Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Zëri i qytetarisë
E diele, 14.02.2021, 01:45 PM
Zëri i qytetarisë
Nga
Fahri XHARRA
''Nuk
mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni
qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse
skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.
Përbrenda
nesh, aq sa po na shohin sytë tonë, mbretëron një errësirë. Si jetohet vetëm me
errësirën? Përbrenda errësirë, përjashta
nesh errësirë, në jetë errësirë, në fjalë errësirë? Lehtë e kemi , po
duam që ashtu siçna ka lindur nëna, të jetojmë e të vdesim shqiptar, njeri! Të
dalim nga vetvetja e jonë e errësirës,
të ecim, marshojmë, nxitojmë, sakrifikojmë , punojmë, guxojmë..Të ngisim kokën lart. T´i shtrëngojmë grushtet. Të hapim zemrën. T´mos harrojmë çdo mëngjes
të pijmë nga një gotë dashuri! Në mos për asgjë tjetër,të besojmë,
dashuria na i hapë portat e fatit, të besimit, të
vullneteve, të shpresës…(R.): ”Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar
ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra”.thot libri . Secili
njeri e ka hijen e vet. Edhe një fije kashte e ka hijen e vet. Por, halli
tjetër na ka pllakosur neve: Hija e jonë, fjala dhe morali ynë, puna dhe synimi
ynë, shpesh nuk shëmbëllen në veten tonë. Na vërtet po nxitojmë, po na ngutet
diçka në jetë, po shihet,deri me sot kemi kaluar shumë shtigje, por, mjerisht
nuk nuk po e dijmë cakun për ku jemi
nisur. Dhe, neve, o shpëtimtar mëkatar tëkombit, shpeshnaka rënë të këndojmë
nëpër terr, të ecim nëpër terr të flasim
nëpër terr, e besa edhe të punojmë do “punë” nëpër terr. O boll ma se u bëmë
horr, duke kërkuar veten tonë, identitetin, dashurinë, pasurinë, kolltukun
nëpër hijet e vetvetes sonë.
Mjerë
na që s’po i përngjajmë hijes sonë !
Nuk
mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar- thoshte J.J.Rousseau.
E
fituam lirinë , por e fituam lirinë pa virtyt e në mungesë të virtytit mbetem
pa qytetari.
Qytetaria
është shkalla më e lartë e moralit, më e vlefshmja prej tyre dhe që më së
shumti sjell dobi. Ajo është veçori që e dallon njeriun nga shtazët. Kush nuk
ka qytetari, tek ai nuk gjendet ndonjë veçori e njeriut përveç mishit dhe
gjakut, ngase ky njeri, vetëm me këtë pamje të jashtme të njerëzimit, është i
humbur dhe i zhveshur nga koka e mirësive dhe e moralit.
Mendjemadhesia
(lakmia) nuk ndjen kenaqësi në pervetësimin e dickaje, por në përvetësimin më
shumë të shumëdickaje ne krahasim me nje person tjeter. Ne themi që njerëzit
janë mendjemëdhenj (lakmitar) kur janë te pasur ,ose të zgjuar, ose të pashëm
por nuk është kështu. Lakmia është
kënaqesia e të qenit mbi të gjithë të tjerët – pa marrë parasyshë mjetet
,mënyrën dhe rrugën.. Kur gara mbaron, lakmia ulet gjithashtu. Por ,gara nuk
mbaron kurrë !
Mospasja
e lakmisë është argument për besnikëri, besnikëria është argument për
falënderimin, falënderimi është argument për përmendjen e qytetarisë ,
përmendja e qytetarisëështë argument për shtimin e mirësive,
Në
kohërat mitike, individualiteti njerëzor nuk ka egzistuar sepse nuk kishte
kulturë-gjuhë , aftësi dhe atribute tjera që e dallojnë nga njeriu i sotit. Se
cka donte Prometheu nuk ishin individët njerëzor apo grupet e individëve por
njerëzishmëria(humaniteti) si një potencial njerëzor – ajo që protonjerëzit e
arrijnë me ”zjarr” dhe ”shpresë të verbuar”.
“Fytyra
e mbrojtur me krenari është sikurse margaritari i mbrojtur në guacën e vet”.-
më tha dikush, por ”A-huuu! Ditë s’je! Natë s’je! Diell s’je! As vetvetja jote
s’je, o mëkatar. (R.Greicevci)”
Grykësia
nuk është kategori ekonomike , nuk është normë e kodit etik që përfaqëson një
individ grup apo krah politik .Ajo vjen
e shfaqet nga njerëz injorantë e të pa kulturë , pa vizion dhe pa virtytete
qytetarie .. Me çdo kusht pasurimi . Pa regulla , te pa ndalshëm , perfshi
krimin .! Ka shumë thënje per grykësinë
edhe në dashuri, por edhe ajo sjellë aliena.
Është
lakmia- dëshira për të qenë më i pasur se një person tjetër, dhe edhe më shumë,
deshira për të qenë në pushtet. Sepse fuqi/pushtet është ajo që i pelqen
mendjemadhësisë: s’ka gjë tjetër që e bën njeriun te ndihet superior dhe
dëshira për ti levizur te tjerët si lodra . Sa me shume lakmitar dhe grykës të jetë një person është
aq më shumë e urren lakminë dhe grykësinë tek te tjerët.
Por
llojllojshmëria është një pasuri
natyrore falë së cilës ne ecim , ballafaqohemi ,dallohemi ,përmbarohemi dhe
pastaj lindë virtyti , lindë qytetari
,lindë qytetaria.
Shpirtbardhësia
është pasuri vetjake për të bër mirë për të ndarë të mirën me të tjerët, për
dashurinë ndaj njerëzishmërisë. Njerëzit që bëjnë diçka të mirë për të tjerët
quhen shpirtbardhë. Shpirtbardhësia
është veti , është virtytë i njerëzve të ndryshëm ” që nga padogogu Basedow , Nënë Tereza i.”Shpirtbardhësia e
vën qenjen e njeriut dhe veprimet e tij
në qendër të të gjitha virtyteve qytetare.
´Në
një Kosovë të molepsur nga individualizmi , shpirtbardhi apo shpirtbardhët i
përgjigjen pyetjes se si funkcionon kjo dëshirë për t´i ndihmuar të
tjerët.Shpirtbardhësia shprehet me vlera
dhe në kuptim më të gjerë përkufizohet si tendencë e vazhdueshme për të bër
mirë. ”Shpirt bardhësia është virtyt i shprehive të edukuara që burojnë nga
dashuria për njeriun.” thonë librat e shenjt. ”Nuk mund të ketë atdhetari pa
liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që
iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë.
(-Jean-Jacques Rousseau)”.