| E marte, 14.04.2020, 11:47 AM |
Laponët – një popull i harruar
Shkruan
Fahri Xharra
Diku
në veriun e skajshëm të Europës, një popull i pa njohur jeton në katër shtete :
Suedi, Norvegji , Finlandë dhe në Rusi. Me ka terhequr ngjyra e flokëve,
lëkurës dhe syve të tyre – por për mua mbeteshin një mister. Historia e tyre
fshehet , mohohet dhe bastardhohet në atë masë sa që askush nuk i bie në fije,
as banorëve të atyre katër shteteve që i përmenda. Sekreti, me siguri ruhet nga
ata që nuk e lejojnë të publikojnë të vërtetën e tyre.
Shpesh
e bëj krahasimin me ne , kur ne dy qind vjetshin e fundit nuk dihej se kush
jemi dhe nga jemi, e para nesh ishte një histori dhjet mijë vjeçare.
Po
laponet , kush janë ? Pse nuk kanë histori ? Ata nuk kanë pikur nga qielli,
janë njerzë të tokës. Nuk besoj që janë të shkuar aty ku banojnë. Por urrejtja
ndaj tyre është aq e madhe mu nga këto shtete, sa që janë përdorë metodat nga
më të ndryshmet për zhdukjen e tyre – sterilizimi i femrave lapone.
Nga
harta e shihni se ku jetojnë, pra në veriun më te skajshë të Europes. aty ku
nuk jeton njeri, përveq tyre, ku temperaturat bijnë edhe në – 40 gradë C.
Jetesë dhe mbi jetesë së bashku
Të
shpjegojmë , janë popull autokton i
Skandinavisë, quhen edhe popull samé ou
sami. Populli Sami është i indigjen i
Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës., Disa prej tyre jetojnë deri te ishulli
Kola, në Rusi. Që nga shek.. 16-t
jetojnë gati në të gjithë regjionet
nordike.
Numri
i tyre sillet rreth 70 mijë të shpërndarë pra në ato katër shtete.
Shikoni
një paradoks shtetëror të të kate shteteve
:”Sipas Ligjit nr. 56, i 12 Qershorit 1987, ku Parlamenti Same
((Sametinget) ka trajtuar shumë probleme juridike që i përkasin komunitetit
Samé ( ligji Samé ), një person është Samé nëse e flet gjuhen Samé , si gjuhë
amtare ose jeton si ata , sipas
rregullave të shoqërisë samé.
Gjuha
e tyre i përket grupit fino-hungarisht, me më shumë ngjashmëri me atë fine të
detit Baltik, si finet dhe estonet. Në
të vërtetë gjuha e tyre ishte Proto-Lapone cila ka pësuar ndryshime të mëdha
duke u ndikuar nga finlandishtja. Pra, ata e kishin gjuhën e tyre, deri me
ardhjen e finlandezëve.
Ka
shënime nga Taciti “De origine et situ
Germanorum “ por nuk jepet e vërteta e tyre. Për çudi e “ vërteta “ e tyre del ne vitin 1998 !!!!!! Në fillim ishin
pagan, por që nga shek. 12 AD e krijuan Kishën e tyre.
Që
nga shek., i 9-t fillojnë, te obliguar të paguajnë tatime vikingëve
Zbulimet
arkeologjike dëshmojnë se Laponet ( Same ) janë në Laponi para 6 000- 7000
vjetësh. Por ka gjurmë që dëshmojnë për
jetesë andej pari që nga Periudha e akullit ( rreth 10 000 vjet BC.)
Filozofi
suedez ishek 19, Erik Gustaf Geijer donte te fliste të vërtetën e plotë të tyre
. Zbulime e reja tregojnë që laponet kane arritur këndej pari në epoken e
Bronzit Ketu thuhet që keta kane ardhur kendej pari në e pokën e quajtur
“Indo-Erropiane.” ( s`ka epokë Indo-Europiane ). epokë e cila e solli edhe
kulturen e bujqësisë.
Rreth
vitit 1836 , filloi çfrytëzimi i minierave në tokat e Laponëve nga Suedezët.
Laponet ishin ngarkuar me punë shumë të rënda duke bartur mineralet në kushte
ankthi . Kjo bën që një pjesë e madhe tyre lëshohen poshtë në Norvegji, ku
pason asimilimi.
Në vitin 1673, mbreti i Suedisë e shpallë kolonizimin e regjionit verior të saj, pra Laponinë e Suedisë.
Keta
njihen si rrites të drenjve, por kerkimi mineraleve e zvogëloi siperfaqen e
gjelbert, dhe jeta edhe për laponet veshtiresohet. Familja lapone ( same )
zakonisht i ka 4-5 fëmij Djemt mirren me rritjen e drejve dhe vajzat me punët e
shtëpisë. Numri i madh i fëmijve iu paraqet problemin e trashigimisë sepse jane
te varfër. Më e keqja për është vdekja e prindërve, ata mbesi pa ndihma , bile
as shtetrore, Fëmijt e deshirit , pa prindë , mbet si një pemë e ve?uar, vetëm kunder frymes , sepse nuk e ka
mbeshtetjen e pyllit
Tani,
ende pa u zhdukur Laponia është në listën e trashëgimisë botërore. Një kopsht
zoologjik me lapon.. Në vitin 2016 janë regjistruar se gjuhen lapone e flasin
vetëm 40 % e popullsisë.
Deri
në shekullin e 19-t, historinë e tyre e kanë bartur gojë pas goje , brez pas
brezi
Lashtësia
historike e tyre, është shumë e errët. e kanë një fizik
karakteristik,morfologjia e tyre dhe tipi i gjakut të janë të veçanta.- kete e
thonë pushtuesit sued, norvegj dhe finn.
Paramendoni laponet duhet t`i paguajnë tatime Norvegjisë, Suedisë dhe Rusisë,
ne te njëjtën kohë. Paramendoni Franca
ka dëgjuar për laponet rreth viteve 1751- 1826. Po ne ?
(Les
Samis (ou Sames, ou anciennement "Lapons" en Français) sont un peuple
autochtone dont le territoire est la Laponie. Leur origine remonte à plus de 4
000 ans. C'est le dernier peuple indigène d'Europe. Leur population, répartie
en Russie, Finlande, Suède et Norvège, comprend entre 85 000 et 135 000
individus.)
Europa
e quan “ një racizem i fshehur “ që ndaj tyre egziston ne Suedi dhe Norvegji,
ndaj një populli autokton.
Fahri
Xharra, 11.04,2020
Gjakovë