjesës më të mëdha të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në
bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja
Safete Juka, me banim në Amerikë.. Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi
komunistët e morën pushtetin , Leo Freundlich i shkroi miqësisht Ministrit
Koçi Xoxe , që ai është i gatshëm të merr postin e konsullit në Vjenë .
Komunistët e refuzuan… (Kur këtë e kam pas
lexuar , nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton të
vërtetën , me urdhrin e serbëve , është refuzuar fxh ) Serbia, “macja që kërkon
të behet luan” Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të
shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha
shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka
qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo i pa me sytë e saj se si serbët
ia helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan
duke u arratisur në drejtim të Tiranës.(nga Fatmir Hasani )
Ja
se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun , mikun e shqiptarëve Leo
Freundlich” Freundlifhu dhe rrënjët e progandës anit serbe “( Leo Freundlich
and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “ Leo Freundlich ishte racist
dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës
anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB(WWI) ( Luftës së
parë botërore) . Ishte Austro-Hungaria ajo që e propagandoi gjëja se
“Serbinë e Madhe” po përpiqet për “ç`farosjen “ apo gjenocidin ndaj
shqiptarëve..” . E shihni , që askush nuk guxonte të na dilte krah mbështetjeje
, sepse serbët hidhëroheshin, sepse : ” Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të
njëjtën shkallë të prapambeturis në të cilën ishin edhe para një mijë
vjete “(Sveta Protiq) ….
“O
çfarë propagande ndezëse anti-serbe vinte nga publikimet e Austriakut
Leo Freundlich(1875-1954) “ shkruajnë mediat serbe. “Merrni me mend ,
thonë ato e tëre propaganda ishte futur ne binarët e titulluar Golgota
Shiptare:” Çfarosja e popullit shqiptar’ e botuar ne Vjenë në gjermanisht
: Albaniens Golgotha: Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes.
Gesammelt und herausgegeben von Leo Freundlich .”
“Një
gjë është e qartë: serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta. Ajo e
rrezikon ekzistencën e tyre”. Kjo fjali është e mjaftueshme per ta kuptua
se e gjithë historia e serbeve eshte e bazuar ne rrena!
Ne
e dijmë fort mire që Fuqitë e Mëdha , në vitin 1914 deshën që Princi Widi
të njihet si lideri i parë i njohur ndërkomëtarisht i Shqipërisë , i cili
përkrahej nga Austro-Hungaria. E dimë edhe këte që The New York Times
raportonte (1913) që bile edhe ish kryetari i Amerikës ,Theodore Roosevelt-i
ishte në favor të një Mbreti të Shqipërisë/
Serbët
shkruajnë nga mëria që” Robert Elsie një propagandues dhe Avokat
i Shqipërisë” i cili paska pas shkruar:” Leo Freundlich (1875-1954), ishte
një publicist hebre që jetonte në Vjenë dhe ishte i lindur nga një familje
e shëndoshë hebreje në Bielitz-Biala” Edhe çka shkruan Robert Elsie serbëve nuk
iu pëlqen.
Serbët
më tutje vazhdojnë si zakonisht të shpifin , të minimizojnë të vërtetën
dhe të rrisin imagjinaten e tyre histerike antishqiptare. “ Leo Freundlich
(Frojndlih) ishte një biznesmen jo i moralshëm , opportunist i cili donte
të çfrytëzonte rastin për t`u vetpasuruar duke e eksploruar Shqipërinë (
Sa të dhimbshëm këta serbet, dhe sa po iu dhimbsemi ne !!!!) Shkrimet e
tyre vazhdojnë : “Ishte një profiter i pafytyrë (Freundlichu , pra) , i
cili pa kurrëfarë kredencialesh e shkruante pamfletin e tij ku e ngarkonte
dhe i gjykonte krimet e kryera nga serbët tek barbarët e marrë , në
Shiperi!” Qahen dhe vajtohen serbet se si ai me mjete shqiptare ( para
shqipatre) për interesa personale të një “hipokriti mediatik” e botonte
gazeten “Albanische Korrespondenz” , dhe këtu i paska pasë botuar shpifjet
e tija për serbët ndaj shqiptarëve. Por, ne si shqiptarë mos të harrojmë
se dëshira e tij ishte të rriste ndërgjegjën e opinionit publik Europian
ndaj çështjës shqiptare.! Me të vërtetë serbët janë pa presedan , ja se si
mundohen nëçdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar “ Propaganda
raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” ( Golgotha Shqiptare)
, dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike
dhe fetare. Me ironi dhe absurditet (Freundlich fxh) ,ia mveshi “Gogothën
“ e krishterë shqiptarëve duke iu referuar kryqimit të Krishtit,
ku shumica e tyre janë musliman “”
E
shihni miq të kombit se si serbët i manipulojnë gjërat dhe , edhe sot e
kësaj dite shkojnë shtegut të trasuar mbi 150 vjet , kundër nesh. Por, ne
e kishim fatin që një Hebre i Austro-Hungarisë e ndizte zjarrin e
dhembjes dhe simpatisë ndaj popullit shqiptar , aty ku para shihej zhbërja
e një kombi të tërë . E dështo një shkrim ndryshe për mikun e Shqipërisë
por ja që nuk po mundem pa e shtuar edhe ndonjë “shpifje” të tij për
“gjëja se krimet serbe” mbi shqiptar, ( lexoni Golgoten Shqiptare ) Edhe
diçka me shumë rëndësi :Ç’është Korrespondenca Shqiptare? Që prej
pranverës së vitit 1913 dhe deri në muajin gusht të vitit 1914, Leo
Freundlich mblodhi ditë për ditë informacione për zhvillimet në Shqipëri
dhe ua shpërndau këto “lajme të fundit” nga Ballkani instancave zyrtare,
kryesisht ministrive dhe organeve të qeverisë austro-hungareze.
Korrespondenca Shqiptare ishte, si të thuash, agjencia e pare telegrafike
shqiptare.
Përveç
artikujve të shtypit që grumbulloi, Freundlich ishte në kontakt me
shumë figura në Shqipëri, si Ismail Qemal bej Vlora, Syrja bej Vlora,
Dervish Hima dhe Fan Noli por edhe shumë të tjerë pa emër, dhe i botoi
letrat dhe mesazhet e tyre në Korrespondencën Shqiptare. Në bazë të
kontakteve të tij, Freundlich u bë zëdhënësi i çështjes shqiptare në Vjenë.
Aq i dhënë ishte pas Shqipërisë sa që pasi komunistët e morën pushtetin Leo
Freundlich-u i shkroi miqësisht Ministrit Koçi Xoxe , që është i gatshëm të
merr postin e konsullit në Vjenë në mënyrë vullnetare. . Komunistët e
refuzuan… (Kur këtë e kam pas
lexuar , nuk mund të kuptoja se pse? Por ja që koha e vërteton
të vërtetën , me urdhrin e serbëve , është refuzuar ).