Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ne jemi popull i dështuar
E enjte, 17.12.2020, 07:59 PM
Ne jemi popull i dështuar
Shkruan
Fahri Xharra sipas postimit të Arber
Ahmetit
Është
shumë e lehtë që të arrihet në një
përfundim që ne jemi popull i dështuar dhe se
nuk dimë të bëjmë dhe të mbajmë shtet,
po flas pa përjashtim për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shkas për
shkrimin e këtyre rreshtave ishte postimi i Arber Ahmetit i cili me një
dëshpërim të madh e bën një paralajmërim se shqiptarëve po iu kanoset një
rrezik i madh për të ardhmen e tyre.
Ne
jemi shumë të pa mend dhe mendojmë që nuk mundet pa ne, por harrojmë që jemi të
përcjellë dhe të vrojtuar jo vetëm nga
populli i atij shteti ku jetojmë (në Europë ) por eshë nga shërbimet sekrete të
atij shteti si dhe të armiqve tjerë si Serbia, Rusia, Greqia.
Kur
ta lexoni shkrimin, duhet ta pyesni vetën se po të ishit austriak ( me që është
fjala për Austrinë) nga cila an ë do të anojshit , nga ana serbe qendrat e tyre të kulturës (
shikoji fotot ) apo nga ana shqiptare
(
shikoni fotot ).
Nëse
neve nuk na japin viza si Kosovë apo Shqipërinë nuk e pranojnë në BE, mos e
kërkoni fajtorin tjetërkund , por vetëm ne vetvete
T
‘isha i “ madh “.në qeverinë e Kosovës , mbrenda një afati të caktuar i kisha
tërhequr të gjithë ambasadorët dhe konsujt e deri tashëm, dhe i kisha
zëvendësuar me të rinj , të cilët nuk kanë lidhje me të kaluarën ushtarake të
Kosovës.. Ata që i kemi dërguar nuk e kanë dhënë asnjë “provim “ të pjekurisë
shtetërore e as kombëtare. Na duhen ndërrime shumë të mëdha që të dalim
faqebardhë nga kjo katrahurë kombëtare.
Ç `na duhet një ambasador i cili nuk e bëri një ‘ bum” në të mirë të
mirë të Kosovës.
Ambasadorët
dhe konsujt nuk guxojnë dhe nuk duhet të
jenë domosdoshmërisht anëtarë “besnik “ i ndonjë partie politike të Kosovës
Nga
Blerim Latifi po citoj : “Në vitin 1946 Fan Noli i shkruante Enver Hoxhës për
partizanin Tuk Jakovën, i cili ishte dërguar si përfaqësues diplomatik i
Shqipërisë në New York:
"Sa
për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na derguat këtë kërcu të
pagdhendur. Për të nisur, Koloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në
çdo dialekt që i flisja ay nuk me merrte vesh nga shkaku që është një budalla
pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri
si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i
blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva,
dhe pa pritur as ndonjë shperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte
shtrembër me mosbesim instiktiv të barabarit kundrejt njeriut të
mësuar...". E shihni se çka do të
të thotë një “ partizan “ në një
diplomaci ndërkombëtare ?
Pse
nuk na njeh bota ? Nuk na njeh se nuk e kemi as një qendër kulturore shqiptare, ku do të pasqyrohej bota e
civilizuar shqiptare ( nëse jemi të civilizuar ? ), me krijime letrare ,
shembuj arkeologjik , vepra arti nga e kaluara dhe e tashmja . Ne nuk jemi as turq
as sllav, e kemi historinë tonë të lashtësisë , të cilën na e ka lakmi bota
Lexojeni
postimin e Arber Ahmetit, të një zëri të vetmuar nga diaspora shqiptare :
(“Na
Komuniteti i deshtum shqiptar, vit per vit prej diaspores i kerkojme Ministrise
se Puneve te Jashtme para per me qit flija dhe me organizu konferenca sa me u
vesh me kravata, pa mberri me e kapitalizu kapacitetin qe e kemi ne dicka te
qendrueshme qe edhe i sherben komunitetit edhe e perfaqeson denjesisht ate. Ne
anen tjeter shume te suksesshem jemi ne qitjen e fallit politik, venerimit
gjeostrategjik, rrezimit te - dhe zgjedhjes se Presidentave Amerikan e
dergatave te tyre, por nje qender te mirefillt nuk jemi ne gjendje me e bo.
Ketu poshte eshte qendra serbe ne Vjene, ku komuniteti serb ka kriju hapesire ku gjendet letersia e tyre edhe ne gjuhen ametare edhe te perkthyer, ku mund te krijohen klube te leximit e mbahen aktivitete te ndryshme ne sferen e kultures.
Fotoja
tjeter eshte i ashtuquajturi "Qendra Kulturore Shqiptare Vjene" ku
mundemi me shku me u fal 10 here ne dite, me pi qaj dej t'na ushton kryt prej
tensionit e reumes, me gjete pune ne baushtella me te njofshem - normal ne te
zezen, me e lane me shku ne muzike ne t'16 bezirk dhe potencialisht me prodhu
xhenetli a terrorista. Hajde JASHA komuniteti e diaspora ma e mire ne
bote. (shkruan Arber Ahmeti )”
Shikoni
se si organizon një shtet i mençur
qenderen e saj kulurore në Vjenë !
Qendra
Kulturore Serbe në Vjenë
A
jemi për tua vajtuar ? Poooooo. A kishte
të drejt Fan Noli kur qahej te Enver Hoxha ?
Po
unë dhe Arber Ahmeti kujt ti qahemi ?
Fahri Xharra,17.12.20
Gjakovë