Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Si na mbytën në puse!
E marte, 05.01.2021, 02:19 PM
Si na mbytën në puse! Si i mbuluam puset e vdekjes? Pse nuk flitet për këtë lloj krimi të serbëve?
Nga
Fahri Xharra
“Zoti
ambasador, çka mund t’na thoni për këtë skenë të trishtueshme?” Ai iu
përgjigj:“Ky është krim kundër njerëzimit”.
Shprehja
haptas e ambasadorit Uolker më 16 janar 1999 në Reçak, në mbrojtje të së
vërtetës,duke rrezikuar madje edhe vetveten, do të mbahet mend përherë.
Deklarata e tij para gazetarëve,ishte humane dhe korrekte. Sikur ambasadori
Uoker të kishte dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se kjo çështje do
të shqyrtohej dhe ndërkohë do të formohej një opinion (ashtu siç ndodh me shumë
diplomatë), mendoj se sot, jo vetëm që ne shqiptarët e Kosovës nuk do ta
gëzonim lirinë e pavarësisë, por është pikëpyetje se sa shqiptarë të Kosovës do
të kishinmbijetuar dhe sa shqiptarë do të ishin në Kosovë sot.
Dhe
çështja e Kosovës nuk mbeti ashtu si e deshën Serbët .Por, krimi ndaj nesh nuk
kishte të ndalur “Gjatë aksioneve të forcave ushtarake, paramilitare dhe
policore serbe në një vit e gjysmë,para se këto forca të detyroheshin të
tërhiqeshin nga Kosova, Kosova ishte një makth i vërtetë i vdekjes, dhunës dhe
shkatërrimit.”…”Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë,
duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera,
shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet,
ose
të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur. Kjo metodë ishte
përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.”
“Çdo
mysafir ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin Klinton, theksuan
rëndësinë
e gatishmërisë për të falur, nëse kosovarët janë për bashkëveprim me Evropën
dhe SHBA-në në të ardhmen. Shumica e kosovarëve e kuptojnë ose do ta kuptojnë
nevojën për të falur, por me një kusht të rëndësishëm: serbët duhet ta pranojnë
atë që ndodhi!”
Ne
falëm dhe falëm, por më e keqja që edhe e harruam .Harruam gjithçka që ndodhi !
Zërat
e të mbyturve nëpër puset e Kosovës , mbeten pa u ndëgjur as një herë .
“Vëllai
im ishte brenda në shtëpinë e tij kur erdhën njësitet serbe në fshat. Ai u
përpoq të
ikte,
por serbët e ndaluan. Gruaja e tij së bashku me shtatë fëmijët ishin fshehur në
një zone malore, e quajtur Tërpesh. Serbët i lidhën duart dhe këmbët Sherifit
dhe e hodhën në pus”.Kur Qamili u kthye në fshat pas një muaji, ai e gjeti
Sherifin e vdekur në pus “ (nga libri )…. Zërat kumbojnë të përzier me zhurmën
e vdekjes.
“
Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake
serbe, UNHCRja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse
dhe në varreza masive gjithandej në Kosovë. Pas shtatë muajsh ndihmë me rastet
e viktimave të puseve, u zbuluan një sërë veprimesh kriminale të bëra kundër
fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave. Unë, për aq sa ka qenë e mundur, jam
përpjekur të sqaroj se çka ka ndodhur me viktimat e gjetura në puse dhe në
varreza masive. Kam takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave. “ (
nga libri ).
Pse
me hedhë në pus? Pse më mbyt kështu të lidhur? ( Thirrjet e atyre që duhej të
vdisnin në këtë mënyrë
“Unë
quhem Avdyl Kabashi dhe jetoj në Polac. Unë jam biri i Mustafë Kabashit (52-
vjeçar).
Kur filloi sulmi, babai im ishte në fshat bashkë me tre nipërit e tij. Ne u
përpoqëm ta bindnim që të vinte me ne në male, aty ku fshihej pjesa tjetër e
familjes, por ai insistoi të rrinte që të kujdesej për shtëpinë. Më 20 mars
1999 në orën 4 pasdite, forcat serbe sulmuan zonën ku jetonim ne. Kur u ktheva
në vendin ku jetonim, unë shkova tek pllaja nën shtëpinë tonë ku ështënjë pus.
Kur Unë dhe kushëriri im, Salihu, u afruam, gjetëm pallton e babait tim. Pas
pak, ne e zbuluam trupin e tij në pus”. ( nga libri )
“Unë
quhem Bajram Kerolli dhe jam nga Polaci. Forcat ushtarake serbe kishin zaptuar
fshatin
tonë. Mustafa, dy nipat e tij, dhe unë, ishim fshehur në stallën e Mustafës për
dy ditë…. ndërsa Mustafa, i cili ishte më i vjetër dhe më i ngadaltë se sa ne u
kap nga policia. Pas kësaj ne nuk e kemi parë më”.
“Unë
quhem Havë Kuçi, jam 84-vjeçare dhe jetoj në Kotlinë. Me 24 mars 1999, forcat
ushtarake
e rrethuan fshatin tonë. Neve, grave dhe fëmijëve, na dërguan në qendër të
fshatit dhe na mbajtën aty. Më vonë ushtarët i tubuan disa nga burrat tanë dhe
i detyruan të shkonin në drejtim të shpatit të malit. Biri im ishte njëri prej
22 meshkujve, të cilët u vranë dhe u hodhën në dy puse në shpat të malit. Tre
nga ta ishin nipat e mi. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar”.
”
Njërin nga bijtë e mi e kishin vrarë në fshatin tonë dhe e kishin hedhur në një
pus.
Ai
ishte vetëm 23- vjeçar”.(IsmetLoku, 50 -vjeçar nga Kotlina)
(Materiali
eshte nga libi “JosefMartinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999”)
Gratë
dhe fëmijët në autobus po qanin me zë për të dashurit e tyre.. .në pus mbytej
pafajsia . Ishin netët e gjumit të pafjetur , dhe e nesërmja e harresës së
madhe.