E shtune, 15.05.2021, 06:31 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Laponët – një popull i harruar

E marte, 14.04.2020, 11:47 AM


Laponët – një popull i harruar

Shkruan Fahri Xharra

Diku në veriun e skajshëm të Europës, një popull i pa njohur jeton në katër shtete : Suedi, Norvegji , Finlandë dhe në Rusi. Me ka terhequr ngjyra e flokëve, lëkurës dhe syve të tyre – por për mua mbeteshin një mister. Historia e tyre fshehet , mohohet dhe bastardhohet në atë masë sa që askush nuk i bie në fije, as banorëve të atyre katër shteteve që i përmenda. Sekreti, me siguri ruhet nga ata që nuk e lejojnë të publikojnë të vërtetën e tyre.

Shpesh e bëj krahasimin me ne , kur ne dy qind vjetshin e fundit nuk dihej se kush jemi dhe nga jemi, e para nesh ishte një histori dhjet mijë vjeçare.

Po laponet , kush janë ? Pse nuk kanë histori ? Ata nuk kanë pikur nga qielli, janë njerzë të tokës. Nuk besoj që janë të shkuar aty ku banojnë. Por urrejtja ndaj tyre është aq e madhe mu nga këto shtete, sa që janë përdorë metodat nga më të ndryshmet për zhdukjen e tyre – sterilizimi i femrave lapone.

Nga harta e shihni se ku jetojnë, pra në veriun më te skajshë të Europes. aty ku nuk jeton njeri, përveq tyre, ku temperaturat bijnë edhe në – 40 gradë C. Jetesë dhe mbi jetesë së bashku

Të shpjegojmë  , janë popull autokton i Skandinavisë, quhen edhe  popull samé ou sami. Populli Sami është i indigjen  i Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës., Disa prej tyre jetojnë deri te ishulli Kola, në Rusi. Që nga shek.. 16-t  jetojnë gati në të gjithë regjionet  nordike.

Numri i tyre sillet rreth 70 mijë të shpërndarë pra në ato katër shtete.

Shikoni një paradoks shtetëror të të kate shteteve  :”Sipas Ligjit nr. 56, i 12 Qershorit 1987, ku Parlamenti Same ((Sametinget) ka trajtuar shumë probleme juridike që i përkasin komunitetit Samé ( ligji Samé ), një person është Samé nëse e flet gjuhen Samé , si gjuhë amtare ose jeton si  ata , sipas rregullave të shoqërisë  samé.

Gjuha e tyre i përket grupit fino-hungarisht, me më shumë ngjashmëri me atë fine të detit Baltik, si finet dhe estonet.  Në të vërtetë gjuha e tyre ishte Proto-Lapone cila ka pësuar ndryshime të mëdha duke u ndikuar nga finlandishtja. Pra, ata e kishin gjuhën e tyre, deri me ardhjen e finlandezëve.

Ka shënime  nga Taciti “De origine et situ Germanorum “ por nuk jepet e vërteta e tyre. Për çudi e “ vërteta “ e tyre  del ne vitin 1998 !!!!!! Në fillim ishin pagan, por që nga shek. 12 AD e krijuan Kishën e tyre.

Që nga shek., i 9-t fillojnë, te obliguar të paguajnë tatime  vikingëve

Zbulimet arkeologjike dëshmojnë se Laponet ( Same ) janë në Laponi para 6 000- 7000 vjetësh. Por ka gjurmë  që dëshmojnë për jetesë andej pari që nga Periudha e akullit ( rreth 10 000 vjet BC.)

Filozofi suedez ishek 19, Erik Gustaf Geijer donte te fliste të vërtetën e plotë të tyre . Zbulime e reja tregojnë që laponet kane arritur këndej pari në epoken e Bronzit Ketu thuhet që keta kane ardhur kendej pari në e pokën e quajtur “Indo-Erropiane.” ( s`ka epokë Indo-Europiane ). epokë e cila e solli edhe kulturen e bujqësisë.

Rreth vitit 1836 , filloi çfrytëzimi i minierave në tokat e Laponëve nga Suedezët. Laponet ishin ngarkuar me punë shumë të rënda duke bartur mineralet në kushte ankthi . Kjo bën që një pjesë e madhe tyre lëshohen poshtë në Norvegji, ku pason asimilimi.

Në vitin 1673, mbreti i Suedisë e shpallë kolonizimin e regjionit verior të saj, pra Laponinë e  Suedisë.

Keta njihen si rrites të drenjve, por kerkimi mineraleve e zvogëloi siperfaqen e gjelbert, dhe jeta edhe për laponet veshtiresohet. Familja lapone ( same ) zakonisht i ka 4-5 fëmij Djemt mirren me rritjen e drejve dhe vajzat me punët e shtëpisë. Numri i madh i fëmijve iu paraqet problemin e trashigimisë sepse jane te varfër. Më e keqja për është vdekja e prindërve, ata mbesi pa ndihma , bile as shtetrore, Fëmijt e deshirit , pa prindë , mbet si një pemë e veuar, vetëm kunder frymes , sepse nuk e ka mbeshtetjen e pyllit

Tani, ende pa u zhdukur Laponia është në listën e trashëgimisë botërore. Një kopsht zoologjik me lapon.. Në vitin 2016 janë regjistruar se gjuhen lapone e flasin vetëm 40 % e popullsisë.

Deri në shekullin e 19-t, historinë e tyre e kanë bartur gojë pas goje , brez pas brezi

Lashtësia historike e tyre, është shumë e errët. e kanë një fizik karakteristik,morfologjia e tyre dhe tipi i gjakut të janë të veçanta.- kete e thonë pushtuesit sued, norvegj  dhe finn. Paramendoni laponet duhet t`i paguajnë tatime Norvegjisë, Suedisë dhe Rusisë, ne te njëjtën kohë.  Paramendoni Franca ka dëgjuar për laponet rreth viteve 1751- 1826. Po ne ?

(Les Samis (ou Sames, ou anciennement "Lapons" en Français) sont un peuple autochtone dont le territoire est la Laponie. Leur origine remonte à plus de 4 000 ans. C'est le dernier peuple indigène d'Europe. Leur population, répartie en Russie, Finlande, Suède et Norvège, comprend entre 85 000 et 135 000 individus.)

Europa e quan “ një racizem i fshehur “ që ndaj tyre egziston ne Suedi dhe Norvegji, ndaj një populli autokton.

Fahri Xharra, 11.04,2020

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora