Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ali Hadri - viktimë e sadizmit politik
E merkure, 26.05.2021, 10:12 PM
Ali Hadri - viktimë e sadizmit politik
Nga
Fahri XHARRA
“Më
urtë, më butë, se këta janë kriminel e të mbysin! “Kur tankset e ushtrisë ish.
jugosllave shkelnin e vranin shqipëtarë, profesori kokëlartë ecte me student e
thoshte: : Po ç’jam unë më atdhetar dhe më trim se sa studentët, punëtorët,
fshatarët, nxënësit…, të cilët i kërcenin tankut serb për çlirimin e Atdheut.
(1981)
“E
historia sikur po përsëritet “ thoshte me dhembje profesori, pas vitit 1981.
Pas këtij viti, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi, u
organizonin procese të shumta gjyqësore politike kundër studentëve dhe
intelektualëve por nuk u kursenin as të tjerët. “Duhet shuar ky tru “, ishte
futur në sistem dhe hapur e thoshin gjykatësit e pushtetarët serbë, dhe me
zemërimin, egoizmin, urrejtjen e mllefin, instinkte këto, që në ato përmasa
rrallë hasen tek njerëzit.
Historiani
i shquar anglez Noel Malcom, e quan Akademik Ali Hadrin ne librin e tij: “Nje
histori e shkurt e Kosoves”, “Intelektuali me prominent i Kosoves dhe viktima e
pare e nacionalizmit Serb” ne spastrimet pas demonstratave te vitit 1981,
shkruan shkrimtari i njohur anglez Noel Malcom.
Ne
Kosove qarqet akademike dhe koleget e tij e pershkruajn ate si nje njeri te
qete, por me guxim te papare ne avancimin e çeshtjes kombetare dhe njeri me
shume ndikim ne jeten akademike, si themelues i Institutit Historik te Kosoves.
Akademik
Ali Ragip Hadri, figurë emblematike e historiografisë shqiptare- armiku i hapur
i mashtrimeve serbe . Vullneti e pasioni së bashku bënë që Akademik Ali Hadri
brenda një periudhe 30 vjeçare të lerë një varg veprash dhe studimesh, të cilat
për nga rëndësia dhe kontributi e radhitën atë ndër shkencëtarët e studiuesit
më të shquar me përmasa kombëtare e evropianë. Ai për asnjë moment nuk e ndau
veprimtarinë kërkimore nga ajo edukative duke dhënë leksione universitare e
pasuniversitare, si dhe në veprimtarinë botuese – shkencore, që e nisi me
veprën e tij dhe me qëndrimin ndaj rrjedhave të jetës nën pushtetin serb. Ai me
veprën e tij dëshmoi përkushtimin dhe veprimin e pakompromis për t’u bërë ballë
sulmeve e veprimeve shoviniste serbe ndaj popullit e kulturës sonë. (Prof. Dr.
Nebi Dervishi )
Është
me të vërtetë i madh numri i magjistrave, i doktorëve, i pedagogëve të
historisë, i hulumtuesve në institutet tona shkencore që si historian janë
ndërtuar nën kujdesin e Prof. Hadrit. Duke ia dhënë historisë dinjitetin e
dijes, ai është kujdesur që të krijojë kuadrot të cilët atë dinjitet do ta
përforcojnë me studimin e temave e të çështjeve të ndryshme historike, duke
parë prej këndesh të ndryshme studimore. Edhe sikur të mos ishte vepra
shkencore që la pas, emri i Ali Hadrit do ta bënte të paharruar numri i madh i
nxënësve dhe studentëve që sot janë studiues të njohur në fushën e
historiografisë shqiptare në trevat Lindore e Verilindore (Kosovë e Maqedoni).
Një
kotribut të veçantë prof. Ali Hadri jep për epokën e Skenderbeut, i cili e ka
parë të arsyeshme trajtimin e historisë ekonimike, shoqërore, politike e
kulturore të shqiptarëve në shek. XV, e veçanërisht epokën e Skënderbeut jo
vetëm se qenia shqiptare mesjetare u njësua në një individualitet të
kristalizuar në shkallë kombëtare që njihet si “Lidhje shqiptare”, por u formua
edhe shteti shqiptar mesjetar si strukturë më e lartë e vetëdijes shoqërore.
Lëvizjen çlirimtare kombëtare në epokën e Gjergj Kastriotit, profesor Hadri e
cilëson si periudhën më të lavdishme të historisë mesjetare shqiptare, por edhe
pjesë të lëvizjes çlirimtare që zgjat prej kohës kur pushtuesi turk, pas
Betejës së Maricës më 1371, filloi të depërtojë edhe në drejtim të territorit
shqiptar e deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.
Beograd-Zemun
Ostalo 1970 Istorija Srpski Strani Autor: Ali Hadri Izdavac: Zavod za udzbenike
i nastavna sredstva
Ali
HAadri i beri edhe serbet e viteve 1970 , te mesojnë drejtë historinë e
Skënderbeut
Akademik
Ali Hadri ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje Flamurit Kombëtar, simbolit
të patjetërsueshëm i popullit shqiptar, për përdorimin e lirë të tij, ku në mes
tjerash shkruan: ”E drejta për flamurin kombëtar dhe për përdorimin e lirë dhe
të barabartë të tij në një bashkësi shumëkombëshe siç është RSFJ, ka të bëjë me
të drejtat elementare kombëtare. Periudha më e vështirë, por edhe më e
ndritshme e akademik Ali Hadrit do të mbetet ajo pas vitit 1981. Ai si
intelektual i kompletuar, i pari shqiptar iu kundërvu politikës shoviniste
serbe dhe qarqeve të tjera Jugosllave. Por politika diferencuese kishte qëllim
të qëllonte dy caqe me një të qëlluar; duke sulmuar Ali Hadri, tok me veprën e
tij, të zhvlerësohej e të përdhosej ndihmesa e popullit tonë dhënë LANÇ-së, si
faktor i qenësishëm për të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të ish-
Jugosllavisë, tezë kjo e afirmuar gjatë luftës kur ishte nevoja, por e injoruar
tërësisht pas përfundimit të saj, pas 1945. Por ai vendosmërisht mbajti qëndrim
parimor, të palëkundur për të drejtën e Kosovës dhe të shqiptarëve për
Republikën e tyre, mendim që u avanca e u përkrah edhe nga masat e gjëra.
Në
revistën “Novosti”nr.304, të 19 marsit 1987, akademik Ali Hadri boton reagimin
e tij të gjatë me titull “Paraqitja e rrejshme për mua” (Lazhna slika o meni),
duke përmbyllur reagimin kësisoj: “Aspak nuk do të shqetësohem nëse do të bëhem
viktimë e sadizmit politik, sepse edhe në këtë mënyrë do të kem fatin tragjik
të popullit tim”.
Dr.
Ali Hadri, ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, atdhetar, akademik, por mbi
të gjitha ishte njëri ndër penat më të mbrehta të çështjes kombëtare. Ai ishte
gur graniti, në grykë të hasmit, ai njeri nuk guxon të harrohet në asnjë kohë.
Ai vdiq por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i tij i madh.
Ai
ishte profesor, doktor, mësues, pedagog, akademik, por mbi të gjitha ishte penë
e mbrehtë e çështjes shqipëtare. Në qëndresë ishte më i fortë se shkëmbi që i
ka të mbjella rrënjët; në tokë e gur. Dr.Ali Hadri ishte shumë i madh dhe
qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, edhe
pse jetoi e veproi në kohë të vështirë –të keqe. ( Ramiz Dërmaku)
Zakonisht
ndodhë, kur shkruajmë apo flasim për ndonjë figurë të shquar të kombit, bëjmë
analiza e trajtime gjithëpërfshirëse. Por, sot, do të ndalesha vetëm në
angazhimin dhe mbrojtjen e simboleve kombëtare, çështje, në mesin e shumë
çështjeve të rëndësishme, me të cilat u rrekë dhe u morë profesori i nderuar
Akademik Ali Hadri.
Në
qenien e njeriut është diçka që e determinon fatin dhe kahet e jetës. Është
diçka, që vë në lëvizje njeriun dhe vetëdijen e tij. Janë këto ide apo ideale,
që mund të formulohen me fjalët “Spiritus muvens”, apo shpirt që lëvizë. Jeta
dhe vepra e profesorit, që ishte trinom i ecjes nëpër misteret e kohës, nëpër
sfidat e paparashikuara të jetës dhe nëpër damarët e historisë kombëtare,
njëmend e bëjnë këtë njeri Shpirt lëvizës prej hulumtuesi e shkencëtari elitar.
(Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha )..
Hijet
e urryera të së kaluarës kanë filluar të zgjohen!Hijet e urryera të së kaluarës
kanë filluar të ngrenë kokë! Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të
flasin!Hijet e urryera të së kaluarës kanë filluar të bërtasin! Hijet e urryera
të së kaluarës kanë filluar të kërcënojnë!
*****Në
debat e sipër me Akademik Hadrin, Azem Vllasi i ishte drejtuar atij: -Nuk ke
pasur nevojë që t`u shkruash letër dy
kryesive
të shtetit! Do të mjaftonte që të shkruaje kundër nacionalizmit dhe
separatizmit shqiptar dhe do të ishe i nderuar dhe i respektuar nga
shteti?!…Ndërkaq Akademik Ali Hadri ia kishte kthyer: Unë nuk mund dhe nuk dua
të shkruaj kundër popullit tim! Për këto punë të kemi ty?!…
Dhe
kishte ndodhur ajo që do të ndodhte me secilin që kishte pasur guximin t`i
kundërshtonte në atë kohë Azem Vllasit: Akademiku i nderuar Ali Hadri, ishte
përjashtuar nga puna në Institut dhe më nuk i ishte lejuar për gjallje të tij
të hynte në të! E atë institut e kishte themeluar vetë akademik Ali Hadri?!
*****
Medet
per ne se sa pak kuptohesh o Ali Hadri , o Za i Atdheut , i te vertetes ! Sa
shume te jemi ” Borxh ” por ma pare duhet ta kuptojme vleren tende !