E shtune, 12.10.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Hebrenjtë dhe shqiptarët. Sa dallojmë ndër veti?

E merkure, 10.02.2021, 10:22 PM


Hebrenjtë dhe shqiptarët. Sa dallojmë ndër veti ?

Shkruan Fahri Xharra

Shpesh e kam shkruar që të mendojmë si hebre, miqt e mi , te shkrimeve të mia nuk pajtoheshin. Arsyen e di unë, por e dini edhe ju.

Sa harrojmë ne dhe sa harrojnë hebrenjtë ? Ndryshimi është shumë i madh; aq i madh sa që ne nuk kemi shënime të plota se kush ka vdekur nga ne, ne luftën e 99-tës, së për LDB dhe ate  për luftërat ballkanike dhe LPB as mos të flasim.

Kjo nuk  ndodhë me hebrenjt. Jo, jo . kurrë. Janë shumë të kujtes shëm që  brezat që vijnë tës dinë asgjë, ose shumë pak.Në rastin tonë, pas 100 vjete nuk dimë se kush ishte ai që e nisi ose ai që mbeti në katrahurën  ekohës.

Një krenari të madh e kemi që i kemi strehuar hebrenjt gjatë luftës së dytë botërora , ndoshta edhe të vetmit që mund të krenohemi me humanizmin tonë. Por, çka më shumë ? Të flasim për Kosturin , një qytete shqiptar në Greqi, në kufi me të afërt me Shqiperinë.

Nga historia e dimë që nga ikja e madhe e hebrejve nga tokat e tyre para dy mijë vjetësh, ata zurën vend edhe në tokat tona. Edhe atëherë ishim mik pritës dhe dashamirë , edhe pse mbi ne ishte Perandoria Romake.

Sidoqoftë, gjatë Lufteës së Dytë Botërore gati të gjithë hebrejt u zhduken nga Kastoria, pra atë kohë numroheshin rreth 900 vete dhe pas Luftës mbetën vetëm 35.

Që kjo mos të harrohe është gjiruar filmi dokumenetar   “Trezoros: The Lost Jews of Kastoria,” kronikat dhe historia e komunitetit Sefardik, të zhdukura së bashku me njerëzit.

Kur erdhën gjermanët pas kapitullimit të italisë, ata i mblodhën 763 hepre të Kostorit dhe u dërguan për zhukje në Auschwitz- Birkenau.

“Ne duam që ta edukojmë popullin” thotë njërei nag realizuesit të filmit… Na duhet që të të inkurajmë njerëzit tanë që të grumbullonjnë të dhënat historike që ato mos të harrohen kurrë”Fare pranë kufirit shqiptar ndodhet një qytet magjepsës, tradicional qytet plot histori me trashëgimni dhe me civilizim. Kastorja (Kosturi siç njihet nga shqiptarët) ndodhet afër kufirit greko-shqiptar, në jug-lindje të Shqipërisë. Ky qytet shtrihet buzë liqenit me të njëjti emër, i cili duket që deperton thellë me vilat e bukura të qytetit deri lart në kodër duke e përkundur qytetin mbi valët e liqenit si mbi një djep. Sapo merr kthesën tek kodra hyrëse e qytetit ditën duket sikur një ortek i bardhë dëbore që ka rënë buzë liqenit ndërsa natën ngjan me një kaci prushi të derdhur. Fle natën në këtë qytet dhe të duket sikur e ke poshtë jastëkut liqenin si një ninull të bukur hipnotizuese. Klima e zonës është me dimër të ashpër dhe verë të freskët me vila rreth o rrotull liqenit dhe lule erëmira ka bërë që për këto cilësi ta quajnë si Montekarlon e Ballkanit. Sipas të dhënave qyteti është themeluar nga Perandori Justiniani në mes të shek.VI, me emrin Justinianopoli. Në shek. VIII quhet me emrin Kostur, fjalë sllave. Ndërsa disa shekuj më vonë diku në shek, XI historianët bizantinë e shënojnë qytetin dhe liqenin me emrin Kastorias. Për emrin Kastorias ka shumë teori rreth prejardhjes së fjalës. Disa studiues thonë që kjo fjalë lidhet me fjalën latine Castra (kështjellë) që në greqisht pëson përshtatje në Kastro. Një teori tjetër që duket edhe për e kapshme është se fjala Kastorias rrjedh nga fjala greke Kastor duke patur parasysh që ndër shekujt në këtë qytet gjenden punishte të përpunimit të leshit, kastorëve, gunave të ndryshme që shiten nëpër vendet e ndryshme të botës.duke qënë më të preferuarat si nga ana cilësore po ashtu dhe për elegancën e tyre.

Kastoria (Kosturi) dhe shqiptarët

Kosturi dhe fshatrat e tjera përreth tij për shumë vite kanë qenë sunduar nga shqiptarët, në fillim nga Despot Andrea II Muzakët. Pas vdekjes së tij e trashëgoi këtë qytet djali, Stojë Muzaka (në kishën e Shën Athanas Muzakë të ndërtuar në shek. XIV në Kostur janë shënuar emrat e vëllezërve Teodor dhe Stojë Muzaka). Muzakajt e morën Kosturin pasi mundën Marko Kralin. Pas Muzakajve Kosturi ka qenë në zotërimet e Ballshajve të cilët nëpërmjet lidhjeve të martesave futën nën sundimin e tyre vise nga Lezha, Mati, Kosovën, Dibrën, Ohrin, Kosturin etj. Në vitin 1385 qyteti ra në duart e osmanëve të cilët e zotëronin deri në fundit të vitit 1912, kur grekët e çliruan atë. Prefektura e Kosturit në fillim të shek.XIX udhëhiqej nga bejlerët shqiptarë myslimanë të cilët gëzonin mbështetjen e fortë të Ali Pash Tepelenës. Në vitin 1870, Korça u bë Prefekturë e cila kishte nën juridiksionin e saj edhe nënprefekturat e Kosturit, Bilishtit e Kolonjës. Pas luftërave të ndryshme botërore dhe ballkanike grekët përfituan më shumë, ata kryen masakra kundër minoriteteve më të vogla të cilat ishin të pambrojtura duke djegur  çdo gjë . Kosturi,140 familje hebrenj, të cilët jetonin të bashkuar në një lagje ku kishin një shkollë, një bibliotekë dhe një banjë për femrat.

Ndërtesa e shkollës hebreje u prish më 1960 për të zhdukur tashmë çdo gjurmë të kulturës së saj, ashtu siç u zhdukën vite më parë edhe ndërtesat fetare e shkollore turke, shqiptare dhe bullgare.

Kosturi ka pasur rreth shtatë xhami, ndër to përmendim xhamia Kursum, xhamia Tambaxhane, xhamia Hasan, xhamia Kulla, xhamia Mehmetit si dhe Teqe me emrat Ali Baba, Ajdin Baba dhe Qazim Baba. Ka patur një shkollë urbane dhe një Medrese.

Fahri Xharra, Gjakovë

10.02.21

BIBLIOGRAPHY:

M. Molho, Histoire des Israélites de Castoria (1938). ADD. BIBLIOGRAPHY: B. Rivlin, "Kastoria," in: Pinkas Kehillot Yavan (1999), 372–81.

Bardhyl Berberi/ Gjurmët e shqiptarëve në Kostur



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora