E marte, 08.10.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shamia dhe Covidi - Jo shamisë në Kosovë!

E shtune, 12.12.2020, 09:24 PM


Shamia dhe Covidi: Jo shamisë në Kosovë !

Shkruan Fahri Xharra

Fillimi i mijëvjeçarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhurat e pakëndshme që ne kemi kaluar.

Është shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh. Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të pa ardhme.Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi. Çfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten?

Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetëm kamja mund ta ndritë mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .

Të bën përshtypje të madhe kur Princ Wiedi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të përhapjes fetare. Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit e të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë. E njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na çorientojë busullën tonë evropiane. Jo, kjo nuk është e jona.

”Në Zot ne besojmë” , për shqiptaret ai zot është musliman, katolik, protestan, ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.

Ja se çka kishte shkruar Naimi për shaminë dhe ferexhenë: “Të mbuluarit dhe të fshehurit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrinë veç gruas? Ç ‘dashuri, ç ‘arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë… Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë.

Dija, në romanin e Haki Stërmillit në ditarin e saj thotë: ”Sikur t ‘isha djalë do t`i tregojsha botës mashkullore se dora që e përkund djepin është ajo që e rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë, sepse ajo, vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura. Femra myslimane e mbyllur brenda katër mureve asht e mpitë, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji edukate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalimin: mos prek, mos fol, mos dil, mos qesh ,mos e mos e mos”. Tajar Zavalani vazhdon: ” Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar.”

Tajar Zavalani shkruante:  Ndoshta femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium. A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Nga përvoja në shtetet arabe e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë.

Ja se çka kishte shkruar Naimi :“ Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s`ka qenë në kohën e profetit por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në përparimin e një kombi! Si mund të vë mbroth një komb kur gratë domethënë gjysma e njerëzisë rronë e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrinë veç gruas?  Ç ‘dashuri, ç ‘arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë…Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë.”

Deri sa Kosova ballafaqohet me pandeminë e rrezikshme të Covidit , ku kemi me qindra mijëra të infektuar dhe qindra të vdekur , Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e kanë quajtur diskriminuese përjashtimin nga shkollat për vajzat që bartin mbulesë.

Në mbledhjen e këtij Komisioni ku ishte i ftuar ministri i Arsimit, Ramë Likaj u kërkua që të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla.K ryetarja e Komisionit Duda Balje, tha se ministri i Arsimit ka kompetencë për të lejuar vajzat që bartin mbulesën në shkolla.
Më të zëshmit ishin Duda Bala,
Besa Ismaili, Veton Berisha, Saranda Bogujevci  dhe ministri Ramë Likaj
Kurse në anën tjetër Fidan Rama, bashkëpronar i TV Kanali  10,  një hoxhë, sa e ka filluar fushatë e tij për  bartjen e shamisë .


Komisioni i turpit te Kosovës



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora