Mendime » Xharra
Fahri Xharra: ‘’Po humbasim’’
E merkure, 06.01.2021, 12:51 PM
‘’Po humbasim’’
Nga
Fahri Xharra
Po
Humbasim ! Me të vërtetet po humbasim. Po e shoh që po humbasim, po shkrihemi
si akulli në Diell. Se po humbasim frikësohej Mit`hat Frashëri që në vitin 1899
apo më herët e shkroi këtë letër drejtuar kohës së tij kur 98 % e popullit të
madh shqiptar ishim analfabat. Po , sot
kur gati 99% jemi të alfabetuar, pse
duhet të gjej gjendjen e kombit tonë në atë gjendje si aso kohe. A
mendojmë ndoenjje gjë të mirë kombin tonë të cilin të gjithë e shohim që po humbet dhe shkrihet si
mos më keq. Marre të keni ju që na “ drejtoni”
në rrugën pa krye !
Marre
të keni , ju që na bëni të gjejmë përsëri vetveten si në fund të shekullit
19-të !
Shkrimi është i Mid`hat
Frashërit dhe shumë u brengosa kur e lexova dhe më duhej ta ndaj me juve të
dashurit e mi që së bashku po e përjetojmë katastrofën kombëtare:
“Të
rrojturit e njeriut s'është vetëm me të ngrënë e me të pirë, si e kafshëve; një
komb nuk rron si kope dhensh! Duhet që njerëzia të ketë bashkim, vetëdijë që
është një komb, të ketë gjuhën, me një fjalë, që çdo njeri i një kombi, të
thotë: jam një copëz nga kombi im! Të gjithë duam dhe dëshirojmë një gjë: të
shkojmë vëllazërisht mes tonë, të jemi gati të vdesim për mëmëdhenë, të
përpiqemi për mbrothësitë e mëmëdhetarëve dhe të gjuhës sonë.
Tani
në këto fletë të bardha do të shkruajmë ca gjëra të zeza, të hidhura e të
rënda, sa besoj që çdo këndonjësi do ti gjakoset zëmra, siç i rrjedh gjak edhe
atij, që shkruan këto fjalë.
Ne,
shqiptarët, pa të mendojmë qysh rrojmë! A mund të quhemi vërtet një komb? S'na
vete goja të themi se jemi t ‘egër e që s'mund të quhemi komb, por për fat të
keq - jemi fort larg një kombi të qytetëruar dhe afër në shkallët e fundit të
njerëzisë.
Nuk
kemi as dashuri dhe as bashkim midis nesh. Duke mos patur, kështu, bashkim,
vijnë ca njerëz të liq dhe na mundojnë si kafshë. Parësi e Shqipërisë shtyp dhe
rrjep vegjëlinë! Hapni sytë, pra, ju që ziheni e shqyheni në mes tuaj! Thotë
një fjalë: "zihj'e minjve, dasm'e maces". Sa të jemi kështu të ndarë
e me grindje, gjithnjë kemi për të vuajtur nën zgjedhë; gjithnjë do të hamë
pahir, do nga ata që janë të fortë në vendin tonë, do nga të huajt; kurdoherë
do të vdesim urie! Po Humbasim !
Na
vjen fort për të qeshur, kur thonë ca të paditur: "Ca nga Shqiptarët janë
të krishterë dhe ca myslimanë dhe s'mund të kenë bashkim e vëllazëri mes
tyre!". Ata që thonë fjalë të tilla të ndotura, vërtet janë njerëz të liq
e shpirt errët dhe s'kanë as dy koqe mend në kokë! Jemi fort të marrë e mëndje
pakë, kur dëgjojmë fjalët e helmuara të ca njerëzve, q ‘i kemi armiq, po na
rrëfehen si miq; këta grekët dhe halldupët turq, të cilët duan të na ndajnë e
na thonë: "Mos kini dashuri në mes të myslimanëve e të krishterëve"!
Këtë
mendje të keqe na i japin, që të na dobësojnë e të na hanë mishtë.
Zoti
na kreu të gjithë shqiptarë; kemi kaq kohë që flasim një gjuhë dhe të gjithë
kemi një gjak, një shpirt, një besë.
Të
hedhim një sy mbi gjendjen e shqiptarëve; duhet të kemi zemër të gurtë për të
mos qarë, kur shohim sesa vuajnë varfërie! Në shumë vende të Shqipërisë
njerëzit ( gati fxh)) vdesin urie; dhe gjithë ata që rrojnë, s'hanë tjetër gjë,
veç buk'e djathë e veshin lëvere!
Ç
‘është kjo mynxyrë e madhe? Ç ‘është shkaku?
Shkaku
është se jemi në gjunjë, se s'punojmë, se rrimë me duar në gji! Nuk çelim një
herë sytë të shohim se bota nuk rron kështu si ne! Në mos mbledhshim mendtë, të
duam veten e të kemi dashuri në mes tonë, pa shkuar shumë kohë do të shuhemi
fare!.....
Tani
të shohim qysh jemi buzë rripës dhe po humbasim. Një komb duhet të ketë gjuhën
e të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsisë dhe pa qytetari e dituri, nuk rron
dot për shumë kohë.
Gjuhën
po e humbasim: më çdo vend të Turqisë e të fqinjëve tanë gjejmë me mijëra
njerëz, që janë shqiptarë, po s'dinë gjuhën e mëmëdheut. Në tufë shqiptarët
dalin jashtë mëmëdheut, martohen në vende të huaja dhe djemtë e tyre, sado që
të rrojnë, zihen të vdekur për Shqipërinë! Të mendohemi, pra, a është punë e
mirë kjo që bëjmë? Është punë e pëlqyer të kemi djem, që të mos dinë gjuhën dhe
kështu të humbin vetijat e kombit tonë?
Duke
vajtur kështu, do të vijë një dit' e zezë që të harrojmë fare këtë gjuhë të
bukur dhe të mos quhemi më shqiptarë; do të humbasim si komb, sado që të jemi
të gjallë si njerëz.
Po
m'i madh' i turpeve, është të mos pasurit shkolla shqip! Qysh mund të themi se
jemi shqiptarë, pa mësuar mirë në shkolla gjuhën e bukur, që flet mëma dhe áti?
Qysh mund të quhemi të qytetëruar, pa punuar gjuhën tonë? Pa pasur libra në të?
Gjuha harrohet, po s'qe e shkruar në libra dhe një komb, po të humbasë gjuhën,
humbet dhe kombësinë.
Është
vërtet një dëm i madh në këtë shekull, që gjithë kombet kanë shkolla dhe
fletore në gjuhët e tyre, ne shqiptarët rrimë të pa qytetëruar! Pa vajtur në
shkollë e pa mësuar, qysh do të shquhemi nga të egërit?
Sot
për sot shqiptarët hyjnë në shkolla të huaja dhe dalin mendje të helmuar
s'andejmi: ata që këndojnë në shkollat e bullgarëve, thonë "jemi
bullgarë", ata që venë në shkollat greqisht, e pandehin veten e tyre grekë
dhe ata që dalin nga shkollat turqisht, thërrasin e thonë "jemi
turq"!
Na
dridhet zemra kur mendojmë që grekët, turqit, bullgarët dhe serbët kanë me
qindra shkolla në vendit tonë dhe ne s'kemi më tepër se dy! ( ne sot kemi
shkolla , por s `kemi mësim fxh )
Të
huajt vijnë ndër ne, çelin shkolla dhe ne shqiptarët hyjmë n ‘ato, mësojmë
gjuhën e huajt dhe kështu humbasim kombësinë tonë! Të huajt, duke parë që ca
shqiptarë mësojnë gjuhën' e tyre, pa pasur turp thonë që ai vend i Shqipërisë,
duhet bashkuar me të huajin; nga ai shkak, greku thotë që Janina është imja,
serbi thotë kështu për Kosovën dhe bullgari kërkon Manastirin!
Duke
mos pasur shkolla shqip, ca nga ca harrojmë gjuhën tonë: në anët e Gjirokastrës
flasin greqisht dhe në Tetovë e në Prizren turqisht e sllavisht! Të kishim
shkolla, s'bëhej kjo mënxyrë. Do kuptuar
mirë kjo fjalë: duke humbur gjuhën, humbet dhe kombësinë njeriu. Nuk besoj të
mos e dini të tërë, që jemi në gojë t ‘ujkut, se greku, bullgari, serbi dhe
malazezi duan të na zhbëjnë.
Mos
besoni që me trimëri mund të bëjmë ndonjë punë. E harruat qysh 18 vjet më parë,
Serbia na mori Nishin, Vranjën dhe Leskovacin! Këto vende qenë thjeshtë
shqiptare, po ishin të paqytetëruar dhe kështu trimëri e tyre s'bëri dot gjë.
Prapë n ‘ato kohëra d.m.th. më 1881 Mal'i Zi na rrëmbeu Ulqinin!
Mos
u gënjeni kurrë të thoni, që na mban Haldupi.
Haldupët s'rrojnë dot shumë kohë, se s'janë të qytetëruar; me t'u
rrëzuar, do të na hedhin edhe ne në greminë dhe kështu do të humbasim si zog
nën kërmën.
S'ka
njeri të mos kuptojë, që halldupët në Rumeli e kanë jetën të shkurtër dhe nuk i
ndalojmë dot rrëshkitën që ka zënë, se një bot ‘e tërë nuk e do; në ndënjshim
kështu siç jemi, do të biem dhe ne bashkë me turqit; po në zënçim të zgjohemi
d.m.th. në kuptofshim, që jemi një komb, në paçim dashuri e në mësofshim të
gjithë gjuhën tonë, ahere pas humbjes së halldupëve, do të jemi të zotë të
mbajmë veten tonë.
Po
dhe Evropa do të shohë që qenkemi njerëz dhe do të na ketë në kujdes.
Janë
ca njerëz me shpirt të poshtër, që thonë: "më mirë të na marrë ndonjë
mbretëri e huaj!" Ah! Këta njerëz nuk mendohen, që në na marrtë një i
huaj, s'na le as kocka, as mish: do të humbasim edhe gjuhën, edhe kombësinë
tonë!
Siç
e pamë, rreziku që kemi mbi kryet është' i madh, po në prefshim shpresën dhe të
mendojmë "kështu qenka thënë", ahere do të shtohet prishja jonë! Do
punuar. Me vullnesë e me punë arrihet çdo qëllim.
Lumo Skëndo
* Botuar tek Kalendari Kombiar i Kristo Luarasit, Sofje 1899
** Albert Dumont: Le Balkan et l'Adriatique, page 204, un v.
chez in 12-o chez Didier Paris 1873 (shënim i autorit)
Shkruar nga Mid'hat
Abdyl Frashëri në vitin 1899