Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Nata e Buzmit apo Diellndalimi
E hene, 21.12.2020, 06:51 PM
Nata e Buzmit apo Diellndalimi (solstika)
Shkruan
Fahri Xharra
– Po vjen buzmi bujar me
dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit!
– Mirë se u bjen Zoti !
Pastu prù ora me nafakë !
–pergjegjë i zoti i shtepís
mbrendë “ Hë në fund vdiç Zoti dhe u varros në Dodonë nën dushkun më të madh
dhe varri i tij u bë vend pelegrinazhi i tërë botë. Rreth dushkut dhe varrit të
Zotit u ndërtua Orakulli, të cilin e ruanin Donetinët (fis mollos) (Dhimitri
Pilika)
-Pellazgët- origjina e jonë
e mohuar ) Gjatë gërmimeve në Dodonë më 1875-1877 dolën në dritë : një fletë
dushku e shkëputur, një degëz e tërë lisi ( me 17 fletë) dhe një lendë dushku ,
të gjitha riprodhime artistike prej metali , si dhurata Zotit pellazg .
Pra nata e Buzmit si tek
katolikët ashtu edhe tek ortodokset është një festë e vjetër pellazge,ku sipas
Frrok Kristajt : Te festat e ciklit dimëror përfshihen Kolendrat dhe Buzmi, të
cilat bahen me rituale, që janë të një prejardhjeje të lashtë; kryesisht lidhen
me fuqinë e diellit, përkatësisht shënojnë solisticin dimëror të diellit, që
mposht errësirën dhe bën të ngadhënjejë drita “
Duhet ta dijmë! Solstiku apo
solstici (lat solstitium) njohur ndryshe si Diellndalimi, është çasti kohor i
vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël
ndaj diellit. Solstiku/ Diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që
quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet
diellndalimi dimëror (solstici i dimrit). Diellndalimi veror ndodh më 21
qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi
i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në
çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij
në krahasim me eklipsin (errësimin), dhe është në zenit të tropikut të
Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori
shkak festimesh. Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21
dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës.
Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët. Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit. ( via Brunilda Ternova )
Buzmi është një festë e
vjetër pagane, që me kalimin e shekujve ka ardhur duke u zbehur, madje në disa
popuj të tjerë indoevropianë është harruar. Mbeturina të riteve që përbënin
ceremonialin e kësaj feste, në trevën e Pukës psh . kanë arritur deri në
shekullin tonë. Si shumica e festave, edhe ajo e buzmit lidhej ngushtë me
dëshirën për prodhim të mbarë e të bollshëm.
Të gjitha ritet e kësaj
feste pagane kanë pasur karakter të theksuar bujqësor e blegtoral, çka tregon
edhe për drejtimet kryesore ekonomike të popullit tonë në të kaluarën. Ato janë
karakteristike për atë shkallë të zhvillimit të shoqërisë, kur natyra dhe
dukuritë e saj kishin pushtet të fortë mbi të gjitha veprimtaritë e njeriut. Si
të tilla, ato kanë rëndësi për studimin e psikologjisë dhe botëkuptimit të
kësaj shoqërie.
Mbeturinat e kësaj feste
tani nuk praktikohen më tek ne, por ruhen në treva të tjera, të banuara nga shqiptarë.
(M. Tirta. «Kulte të bujqësisë e të blegtorisë», «Etnografia shqiptare»)
Etnografi Mark Tirta në lidhje me buzmin thekson: «Fjala “buzm”, në kuptimin e
këtij druri ritual ose edhe jashtë këtij kuptimi, E. Çabej e shpjegon si një
fjalë autoktone të shqipes të trashëguar nga rrënja e një fjale të lashtë
indoevropiane» Nata e buzmit pritej me gëzim të madh dhe me një parapërgatitje
të veçantë. Kjo festë popullore ishte më e rëndësishmja dhe kishte një
ceremonial të caktuar, të ngurtësuar në shekuj. Festave qe iu është dhën
karakter fetar e që u përmendën më lartë janë pra me prejardhje pellazge , dhe
çdo përvehtësim tjetër është vetëm se një maipulim jo i drejtë i të vërtetës
sonë , shqiptare.
Dhimitri Pilika ne librin e
tij për pellazget shkruan se etruskët sipas një studjusi francez e quanin
dushkun pikërisht si sot në shqip.,si dhe që anë e kënd Etrurisë pellazge hasen
gjurmë të shpeshta të këtij simbili ballësor pellazg. Se Dushku dhe Buzmi
lindën nga ne janë dëshmitare edhe vendet tona që me toponomastikën pellazge
lidhen me dushkun. Dendësia e këtij emblemi të qenësishëm pellazg e cila
përdorët kudo në trevat shqiptare edhe sot e kësaj dite dëshmon shkoqur për një
lidhje organike të pa shoqe midis Dodonës dhe të sotmes shqiptare.
Ja provat : DUSHK ( fshtrat
në Gramsh, Lushnje , Shijak. Lezhë, Peqin) . Bregu i dushkut ,( zonë malore
Lushnje):; Liqeni i Dushakut ( Gramsh) ;Kodra e Dushkut në Krujë e Lushnje ;
Qafa e dushkut në Vlorë Dushkajë fshat në Lezhe, Gjakovë; Dushkan (Elbasan);
Dushkarak (Vlorë) , Dushkia ( fshat arbëresh , Atikë) Deshtëm apo jo provat historike jane ne duar
tona.
Perendimi i Diellit, përcillet nga mijëra qytetar te
Anglisë në guret e varur ( Stonehenge )
që sipas studimeve të fundit janë ndërtuara nga njerëzit e Mesdheut ( Pellazgët
)
Një vend
tjetër në Anli, përsëri nëpër Stonehenge
, perëndimi i ditës më të shkurtë të vitit
Në regjionin
Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke
shkuar prapa 60 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaçërisht
vizatimet e shqiponjave. . Janë gjetë
gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një
kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.
Observatori Megalitik i
Kokinos Kumanovë është në veri-lindje të
MV afër kufirit me Serbinë ; afër fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin
Arbanasko. Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë
nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të
shenjta dhe ngjarje deri në 6000 vjet të vjetra.
Vendi ku është vrojtuar pozita verore e diellit është e ruajtur mirë,
vendi i vjeshtës dhe pranverës ka dëmtime të vogla ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e
lartë në qiell gjatë dimrit ka dëmtime të mëdha.
Të gjitha këto dëmtime janë
të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita
qendrore e Observatorit është e ruajtur
dhe e shënuar mirë
Observatori
ilir-pellazgjik ne Kokino të Kumanovës i vjetër mbi 6 mijë vjet
Fahri Xharra, 21.12.20
Gjakovë