Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Plisi “qenka” i serbëve?
E diele, 27.09.2020, 11:33 AM
Plisi (qeleshja) “ qenka” i serbëve ? (1)
Shkruan
Fahri Xharra
“Rruga e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë
evolutive, por pa ditur se ç`bëjmë dhe si t`ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend,
dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetsgjësuaes. Ne
duhej të ndërtonim në themel të fortë. në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë
uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vet, lehtë do të na e
shkulin me rrënjë”
Këto
fjalë ishin si hyerje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që
si duket është duke u shkulur me rrënjë.
Heshtja
e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetasgjësues, një
vetshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë
shqiptare.
Ju
kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,
“Eposi
i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe
plisi.
Kur
lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na
qenka “serbo- pellazg”, rash në dy gjuj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj
“humbjeje”.
Interesante
qënka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan
ta bënin të vetin, bile as turku gjatë gjshtqindvjetshit mbi ne , tani ia “arrijnë “ serbët’
“Lueje
shqiptar kryet e bullit” nëse mundesh ! Shkrimi që më ka goditur më së shumti
dhe që është më bindësi për boten e pa informuar, për botë dashakeqe është
“????
– ?????????????? ???? ?????? ????”
(
Plisi- kapuç i vjetër ballkaninik nga leshi i bardhë ) , të shkruar nga Milosh
Nikolajeviq.
E
mendova se si t`i përgjigjëm këtij ia shtuquajtur “njeri i civilizuar “ duke e
ditur që përveq lexuesit tim besnik, askush tjetër nga qarqet e larta institucionale nuk do e
hapë gojë, Jo të më shprehin fjalë miradije për mua por të dalin me komente dhe
shkrime akademike dhe t`i botojnë në të gjuhët e njohura të Europës për ta
hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje që nuk është e tyre, dhe që
heshtja është aprovim , pajtim atëherë plisi i shenjt mbetet serb.
“
Të gjithë e njohim kapuqin e bardhë
shqiptar- Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popopullit
shqiptar – e fillon shkrimin , autori serb, e dimë gjithashtu për fotografitë e
Shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve të cilët nëpermjet ushtrive okupuese i
nbysin serbë në Kosovë e Metohi”- e vazhdon
studjuesi me vaj dhe dhëmbshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo
duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre,
traditat , folklorin e posaqërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura
nga ne”
Si
guxon ky njeri të shkruan në këtë mënyrë , duke e ditur se absolutisht gënjen,
por e ka një bazë; sa pëqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij
atë të haxhillykit ?
Shkrimi
nuk mbaron me kaq por ai e vazhdon”Me
argumente të shkruara si dhe me
foto-argumente do iu tregojmë që kapuqi i bardhë tradicional- që njohet si keqe
( plis fxh) nuk është shqiptar por pasuri kulturore shumë e lashtë
paraserbe-pellazgjike, e cila nga mos dituria, mos njohja e së vërtetës ao
është errësuar dhe harruar edhe nga serbët “
Pra
plisi po i çet pellazgët në dritë ( pellazgët që mohohen nga akademitë i
thënçin shqiptare) por si trashëgimi serbe.
Pjesa e dytë : Vërtetë i kujt është plisi ?
Fahri Xharra, 26.09.20
Gjakovë