Mendime » Xharra
Fahri Xharra: O Zot e di ti që po humbasim drejt vrimës së zezë?
E shtune, 27.02.2021, 08:35 PM
O Zot e di ti që po humbasim drejt vrimës së zezë?
Nga
Fahri Xharra
“Valë ofensive shume e gjere dhe e organizuar ka
filluar e po ka sukses kundër kombit shqiptar, identitetit shqiptar dhe
interesave te kombit. Kemi qene te shqetësuar për strategjinë dhe qëndrimet
sllave e greke, normal qe përsëri duhet te jemi te shqetësuar por po kuptoj se
ka dale ne plane te pare si më e egër osmanizimi dhe arabizimi i shqiptareve’
shkruan miku Trifon Ziu .
Eh,
ishim të shqetësuar për ato strategji sllavo -greke-turke; tani po na rrënojnë kalanë nga brenda.
Në
shkollë na e shpjegonin se ç`është
instinkti . Por si duket ende nuk e dimë se ç`është ajo makinë -e
quajtur ashtu ? Instinkti është një gjë për të cilën nuk kemi nevojë
të mësojmë- ai dirigjon ashtu natyralisht , bile edhe pa e vrarë mendjen ose një qëndrim , një sjellje natyrale të
qëndrosh /sillesh në një mënyrë të caktuar
si tek njerëzit ashtu edhe tek shtazët pa e ditur se pse , psh.
instinkti i hajnisë , tradhtisë , mohimit , vetëmohimit , përdhosjes , krimit por edhe ai i mbi jetesës.
Por
të mbijetosh duke i ç’frytëzuar vetëm
instinktet atëherë ai grup njerëzish klasifikohet si shtazë. Të ndjekësh
instinktin e tradhtisë pa e menduar
fare se pse është e pamundur . Duhet të jesh i shtytur . Po , pak nga instinkti
, pak nga “kojtja” ( e lehtë për tu ngrënë ) pak nga leverdia
personale, pak nga rrethi i caktuar dhe kështu na mbijnë ata që punojnë me
instinkte dhe me vetëdije kundër kombit.
Janë
disa tipa në skenën mediatike shqiptare që 25 vjet që i ndërrojnë vetëm
uniformat dhe instinktivisht ata duhen të shajnë çdo vlerë kombëtare.
Vetëdija nuk e lejon , sepse aty punon truri ; në instinkt çdo gjë vjen
natyralisht ashtu si të dirigjon instinkti. Të shkosh në nevojtore (WC)
është instinkt , të flesh me më të mirën e mbrëmjes është instinkt .Por edhe të
ngritësh kundër të kaluarës , tashmes
dhe të ardhmes së kombit është instinkt
shtazarak i trashëguar .
“SHQIPËRIA
NDONJËHERË SHKAKTON FRIKË IRRACIONALE, TREMBEN PREJ SAJ,- THONË SE MUND TË KETË
EDHE PESË SHQIPËRI. PRA SADO SHQIPËRI TË KETË, SOT KEMI DY SHQIPËRI NË BALLKAN,
DHE DUHET TË JEMI TË LUMTUR. SIDOQOFTË SHQIPTARËT SOT KANË STATUS TË FUQISHËM,
JANË BËRË FAKTOR I FUQISHËM NË BALLKAN, GJË QË NUK ËSHTË E TEPËRT PËR TA. PËR
FATIN TONË TË KEQ FAKTORI SHQIPTAR NË BALLKAN KA QENË I TKURRUR DHE,- VAZHDOJ
TA PËRSËRIS, PËR FAT TË KEQ NUK E KA ZËNË ATË VEND REAL QË DUHET TË KISHTE„-e
shkruan mendja e shëndoshë , e shkruan Kadare.
Janë
disa tipa në skenën mediatike të Kosovës ( eh mos qofshin ! ) të cilët që
21vjet flasin dhe përdhosin , po ashtu instinktivisht se e kanë ose traditë
familjare ( gjeni për instinkt ai trashëgohet ) ose nuk iu kapë vetëdija se
shkrimet , fjalimet dhe paraqitjet e tyre publike janë shumë të dëmshme . Por
ata instinktivisht flasin e flasin e flasin.
Përderisa
nga Shqipëria na lodhin trurin rojtarët e porosisë së Katovicës , këndej nga
Kosova na shtrembëruan mendjen të
porositurit për “zbulimin “ e gjuhëve
dhe kombeve të reja ( e edhe më shumë se kjo ) ata janë” rojtarët” e të
kaluarës së tyre të dyshimtë.
“E
padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vendeve,
Kosovë e Shqipëri. Antieuropianët latent kanë marë formën më të frikshme që
ekziston ndonjëherë në mentalitetin shqiptar.” - kishte me thënë Kadare . Por
njerëzit e instinktit të tradhtisë janë
të zgjedhur mu nga ata politikanë .
Për
mendimin tim, as Kosove e as Shqipëria, nuk guxojnë ta shohin njëra-tjetrën, si
kontejner për t’i derdhur emocionet negative, frustrimet, pasigurinë dhe
përçapjet e ngadalta kah konsolidimi si shtete të mirëfillta demokratike dhe
evropiane. ( e thotë një analist )
Ka
mbi 10 000 vjet qe Zotit I themi Zot, Besës i themi Besë, Bukës I themi Buke,
Ujit I themi Ujë, lisit e themi Lis, plisit I themi Plis (Prof.i hist. Milan
Perkaj ).- e dinë këtë njerëzit e instinktit të përmendur më lartë.
E
sigurt që ata të instiktive ” paguhen
nga Serbia dhe Turqia! Shqiptarët e lirë kanë filluar të mos besojnë më në vlerat e civilizimit europian.
A ngjan kjo sikur shqiptarët nuk dinë të jetojnë të lirë? Po., ngjan dhe si kundërvënie kësaj fatkeqësie kërkohet sot më shumë se kurrë të saldohet
një herë e mirë uniteti kombëtar. (nga Kadare)”
Po kush i zgjodhi këto qelbësira që na e qelben të tanishmen dhe
ardhmërinë tonë ?
“KOMBET
E EUROPËS SË BASHKUAR E KANË AKOMA TË SHENJTË KONCEPTIN E KOMBIT DHE NE DO TA
MBAJMË KËTË SI ATA.SË PAKU NE SHQIPTARËT NUK DO TË MARIM TË PARËT FLAMURIN PËR
TA SHKATËRRUAR KOMBIN TONË. KUR TA PRISHIN GJERMANËT, FRANCEZËT, ANGLEZËT…ETJ
KOMBIN E TYRE, ATËHERË PO E SHOHIM EDHE NE KËTË PUNË. PRA NUK DO BËHEMI
FLAMURTARË NE TË VEGJLIT TA PRISHIM KOMBIN TË PARËT.-(ISMAIL KADARE.)
“Ishim
shumë me afër shpirtërisht dikur, ndjesia e te qenit një komb, ndjesia e te
qenit vëllezër me duket se ishin me te forta dikur. Dëshira për te qenë prezent
te njeri-tjetri, ëndrra dhe aspirata shekullore për tu bashkuar sikur janë
zbehur, sikur janë stopuar, nuk kane ecur, nuk janë zhvilluar e thelluar. Ka
forca qe punojnë per largimin dhe pengimin e afrimit dhe bashkimit kombëtar.
Këto forca te largimit e ndarjes kane fituar pike, kanë qenë te suksesshme. Dhe
këto forca nuk janë vetëm te huaja por edhe shqiptare. Ja shikoni: Përpjekjet
për krijimin e një identiteti kombëtar kosovar,mendimi për ti vlerësuar
dialektet si gjuhe te ndryshme, tendenca per turqizmi e arabizim,zhvillimi
galopant i islamizmit politik ekstremist, shitja dhe vënja në shërbim te
politikave dhe strategjive serbe e greke, mosdëshira e mosinteresi i
udhëheqësve tanë per bashkimin kombëtar, dalja shpesh e elementeve pa tru qe
ofendojnë e qe bëhen shkak për instalim mendimesh e qëndrimesh përçarëse ne
komunitetet tona shqiptare, përplasjet dhe pengesat ne marrëdhëniet ekonomike,
etj, etj, etj, na bëjnë te mendojmë se vet ne nuk kuptojmë, vet ne nuk
ndryshojmë, vet ne nuk duam. Kënaqemi dhe gënjehemi me takimet ndërqeveritare spektakolare
qe nuk prodhojnë asgjë ne vijim.
A
thua se antikombëtarizmi po është me i forte se kombëtarizimi?Ju lutem më
kundërshtoni ne ketë ide e për ketë frike se dua shume te jem i gabuar, dua
shume te mos kem frike..( na shkruan Trifon Ziu , profesor)
EDHE
UNË KAM FRIKË. Kam frikë se Shqipëria dhe Kosova po largohen për fajin e instiktive të dirigjuara.
Fahri Xharra,25.08.16
Gjakovë