Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sa dimë për Dardanellet?
E shtune, 11.04.2020, 09:39 AM
Dardanellet. Sa dimë për Dardanellet?
Shkruan
Fahri Xharra
Një
pyetje shumë e thjesht por që me siguri , jemi shumë pak nga ata që dimë të
spjegojmë se ku janë ato ose çka quhet Dardanelle ose të flasim për historikun
e tyre që nga koha pellazgjike e deri më sot
Jo pse do punë shumë që të nxëmë diçka nga e kaluara e jonë, por nga
princili “larg sysh , larg mendësh”
Tregimi
mbi Trojen si ai për Argonautet është bërthama e shumë tregimeve të thurrura në
kohëra të ndryshme , pra për një fatkeqësi të madhe . Disa legjenda merren me
me fakte sekulare të lidhura me fatkeqësinë, luftën e Trojës, mbizotërimi i
Dardaneleve
Tregimi
i Trojës nuk është vetëm dramë por një thesar dramash, për personalitetet e
mëdha historike dhe hyjnore. Që të jemi më të qartë duhet shpjeguar të skicojmë ato pjesë të asaj historie që e
solli Luftën e Trojës- por do e ndërronim qëllimin e shkrimit.
Në
bregun e djathtë të Dardaneleve, aty
ishte shpija e Dardanit
Sa
me vjen keq për ata 20 mijë shqiptarë që vdiqën
gjatë Marsit të vitit 1915 , që luftuan pa ditur se për kë po luftojnë
dhe se sa e prekshme është historia e atij vendi pa e njohur at vend e as
historinë , histori që lidhej nja 32 shekuj para tyre me të parët e tyre . ata
shkuan në Çanakkale por nuk dinin që kanë shkelur në tokat dardane, në shtëpinë
e Dardanit .
(
Dardanos)
Ngushtica
detare që e lidhë detin Egje me atë Marmara, aty ku ndahet Europa prej Azisë,
gjatë shtrembërimit të historisë quhej Hellespont, por ishte qyteti i ndërtuar
nga Dardani , shumë afër Trojës, në anën e Azisë së vogël , ngushticë, shtëpi e Dardanëve , emër mitik i një populli i
formuar dhe themeluesi Dardanus
Dardanellet,
dikur Hellespont, ( turqisht Çanakkale Bo?az? ) ngushticë e gjatë 61 km dhe nga
1,2 deri 6,8 km e gjere
Dardanelles,
c. 1900Map of the Dardanelles (c. 1900), from the 10th edition of Encyclopædia
Britannica.Encyclopædia Britannica, Inc.
Dardanosi,
një nga djemtë e Zeusit jetonte në ishujt e Samothrakisë me vëllain Iasionin të
cilin ia vrau reja (rrufeja ), dhe ne
mërzi e sipër e themeloi në tokën aziatike afër malin Hellespont, Dardaninë. Në
marrëveshje me Teukrosin, mbretin e atyre anëve , iu dha një hapësirë e madhe
taksore, te cilën më vonë edhe e trashëgoi dhe e quajti Dardania. Pas tij froni
mbretëror mbahej nga i biri Erichtoni, mandej nipi Trosi që e quajti vendin
Troja.
Gryka
e Dardaneleve, eshtë plot tregime dhe të vërteta që e kanë kaluar në dy brigjet
e saja.
Sa
keq, sa pak i njohim Dardanellet