Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin!
E hene, 01.03.2021, 09:22 PM
Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin!
Shkruan
Fahri Xharra
Një
thirrje jo e zakonshme për udhëheqësin e ardhshme të Kosovës :
““E
mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të
muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të
shërbejë si momenti ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh.
Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është
tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur
ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet
në mesazhin e Netanyahut, dërguar Albin Kurtit .
Çka
do më tepër pavarësia e Kosovës ? Dy shtete më miqësore të popullit tonë i kanë
hapur dyert për ne: Amerika para 20 vitesh dhe ende vazhdon, dhe Izraeli i gatshëm dhe publikisht është me ne.
Na
kujtohet thënja e Vuqiqit e para disa ditëve drejtuar Izraelit: “ Mohoje
njohjen e Kosovës, ne e hapim menjëherë
Ambasadën tonë në Jeruzalem.
Ne
nuk kushtëzojmë asgjë, por përkundrazi
jemi të privilegjuar kur Kryeministri Netanjahu e thërret , kryeministrin
e ardhshëm të Kosovës në Izrael, për një
trashje të miqësisë ne mes dy popujve më të vjetër në botë.
Gazetat
shkruanin që “Albini është ne mes dy zjarresh”, unë nuk e shoh ashtu. Të thotë
mos shko mua ai që e financon Serbinë me investime marramendëse, dhe neve dihet
se çka.
Mos
ki dert as për Europën , edhe ata në vetvete nuk janë kundër , por ashtu e do
momenti i tyre karshi vendeve arabe.
““Albini,
si kryeministër duhet të ndjek politikën e koordinimit të veprimeve të tilla me
SHBA. Çdo ndryshim i kursit të qeverisë së Kosovës pa pëlqimin e SHBA do të
jetë i dëmshëm, si i tillë nuk i shërben Kosovës”, ka thënë Mehmeti. Këtë e
thotë jo vetëm ai por të gjithë ne.
Albin
unë dëshiroj një fluturim të mbarë deri në Izrael, një takim super miqësor me
Zotin Netanjahu, dhe do të futesh në historinë e kombit tonë si dashamiri më
madh i tij.
Fluturim
të mbarë Albin Kurti !
Fahri
Xharra, 28.02.21
Gjakovë